Kryemadhi quan Metën "shoku Ropi": Rama nuk do të ketë më lule prej tij, Likja e bëri kryeministër dhe tre herë kryetar bashkie

5 Tetor 2020, 22:42Politika TEMA

“LSI nuk ka asnjë shans që të bashkojë votat e saj me Partinë Socialiste.”

Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa u pyet a do të pranonte të lidhte koalicion nëse do t’i vinte një ofertë për krijim qeverie nga PS.

Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama është mësuar që i del gjithmonë në mbrojtje presidenti Ilir Meta, por pretendon se këtë herë nuk ka shanse të marrë mbështetje.

Biseda me gazetaren Ilva Tare në “Ilva Now”:

Tare: Mund t’ju vijë ndonjë ofertë nga partia që do të marrë mazhorancën dhe si do ia bëni për pushtetin?

Kryemadhi: Në fakt ju nuk keni faj që keni këtë dilemë. Edi Rama me Sh.P.K.-të e tij është mësuar që gjithmonë i ka dalë në krahë shoku Ropi herë pas here…

Tare: Kush është shoku Ropi?

Kryemadhi: …edhe kur u martua me SH.P.K.-në e Lindës para disa vitesh shoku Ropi i dërgoi një buqetë me lule.

Tani çfarë do lloj martese me këdo SH.P.K. të bëjë, që nga Linda dhe çfarë vijnë pas Lindës, partnerët e Lindës, shokët e Lindës, dhe bandat kriminale të Edi Ramës, nuk ka më lule nga shoku Ropi.

Tare: Kush është shoku Ropi, a mund të na e thoni?

Kryemadhi: Shoku Ropi është Ilir Meta që e bëri kryeministër, e bëri 3 herë kryetar bashkie dhe mendon që ka më. Nuk ka më shans Edi Rama të marri votën e asnjë… jo LSI-sti por të kujt do njeriu që do të ketë mundësinë për të pasur mundësinë për të krijuar një qeveri kundër Edi Ramës.

Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste jo vetëm që ndihet e braktisur por sot më shumë se kurrë Partia Socialiste është e tradhtuar dhe e grabitur në mënyrën më perverse nga një njeri i cili para disa viteve donte ti varte në litar socialistët ndërsa sot ju ka grabitur të ardhmen e fëmijëve të tyre.

2 komente në “Kryemadhi quan Metën “shoku Ropi”: Rama nuk do të ketë më lule prej tij, Likja e bëri kryeministër dhe tre herë kryetar bashkie”

  1. Arbert says:

    Po kush te ndjeke ty mbrapa moj plehre? A ka mundesi ne nje vend normal nje femer apo nje nene apo nje grua me mend ne koke te shprehet me kete gjuhe? E pakta do I harrohej emri. Si duhet te ndjehen femijet e tu me kete gjuhe bastarde qe perdor? Problemi nuk eshte a do fitoje Rama, se eshte e sigurte, por a do merrni ju ate qe ju takon nga drejtesi a?….

  2. Troposa says:

    Shoku Ropi vdiq…me 90..tan rradha Juaj

    .per lesh li do ikni..
    Burgu ju pret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje