Parlamenti miraton Kodin e ri Zgjedhor, ndryshimet për koalicionet, pragun zgjedhor e hapjen e listave kalojnë me 97 vota

5 Tetor 2020, 14:27Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 97 vota por, 15 abstenim dhe 5 kundër Kodin e ri Zgjedhor, i cili përfshin një sër ndryshimesh, si heqja e koalicioneve, uljen e pragut zgejdhor në 1% dhe hapjen e listave.

Nga 84 vota që duheshin për të kaluar këto ndryshime, socialistët kanë arritur të sigurojnë 97.

Procesi i votimi është kryer me fletë, proces i nisur që në fillim të seancës, vijon ende ku deputetë hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.

Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë dhe nuk i kanë karta e tyre të votimit elektronik.

Kujtojmë që seanca e sotme ka patur tensione dhe debate të shumta, ku nuk munguan as kërcënimet e Ilir Metës nga Presidenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje