Kodi i ri Zgjedhor, Basha: Votimi i sotëm antikushtetues, s’ka formulë që ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi popullor

5 Tetor 2020, 11:32Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron antikushtetuese miratimin e Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Në një komunikim me gazetarët Basha tha se nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor dhe se kryeministri aktual do të largohet me votë plebishitare.

“Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet që kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka kërdisur Shqipërinë.

Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor.

Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare.

Çdo hap antikushtetues do të kontestohet në të gjitha format. Kjo s’ka asnjë diskutim. Në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontenstohet.

Nuk ka formulë që ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve. Njerëzit shumë shpejt do ta japin verdiktin e tyre sepse e bëjnë fare qartë kontrastin midis opozitës dhe një bande që e trajton Shqipërinë si çifligun e saj.”- shpreht Basha. (TemA)

7 komente në “Kodi i ri Zgjedhor, Basha: Votimi i sotëm antikushtetues, s’ka formulë që ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi popullor”

  1. rrema says:

    Ndeshkim popullor eshte kur ve vrases dhe dihet kush jane SALIU, LIKJA LULI

  2. Ladi says:

    Po pse qenka antikushtetues? Apo keshtu thote menderja jote?

  3. Tirana says:

    Shko pirdhu Lul…so sala..like..populli ju provoj kaq vjet…jeni te konsumuar…te kalbur…dhe kriminele.

  4. ha mit se te zbut
    Putane serbie
    Populli shqiptare di mir kush jeni ju ????

  5. keto kisha une says:

    Juristi Lulezim Basha qe akoma s’ka marre diplomen dhe nuk e tregon (çfare do tregoje kur s’e ka!) sot na zevendesoi gjykaten kushtetuese duke pretenduar se ligji miratuar ne parlament eshte antikushtetues. Deri kur keshtu ma, Lulezim qe te kane rene petalet dhe sepalet e te ka ngelur vetem bishti? Tani fute ne b… ate se ai te ngeli ose futja Ilirit me 26 prill.

  6. Lelo says:

    Per fat te keq, Rama muti do fitoje prape. Per sa Kohe qe opozita perfaqsohet nga basha berisha meta Mona e shoke, Rama Ben palle ariu.

  7. Shabono says:

    Çfare do te thote ‘verdikti ‘ , po kontrast , kontestoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje