Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të djathtë!

9 Tetor 2020, 12:20Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Si shumë gjëra false postdiktature, edhe përvetësimet partiake janë një nga falsitetet më të mëdha të tranzicionit shqiptar. E djathta e Sali Berishës dhe sot e Lul Bashës, nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën Perëndimore. Asgjë!

E djathta është gjeneratore e të bukurës, pasurisë dhe mirëqënies. Kujtoni familjen italiane fiorentine: I Medici.

Të pasur sa më s’ka dhe mbështetës të së bukurës që sot është pasuri e Italisë dhe e mbarë botës: Pa i Medici nuk do të ishte Leonardo, Michelangelo dhe kryeveprat e tyre.

Por që ta mbështesësh të bukurën duhet ta njohësh atë, duhet të dish të dallosh një Michelangelo nga një…!

Pa shkuar deri në Rilindjen italiane, edhe fashistët e Mussolinit erdhën si pushtues në Tiranë, por investuan në pasuri që i mbetën shqiptarëve: Qendra e Tiranës e Bulevardi lindi me ta; Burintin, Foniqin e zbuloi arkeologu i sjellë nga Italia fashiste; arkitekturë, rrugë, shkolla spitale i kemi ende prej tyre. Qendra e Petrelës, pranë Tiranës, është arkitektura fine e kësaj të djathte italiane.

Pastaj na vijnë në mendje “bukuritë” e lëna nga “e djathta” e Bashës dhe e Berishës . Nuk mund të jetë i djathtë një individ që nuk dallon një mobilje të Gio Pontit nga kolltuqet turke, duke i hedhur sikur të ishin mbeturina pa vlerë, nuk mund të jetë i djathtë një individ që pëlhurën e kadifenjtë të poltronave në teatër e ngatërron me cohat sintetike turke që elektrizojnë çdo fustan.

Nuk është i djathtë kush nuk kupton se në qendër të kryeqytetit kishte vizatuar një lines gjigand si dhuratë për qytetarët. Nuk është i djathtë kush nuk njeh ndryshimin e pllakave majolike të banjove publike, nga gurët natyralë dhe mermeri i çmuar i trevave.

Mjafton të njohim dhe një të djathtë si Berluskoni: Milano 2 dhe Milano 3, dy qytetet satellite që si sipërmarrës e ndërtues ngriti rreth Milanos, ato që i dhuruan milionat e parë duke e futur në listën e milionerëve të botës, janë oazë gjelbërimi: 80 përqind e territorit gjelbërim dhe 20 përqind ndërtime. A kanë gjë të përbashkët me të djathtën shqiptare që betonizuan edhe parkun, Lanën e çdo oborr mes pallateve që kishte edhe një pemë?

Pastaj e djathta perëndimore është zemërgjerë: nuk e përqëndron, grumbullon bukurinë dhe pasurine brenda 4 mureve të kullës personale, pa pasur të bukurën përreth. Shihni pak sjelljet individuale të dy “të djathtëve” shqiptarë: Vila, zyra në luks, kulla e superatike personale, të rrethuar me mure të lartë dhe roje, por çfarë kanë ata përreth?  Në Gjirin e Lalëzit mbeturinat dhe inertet e hedhura nga vilat e të pasurve, në Tiranë përvetësojnë edhe ashensorët që kanë të drejtë të ndajnë në komunitet.

Një keqkuptim i madh ka ndodhur në Tiranë: “E djathta” e Bashës dhe e Berishës, nuk është as e djathtë sepse nuk di të dallojë të bukurën.

15 komente në “Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të djathtë!”

  1. Niko says:

    Po, ke shumë të drejtë .

    1. Besi says:

      Alba bej pak pushim sa te harrohen 1 miliarde leket qe ju dha Rama familjarisht pa permendur koncesionin e bukereve dhe punishten e orave, se sa here hapni gojen per moral aq me te neveritshem beheni.

      1. Musai says:

        Skeni faj ju pjellt e Berishes se jeni lind e rrit me neveri. Jeni gatu me rrena e me vjedhje e ju duken pernjisoj te gjithe. Po kjo qe thote kijo vajz ash mese e vertet. Thoni dhe ju nja dy te verteta e ju besojm, por jeni gatu keq e jeni te pandreqshem ne pamoranil tuej! Dime qe Shkeznei ash nji kryehajdut dhe jo italjani i mencun. Kush ju besoj ju o hajna te konfirmum e te provum tash e 30 vjet. I kujtoni si vedin te gjithe me ambasadore e ato pak gazetar qe gjejn guximin me jua pirplas nfytyr.

  2. Jurgeni says:

    Na kenaqe znj Bolino , kur thua ata qe betonizuan Tiranen , te lutem na i kurse kete fyerjen e inteligjences sepse e dime shume mire se kush e betonizoi Tiranen. Sa oer Saliun dhe Lulin ata nuk e dine as vet se cfare jane por ama ne si popull e dime qe ata jane vrases dhe hajdute. Nje pyetje kisha tani po Rama , lali Eri cfare jane, mos me thuaj se jane te majte se do gajasesh dynjane.

  3. Bravo ALBA MALLTEZI.! I ke dhene humbjen disa muaj para Votimeve pseud-te Djathtes PD, qe ne gjithe Boten Partite demokratike jane Parti te Qendres se Majte, ketu tek Ne, Sali Berisha me taborrin e Dhjetorit 1990 te lidhjeve familjare e shoqerore me PPSH dhe Sigurimit te Shtetit, na sajuan te Djathten shqiptare. Biçimseze sa ska kerkund ne dynja…

  4. Lexues says:

    Fakti eshte qe as Berisha nuk eshte i djathte, as Rama nuk eshte i majte. Berisha nuk ka bindje politike (pervec akumulimit te pasurise dhe pushtetit personal), kurse Rama eshte i djathte dhe drejton nje parti qe e quan veten te majte.

    Ai kriteri qe keni percaktuar per te dalluar te djathtet eshte i cuditshem. Ka plot te majte qe kane shije dhe kulture. Per shembull, shumica e shkrimtareve, akademikeve dhe regjizoreve ne cdo vend jane te majte. Mos valle keta jane njerez pa kulture?

  5. Goni says:

    Sala dhe Luli nuk jane as te majte dhe as te djathte jane thjeshte hajdute dhe vrases!!!!!!!

  6. kola says:

    O te keqen sa troc ja ke thene! Do te terbohen dhe me keq sa jane terbuar kafshet qe kane zaptuar politiken!

  7. Anonim says:

    Te kane zene ethet e menopauzes moj cupe?
    Te gjithe ata qe permende kane te perbashket me Saline, partine e tij familiare, socialistet dhe kedo tjeter korrupsjonin. Edhe Rilindja europiane ishte fryt i korrupsjonit te cmendur te kardinaleve, Papeve dhe familjeve te fajdeve si Medici. Nga ferra dhe plehu, mbiu trendafili.
    Nje proces shthurje, abuzimi dhe korrupsjoni masiv i kastes qe mbante peng Europen prej 1000 vjetesh, lejoi shperthimin e nje shoqerie te mbajtur te lidhur me zinxhiret e mesjetes.
    Saliu eshte shqiptar oriental qe ska te perbashket asgje me kulturen perendimore! Edhe si shqiptar perfaqson ndyresine e komunizmit dhe rilindjen e kultures destabilizuese tribale-fshatarake. Edhe kur te ngordhe nje bagel si Saliu, problemi do te ngelet njesoj i madh dhe destabilizues per Shqiperine, sepse barku i injorances, i zakoneve mesjetare dhe i llumit te klerit qe pjell kulturen tribale, percarjen, dhunen, grykesine dhe varferine eshte gjeja masive e vetme qe arrijme te prodhojme si tribù qe urren veten po veneron dhe lepin njeqind mendere “profetesh”.

  8. Prostituta Kombetare Sali says:

    Nave Na zbatum ligjin 7501, me keq se Enveri!
    A nuk quhesh i djathte?! Po or tejna, o ftyre e keqe!
    Kush e bani tallavane muzike Kombetare?!
    Vete Nave na or tejna?!
    A e pyt najhere veten pse Ciljeta, Lek Plepi, Greta Koci, Xikja, pra krejt krenaria jone Kombetare asht me Daktorr Berishen!
    Rrofte populli shqiptar!
    Pa dyshim…

  9. lavdosh says:

    E drejte, keta jane cdo vecse te djathte nuk jane
    E vetmja politike e tyre e djathte eshte taksa e sheshte, por edhe kjo behet zero kur mer ne konsiderate qe administrata e PDse vepron si ceta hajdutesh ku vjelin gjoba majtas dhe djathtas

  10. Genc says:

    Jane kerma tashme dhe dihet fati i kermave. Mbajne ere akoma, por kerma mbeten. Te lumte per kurajon Alba Malltezi

  11. qytetari says:

    Por per cfare te djathte dhe te majte,flisni moj Malltezi,kur u referohesh,kafsheve te egra dhe tinzare,te zbritura nga pyjet e tropojes dhe skraparit dhe kane gryer dhe vazhdojne te gryejne dhe rrenojne cdo gje ne kete vend.
    Vazhdon i gjori Bolino,qe te mos gjeje terapin e duhur per gruan e tij.

  12. Elba says:

    Katunaria tinzare prishi dhe shkaterroi Partise e Punes.Eshte po ajo ,qe ka shkaterruar Demokracine.Tipiket Jane Ilir Bagel Meta,Monika Kryebretkosa,Sali Vucitolasi me Tropojanet e karieres Politiko Polici exhume te tjere.Mund te banosh ne Tirane.Qytetare I saj nuk je.Minimalisht duhet 2-3 Breza te meritosh titullin Qytetare I saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje