“S’duhet pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit politik, marrëveshja gjithshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë”

11 Tetor 2020, 14:12Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ja një rregull strikt në politikë: kur kundërshtari yt i egër tërbohet nga akti yt përfitues, ti duhet të vijosh me mëtejësinë e atij akti.

Kjo duhet të jetë edhe metoda politike e nisur në politikën shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës në lidhje me bashkimin kombëtar, dhe as që duhet pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit politik.

Marrëveshja gjithshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë, sepse ajo është historia e ardhshme e Shqipërisë.

Si duhet të jetë marrëveshja?

Tre janë aspektet e domosdoshme të marrëveshjes gjithëshqiptare:

Midis dy ushtrive Shqipëri-Kosovë.

Në tregtinë e lirë, pa tarifa doganore; në investime të përbashkëta në prodhimin industrial për të hyrë në Tregun Perëndimor; dhe investim në strukturimin juridik të tregut e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Në arsimin e lartë dhe të mesëm për fillimin e reformës së përbashkët arsimore dhe ngritjen e një universiteti shqiptar të nivelit të lartë Perëndimor; të financuar nga të dy shtetet.

Po serbët e çmendur?

Shqiptarët duhet t’i lënë ata në mendjengushtësinë e kriminelit ordiner, dhe të vijojnë reformën gjithëshqiptare në Ballkanin Petëndimor.

Cila është kjo reformë?

Marrëveshja trefishe Shqipëri-Kosovë, që përcaktuam më lart, mban në vetvete reformën gjjthëshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Pa u bashkuar territorialisht nën administrimin e Tiranës: Prishtina, Shkupi, Presheva, Plava e Gusia, Sanxhaku dhe Çamëria, Ballkani nuk do të ketë qetësi, sepse është në zhvillim integral bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Më i rëndësishëm është fakti që në të gjithë këtë trevë që përfshin katër shtete, shqiprarët janë aleatë të pamposhtur të Amerikës.

Po Amerika?

Politika amerikane kuptohet se është në avanguardë të kësaj skeme, por po has pengesa nga krerët e shitur shqiptarë, të cilët janë të gjithë të korruptuar.

Por, pastrimi i tyre ka filluar: janë dy gjykata që do të bëjnë pastrimin e antishqiptarëve në Prishtinë dhe në Tiranë: Gjykata Speciale në Hagë, për korrupsionin antishqiptar në Kosovë; dhe Gjykata e Posaçme në Tiranë, për korrupsionin antishqiptar në Shqipëri.

Në fakt, kjo është në substancë reforma panshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

A kemi ne sot shenja të qarta që kjo reformë panshqiptare po ecën në drejtimin që përcaktuam më lart?

Sigurisht që shenjat janë të plota. Ngritja në funksion të të dy gjykatave speciale, njëra në Tiranë dhe tjetra në Hagë, është shenja-provë e cila na provon se panshqiptarizmi është skemë e politikës amerikane dhe politikës gjermane.

Të dyja gjykatat e ngritura posaçërisht për të pastruar politikën shqiptare nga të shiturit e korruptuar, tani është prova që na provon se bashkimi panshqiptar në Ballkanin Perëndimor, në një shtet, është çështje kohe, madje duhet theksuar se kjo është një çështje që i takon të ardhmes së afërt.

Po ta shohesh me vëmendje dhe pa u ngutur, me një analizë të thjeshtë e kupton se politika amerikane është në avanguardë për bashkimin panshqiptar në Ballkanin Petëndimor. Kjo sepse, Ballkani Perëndimor është një zonë shumë e rëndësishme e interesit amerikan, dhe shqiptarët janë sot populli më proamerikan në këtë zonë. Të tre shtetet sllavë, që në fakt janë pushtues territoresh shqiptare, nuk kanë lidhje fare me interesin amerikan, sepse janë nën influencën ruse. Prandaj, eliminimi i korrupsionit të lartë shqiptar është një domosdoshmëri për t’i hapur rrugën politikës së re shqiptare.

Por, ndërkohë janë dy politika sllave që kanë blerë liderët politikë në Shqipëri dhe në Kosovë: Beogradi dhe Moska.

Të dy këta kanë shpenzuar miliona për bllokimin e zhvillimit shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë. Sigurisht për Shqipërinë ky është një turp historik, por ja që është një realitet i hidhur.

Gjithsesi, në funksion të këtij fakti, na duhet të theksojmë edhe një herë që Specialia e Hagës për Kosovën dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e Gjykata e Posaçme në Tiranë, janë instrumentet që do të shpëtojnë shqiptarët nga ky turp historik që i ka pushtuar dhe nuk po i lë që të marrin frymë.

Opinioni publik në Shqipëri ndërkohë po pret fillimin e hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror nga BGH. Dhe ndërkohë, ngritja e kësaj Byroje tani ka filluar.

Domethënë Shqipëria dhe shqiptarët, më në fund, kanë hyrë në rrugën e tyre të shpëtimit.

Po Beogradi? Ai le të vijojë të lehë me treshen e vet të deprimuar që po i drejton, se shqiptarët e kanë të garantuar sigurinë dhe historinë e tyre progresive në lidhje me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

18 komente në ““S’duhet pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit politik, marrëveshja gjithshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë””

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Rrot cari, nje pazar turkoshqipfolesish do te thot Islamism total I Albanistan

    1. Kosta says:

      Ik mor jevgjit turk shko beji gojore janulles ti se vetem per ate pune e ka krijuar zoti shtetin tuaj te qelbur grek.
      Avokati e ka fiks: shkur paster bukur.
      Po nuk te pelqeu ty dhe janulles, as na ha kari fare. Shkoni te likja se ju ferkon ai.

  2. nuk ia vlen says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”

  3. nuk ia vlen says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”

  4. nuk ia vlen says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”
    edhe kjo përkthim me google translate është?

  5. nuk ia vlen says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”
    edhe kjo përkthim me (google translate) është?

  6. nuk ia vlen says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”
    edhe kjo përkthim me (google translate) është???

  7. nuk ia vlen says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”
    edhe kjo përkthim me (google translate) është???

  8. nuk ia vlen .... says:

    në titull është “gjithshqiptare”
    në brendësi “gjithëshqiptare, gjjithëshqiptare”
    edhe kjo përkthim me (google translate) është???

  9. Marku says:

    Vetem me nje politike pro-shqipetare te tiranes zyrtare mund te arrihet nje afrim I shqipetareve ne rajonin e ballkanit. Historikisht kane qene politikat e tiranes zyrtare ato qe I kane sabotuar interresat kombetare shqipetare ne ballkan . Pastrimi I politikes shqipetare nga te shiturit dhe te korruptuarit eshte ne interresin jetik te kombit shqipetare .

  10. Supreme Fyrher says:

    Ky eshte sharlatani me i madh i mediave shqiptare.

    Nuk besoj se ka sharlatan me te madh.

    E vetmja gje qe i ka mbet ketij idioti eshte ose ta penetroje ndonje xax American ne verre ose po te kishte vajza ta conte ne ndonje baze amerikane dhe ky arrinte organzmen.

    Ky derdimen duhet te futet ne burg vetem me.arsyen se ka 8 vite qe gjenjen shqiptaret sy per sy me endrra amerikane.

    Duhet te futet ne burg sepse pervecse genjen haptazi, eshte cope injoranti ne fushen e historise dhe ekonomise dhe shperndan vetem.impotence dhe viktimizim.

    Reforma e pjerdhur e drejtesise eshte pare me kohe ne Shqiperi dhe vetem nje sharlatan thote qe Haga po luftoka korrupsionin ne Kosove.

  11. Erdogan says:

    Sparta-kos Ngjelas eshte vella me te ashtuquajturit Arvanitas nga Greket (megjithese Greke dhe Greqi nuk ka patur nga “historianet Arnautistane, si ky Idioti,Kocaqis,Xhufi etj vetem Gluhe,Glosa Greke qe mesohet ne Universitetet e botes) Arnaut nga Turqit qe luftuan per Epirin,Ilyrine e pushtuar nga Turqia dhe Turkoarnautet si Deputeti Ismail bej Vlora,Frashellinjte etj per Kostantinopolin,per Magna Grecian per Nder dhe Atdheun e Jeorgios Kastriotis Epirote.
    Eshte vella edhe me Erdoganin e Rames,me Angloamerikanet colonialiste te sklleverve nga Afrika qe kane mbushur Muzeumet e tyre me Veprat e popullit tone Epirote,Maqedhone,Ilyre etj.
    Megjithese nuk ka Greke apo popola Greke por (Skiptare) atehere I kujt eshte Parthenoni,Agia Sofia e Perandoreve Ilyre Iustinianosit dhe Megas Kostantinos?
    Une di nga Historianet Romake dhe Greke se ne ate Kobe nuk kishte shtete Evropiane qe Kostantini ishte Ilyre dhe Polisi (keshtu quhej nga Ilyret e Epirit dhe jo Qitet nga Cita italisht) ne Nder te Tij Kostantino -poleos.
    Do thote dikush “ patriote” qe cna duhetse cfare thone Historianet “fashiste” per Perandorin Ilyre Megas Kostantinos te birin e Kostantinos Xlloros (shqip i bute mbiemri) dhe I Elenit.
    Une nuk e kam degjuar kete “Patriote,Patridha” dhe pulat “Pellazge” Orthodhoks ta quajne Kostantinopolis por ashtu sic e pagezoi Sulltani.
    Cfare “Kombi dhe respekti”!

  12. Pleshti says:

    O Taku….duhet te flasësh ,kur shqiptaret të jene shtetformues!!!Shqiptarët aty i ke te korruptuar,mashtrusa,vrases dhe që nuk kane respekte per institucionin dhe shtetin dhe ti na përrallis per serbin qofte dhe grekun???

  13. jorgaq bej anadolli says:

    Oh ju bofsha t sumes mir qy kan grekt sidomos ata qy komentojn ktu. Duket nga vrulli histerik I komenteve qy ju kndon suma tamon si jorgaq korofillak te vertete.Nuk osht gjo e mir qy shani sivellezerit tuaj turq pasi ngjyren cokollate dhe deshiren per ta marre ne sume e keni njelloj .Nderkohe qe trojet arberore dhe shqiptaret do bashkohen ,grekoturqit anadollake do vazhdojne ti bien sumes se njeri tjetrit sic e kane bere historikisht.

  14. gjoka says:

    Mercenar I sherbimeve te huaja dhe rames me rilindjen…do me spostu vemendjen nga poshtersite e tradhtite e tiranes dhe saboton perpjekjet e kosoves per tu njohur shtet ne okb e pastaj ju jugovllehegrejoenveristosigurimsa do enderroni dhe pushtinin nga fara juaj te kosoves apo palestinizimin e ceshtjes se saj.Ngjele ngjala …sigurims

  15. Trump says:

    Bravo ti me pseudonimin Marku
    …kjo eshte e Gjitha! Bravo!!

  16. Islamin ne shqipri e investoi fort rusia me greqine, nuk eshte me rrenje te vetat. Per interes njesoj si ty qe ha çorben e grekut?

  17. asd says:

    Te ndjekesh idete e ketij Deliranti perfundon vec ne hale. Ky deformon realitetin dhe mundesite reale te shqiptareve. Shqiptaret dhe Kosovaret duhet patjeter te respektojne sentimentet dhe politikat e fqinjeve, sikurse edhe te shteteve te medhenj qe japin mbeshtetje. Edhe nje kontestim i vetem, duhet perballur me diplomaci e zgjuarsi shembullore. Shqiptaret nuk kane asnje emergjence qe te bejne veprime te pa-miratuara. A nuk eshte konflikti Greqi-Turqi nje shembull belaje i cili duhet te na hape syte dhe te na beje te mendojme dy here e te flasim njehere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje