Bilushi i Metës sqaron motivet përse Meta dekoron të rënët

9 Tetor 2020, 19:31Antena TEMA

Pas debatit të Ilir Metës dhe Edi Ramës rreth dekorimeve që Meta u bën për të disatën herë dëshmorëve të rënë, Bilushi i Metës sqaroi për shtypin arsyet që ka për secilin dëshmor, që ta ridekorojë:

“I bëj me dije Edi Ramës, se të dekorosh dhe ridekorosh dëshmorët dhe heronjtë e atdheut, është një detyrë e madhe patriotike.

Më poshtë po ju shpjegoj arsyet përse po i ridekoroj:

1-Isa Buletinin, pasi ka qëndruar në shtëpinë e gjyshit të kryetarit të LSI, kur ka ardhur  në Vlorë më 1912.

2-Spiro Kolekën, si një nga stërgjyshët e Edi Ramës, por që ky e ka braktisur në harresë.

3-Selam Musain, si udhëheqës që motivonte të rinjtë për luftë në stilin e LSI-së.

4-Avni Rustemin, për të motivuar të rinjtë të bëjnë sërisht akte të tilla kombëtare kundër këtyre që duan të bëjnë Republikën e Ambasadorëve.

5-Vojo Kushi, për t’u paralajmëruar se tanku im më 25 prill është kutia e votimit.

6-Margarita Tutulani,  pasi vëllai i saj e kishte emrin Kristaq dhe me këtë dua t’u tregoj shqiptarëve se nuk e kam me Kristaqin, por me Edi Ramën.

7-Naim Frashërin, për t’i treguar Edi Ramës korrupsionin e AZHBR, që nuk ndihmon si duhet bujqit e blegtorët, që aq bukur u ka kënduar Naimi.

8-Mujo Ulqinakun, për t’i treguar ambasadorit italian që ky vend ka zot dhe do ndëshkojë tradhtarët e rinj që i kanë dorëzuar kurorën e vendit ambasadorëve.

9-Salvadore Allenden, për t’i treguar ambasadores amerikane se jam gati të vdes me automatik në dorë për të mbrojtur vendin nga junta .

10-Pal Mlyshin, për t’i treguar Lul Bashës që nuk luan dot me dy porta me mua.

Në fund përshëndes shqiptarët me poezinë për Margaritën, një bashkpunim im me Fatos Arapin.

 

 Margaritë, moj!

Me dy sytë e zezë.

Në mbledhjet e fshehta cicëroje ëmbël.

E flisje për ëndërra

që vet ishe ëndërr;

e flisje për shpresë

që vet ishe shpresë.

 

Shoqja ime, moj,

me dy sy si nata

të mëdhenj, të zez.

 

 Margratia moj

Shoqja ime moj

Motra ime moj

 

Sa herë ka zgjedhje

Ty të kujtoj

Ilir Meta”

3 komente në “Bilushi i Metës sqaron motivet përse Meta dekoron të rënët”

  1. Bbb says:

    Nr.10 Pal Mlyshin per Lulin
    aaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. George says:

    thuhet se Bardhok Meta u vra nga qe nuk u ruajt nga Pal Melyshi!

  3. Protestuesi says:

    Idiotizem total!
    Personalitet mund te dekorohen nje here dhe nderohen duke i kujtuar ne pervjetore e vazhdimisht.
    Kur ata jane dekoruar nje here, para apo pas vdekjes, perse duhen dekoruar perseri (pas vdekjes), per te bere fushate, propagande, emer, apo per cfaaaaaaare?
    Nuk ka nevoje te vrasesh shume mendjen, per te kuptuar kete cmenduri. Kjo behet, se presidenti dhe shpurra e tij NUK KANE C’BEJNE!
    Karagjoze te koheve moderne, u ka ardhur fundi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje