Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar për skandalin e denoncuar nga emisioni Fiks Fare, në lidhje me procesin e votimit të kandidatëve të PD-së, ku gazetarët kanë mundur të votojnë në më shumë se një qendër votimi dhe pa qënë fare anëtar të PD-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se thekson se prej vitit 2017, është vërtetuar se problem më I madh ishte demokracia e brendshme në PD.
“Problemi yne me i madhe se Rama eshte demokracia.
Ne 2017 pas skandalit te emerimit te listes deputeteve per nje nate si me qene liste dasmoresh (edhe ajo s’behet per nje nate), demokracia e brendeshme ne PD u evidentua si problemi yne me i madh.
Jo se probleme me demokracine e brendeshme nuk ka patur me pare, per mos te thene qe ka qene pothuajse formale, por qe te arrihet deri ne ketë pike ka qene e paimagjinueshne per njerez normal.
Ne fakt listat e 2017 ishin edhe nje testim apo matje pulsi, ata qe e ben provuan se me “demokratet” mund te besh c’te duash e te tallesh si te duash.”-shkruan Ibsen Elezi.
Më tej, ai thekson se ky process u pasua nga të tjera manipulime, siç ishte sipas tij zgjedhja farsë e kreut të PD-së.
“Fill pas ndodhi:
-Zgjedhja farsë, e manipuluar e kryetarit te PD.
-Zgjedhja farsë e kryetareve te degeve.
-Zgjedhja farsë e strukturave drejtuese te PD.
-Largimi nga parlamenti dhe jo largimi i Rames
– Shitja e 60 bashkive (imagjinoni nje mandat 4 vjecar dhuruar Eriones)
– Se fundmi edhe procesi i talljes me perzgjedhjen e kandidaturave per deputet dhe kryetar bashkie.”-shkruan Ibsen Elezi.
Duke komentuar gafat e Lulzim Bashës, ai shkruan se “Mos u merrni me lapsuset e Lylit, sado te trasha te jene, merruni me thelbin e asaj qe po ndodh, sekti uzurpator Sorosjan dhe ish-komunist sot po perdhos demokracine ne PD.
Demokracia ne PD eshte arma me e fort e saj, eshte ajo qe e ben te besueshme ne elektorat, eshte e vetmja garanci qe fytyra e qeverisjes se neserme do jete demokratike.
Arma qe e ben lehtesisht shumice pa nevojen e koalicioneve te turpshme me LSI etj.”.
Sipas Elezit, lufta per ta bere demokratike eshte me e madhe dhe e rendesishme se turravrapi per nje vend ne parlament ne kembim te heshtjes.
“Procesi skandaloz i fundit eshte parafushata me e keqe qe tregon se uzurpatoret e PD kane halle te medha dhe plane te tjera, por jo fitoren e PD.
– Eleminimi pa kritere nga gara i shume demokrateve qe plotesonin kriteret e shpallura, nga nje komision i turpshem.
– Gara e “perzgjedhjes” ku antaret nuk perzgjedhin dot.ate qe duan.
-Procesi skandaloz ku komisionet jashte cdo norme emeroheshin nga qendra dhe asnje nga deget.
– Nje proces kryekeput jotransparent.
Keto jane probleme qe e bejne PD te pabesueshme ne syte e elektoratit.
Nuk fitohet me parrulla dhe me argumentin se Rama eshte me i keq.
Te gjithe ata ” demokrat” qe heshtin jane kontribuesit e vertete te Rames dhe sistemit mafioz neo-komunist qe ai ka ngritur.”-përfundon postimin e tij Ibsen Elezi.
PD eshte parti pa fryme e pa parime. E pranushme pas permbysjes se kokunizmit. Kur shoqeria nisi te kthjellohet, PD doli jashte kohe. Vendi ka nevoje per opozite, po kjo PD nuk eshte konkuruse dhe nuk vjen kurre ne pushtet.
KRYEHAJNAT E SHQIPERISE PO VJEDHIN EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !
– Partía Demokratike apo Partía e Hajnave me Cizme!?
Pasi vodhen Shqiperine…e ekzekutuan demokracine duke e kthye Partine Demokratike ne Partí SaLikekratike, kryehajdutet e Piramidave, kryehajnat e votave, kryekusaret e Autostrades se Kusarise se Kombit, Gerdecit, ARMO-s, CEZ-it…po vjedhin edhe Shtepine e vet politike.
Partía Demokratike eshte gjithcka por jo demokratike.
– Parti hajnash me cizme
Cfare mund te presish tjeter nga nje parti qe e zhberi, e rrenoi nga themelet shtetin shqiptar dhe cdo hallke te tij mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci !?