Sekretari për marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile në Partia Socialiste, Alfred Peza komenton deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha, i cili thotë se lapsuset nuk kushtojnë asnjë lek dhe se do t’i publikojë i pari vetë.
Peza thotë se një kandidati për kryeministër lapsuset nesër i kushtojnë shumë.
“I madh Luli! ?? A e dëgjuat se çfarë tha sot?
“Herë tjetër kur të bëj lapsus, do ta nxjerr unë i pari. Nuk ka rëndësi që bëj lapsuse, ato nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lek, asnjë qindarkë. Ajo që thashë dje është lapsus”.
Po pra, po.
Nuk kanë rëndësi lapsuset për këdo tjetër në këtë vend, por jo për kandidatin për Kryeministër, Lulo.
Sepse ato nesër, do na kushtojnë. Shumë, madje. Kjo është çështja! ??”, shkruan Peza në rrjetin social.
Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.
Ashtu eshte po ju po i rruani trapin si lulit qe nuk la gje pa vjedhur e vrare, ashtu si dhe likes e sales. Pushtetin e moret per te luftuar krimin e korrupsionin, por deri tani nuk keni bere asgje dhe kerkoni perseri pushtetin, per cfare e doni tashti, ke do te luftoni, mullinjte e eres??? Ke zgjodhet prokuror te pergjithshem, ate qe na thote ne se duhet luftuar krimi dhe vete ja fut gjumit, apo na hodhet ne qafe liken, hajdutin ordiner se bashku me te shoqen, etj., etj.
Lapsuset tregojne raportin e Bashes ke matematiken. Ky raport ben cudi sepse ne shqiperi matematika ka qene lende kryesore, qe i kushtohej vemendje. Per dike qe pretendon kryeminstrin dhe ndryshimin e ekonomise e financiave te vendit, raporti me numrat eshte i rendesishem.