Bilushi Metës tregon ngatërresat e Metës me “Heronjtë e Vigut”

11 Tetor 2020, 19:50Antena TEMA

Sot paradite Ilir Meta shpërndau një video ku dukej para monumentit të Heronjve të Vigut, duke vendosur një kurorë me lule. Bilushi i Metës që mban komunikimin me shtypin, tregoi se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Pasi Meta doli nga hoteli i Gon Çelës, kërkoi një kurorë me lule se do ta vendoste tek “Monumenti i Pesë Heronjve të Vigut”!

Ja sollën kurorën, por Meta po sillej vërdallë nëpër shesh e nuk po i gjente.

-Ore ku janë këta këta “Heronjtë e Vigut”,- pyeti Voltanën.

-I keni qit prej qytetit se janë turp i zotit, -i tha Voltana. I kena pas çu tek varrezat për skrap.

-Po si ka ndodhur kjo. Kur ka ndodhur?

-Kur ishe ti Zëvendëskryeminsitër,- i tha Voltana. 

-A po.  Po pse kam ide që e pashë diku monumentin e tyre unë?

-Po mor kur është kthy Rama në pushtet i ka pas marrë e i ka vënë tek kryqëzimi për Bajzë. Aty i ke në atë anë të rrugës.

-E shumë mirë,- tha Meta. Po shkoj aty.

Pasi shkoi tek Monumenti i “Pesë heronjve” në dalje të Shkodrës vendosi të mbajë një fjalim.

-Ju jap fjalën e nderit, se unë do t’u rikthej sërisht në Shkodër, aty ku ishit dhe jo këtu ku u ka vendosur Edi Rama. Ai ka dashur tu trajtojë si katundarë që nuk u pranon Shkodra, por unë do t’u rikthej në qendër të Shkodrës, aty ku keni qenë,- tha Meta.

Pasi mbaroi,- i tha Voltanës, që të bënte një plan për ti futur prap në qendër të qytetit.

-A për ni mend e ke,- i tha Voltana. Ne mezi i qitëm prej qytetit ti kërkon t’u bëj prap pasaportizimin në Shkodër. Unë si kam pasaportizimet si dekretet e shtetësisë që i jep brenda ditës. Duhet me u konsultu pak. Ta kishe mendu mirë kur na the atëhere hiqni prej Shkodret. Tani duhet të mendohem unë.

3 komente në “Bilushi Metës tregon ngatërresat e Metës me “Heronjtë e Vigut””

  1. Dalan Buxheli says:

    Komenti per 5 Heronjt e Vigut eshte mese i sakte.Kur ishte zoteria Zv>Kryemister ne koalicion me Sali Berishen, 5 Heronjt e Vigut u hoqen nga qendra e Shkodres dhe u degdisen tek grumbullimi i plehrave te qytetit per skrap.Ky zoteria atehere nuk reagoi,tani kujtohet t`i kerkoje e te vendose lule.Po pse nuk i thote aleates se tij Voltana Ademi,e cila kur u vendos nga [sh prefekte i Shkodres per kthimin e tyre ne qytet,Voltana refuzoi.Me pelqimin e banoreve te komunes se Dobrashit u vendosen aty ne kriqezimin e rruges per Koplik??!!.Deklaratat se tani i paskane hyre ne zemer heronjte e deshmoret e atdheut,jane te pabesieshme.

    1. vang says:

      ASAJ nuki kane hyre per zemer aspak sepse Meten e kundershtoi.

  2. Arqile says:

    Te lumte shkrim brilant..Meta ka lajthitur mendjai ka avulluar se nuk jep dot pergjigjet ne prokurori per milionat e eurove te mara..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje