Deputetja Rudina Hajdari ka qene dje në Tropojë, në vendlindjen e saj dhe te te atit Azem Hajdari
Kujtojmë se Tropoja ka qenë gjithmonë një bastion i Partisë Demokratike. Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet, Hajdari ka nisur edhe fushatën, edhe pse nuk dihet se ku do të kandidojë.
Një kandidim i mundëshm në Tropojë, do të sillte kosto për PD, pasi Hajdari do të merrte shumë vota nga partia me të cilën është “divorcuar”.
Nderkohe qe Azem Hajdarin, ish liderin e dhjetorit ende vijojne ta duan ne Tropoje, çka nuk perjashton mundesine qe Rudina Hajdari te jete duke pergatitur terrenin per te kandiduar ne vendlindjen e saj dhe te te atitit, Azem Hajdari.
“E dua Tropojën
Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse.
Takuam sot me qindra qytetarë dhe teksa jam plot mirënjohje për mbështetjen, më dhemb kur dëgjoj prej tyre pesimizimin për situatën në të cilën jetojnë i cili nuk është pa arsye.
Bizneset e vogla mezi po mbijetojnë dhe shteti jo vetëm nuk i ndihmon por u con rregullisht taksidarët militantë që duan lekë nën dorë.
Turizmi, i cili duhet të ishte prioriteti i cdo qeverie në një vend me natyrë përrallore, është goditur jo vetëm nga pandemia por edhe nga babëzia e cila ka shkatërruar Valbonën duke e futur lumin në tuba e shkatërruar ekosistemin.
Rinia po emigron dhe qyteti po plaket sepse nuk arrin dot më ti bëjë ata ta imagjinojnë jetën këtu.
Ata që e kanë shkaktuar këtë, të dyja palët, fajësojnë nga mëngjesi deri në darkë njëri tjetrin por askush nuk ofron zgjidhje.
Nuk kanë faj!
Nuk mund të ofrojë zgjidhje kurrsesi kush e ka shkaktuar problemin.
Zgjidhja vjen vetëm nëse e marrim guximin të bashkohemi përtej tyre, së pari për të ndëshkuar babëzinë e mbi të gjitha për t’ia rikthyer shtetin qytetarëve.
Kjo po ndodh ndaj edhe ka shpresë 
Faleminderit Tropoja
“, shkruan Rudina Hajdari ne rrjetin social. Duke treguar qarte se e kane pritur mire!
Vizita e Rudinës në Tropojë vjen edhe në një moment kur vrasja e Azem Hajdarit, babait të saj, është rikthyer në vëmendjen e publikut.
Këtë herë pas kërkesës së të pandehurit Izet Haxhiaj që kërkon pafajësinë për këtë krim, dhe thirrjes së Sali Berishës.
Oj cuc malsie edhe mund ta besojme se e do Tropojen,ndaj i bere mutin shqiperise e shkove ne amerike,por shtrohet pyetja a te do tropoja ty,ca me shume kur babane tend nuk e do askush atje e sidomos tani qe joteme u hoq nga puna per vjedhje e shperdorim detyre.