Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës, bizneset: Presim që të vihet në zbatim

11 Tetor 2020, 17:21Ekonomia TEMA

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit në Janar të vitit të kaluar pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy qeverive ka ndikuar në rritjen e transportit të mallrave përmes portit detar.

Me këtë marrëveshje ishte paraparë që në këtë port të bëhet edhe zhdoganimi i mallrave që kanë destinacion tregun e Kosovës, por kjo pikë edhe pas dy vjetësh ende nuk është zbatuar.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 2 Tetor u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore të mallrave.

Ndonëse është duke u punuar në këtë drejtim ende nuk dihet saktësisht se kur do të nis zhdoganimi i mallrave në portin e Durrësit e që kanë destinacion tregun e Kosovës.

Shfrytëzimi i portit detar të Durrësit ka ndikuar në lehtësimin e transportit më të shpejtë të mallrave për bizneset në Kosovë dhe uljen e kostos.

Sipas Doganave të Kosovës prej Janarit të vitit të kaluar janë realizuar rreth 5000 dërgesa në portin e Durrësit të cilat kanë shfrytëzuar procedurat tranzitimit të brendshëm për në Kosovë.

Megjithatë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka premtuar se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën për të nënshkruar marrëveshjen që e kalon një pjesë të  portit të Durrësit në shërbim të plotë të Kosovës, por që nuk dihen detajet nëse do të ketë Kosova kompetenca shtesë në këtë port.

2 komente në “Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës, bizneset: Presim që të vihet në zbatim”

  1. Prostituta Kombetare Sali says:

    Puna do te nise vetem kur e njejta marreveshje te behet me Serbine!
    Pune shqipfolesish!
    Perrallat e parise antishqiptare!

  2. specialisti says:

    Prralla.
    Nuk falet Porti i Durresit.
    Jane investuar nga Porti Durres miliona Euro, me kredi te Bankes Botrore. Bankes Islamike per Zhvillim, Berzh etj,, kredi te cilat po shlyhen nga Porti Durres,me tarifat qe aplikon ne transportin ne kalatat e ndertuara.
    Kosova do i shlyeje ato kredi te marra neper banka te huaja ?
    Endrra me sy hapur. Si premtimi per portin e Shengjinit. Nuk u investua nga Kosova asnje euro
    Pastaj Kryeministri tha dje qe Porti i Durresit do te kthehet ne port turistik.
    Per mallrat do te ndertohet port ne Spitalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje