Nga Alba Malltezi
Më shumë se kurrë në këtë kohë koronavirusi “arti” i inteligjencës njerëzore kërkohet të shkëlqejë në maksimum. Kërkohet edhe një ndershmëri që lind nga thellësia, që nuk imponohet nga ligjet dhe nga rregullat e asnjë shteti, sado i sofistikuar dhe modern të jetë.
Eshtë ndershmëria e mbijetesës. Jemi në vitin e koronavirusit, i cili, i padukshëm mes nesh prek njerëzit më të brishtë që po ikin dhe nuk kthehen më kurrë.
Por disa janë shpërfillës, mosbesues, rebelë pa kuptim ndaj një force të jashtëzakonshme që mund të na godasë në çdo rrethanë e vend. Kërcënimet lidhen me qeveritë dhe konspiracionet, lidhen me interesa okulte të kushedi se kujt, sikur koronavirusi para se të trokasë, kërkon pasaportën, bindjet politike, formimin, kombësinë e atij që sëmur.
Nuk mjaftuan në gjithë këto muaj ngjarjet tragjike? Eshtë kollaj të thuash se edhe gripi merr jetë, edhe kanceri merr jetë, edhe aksidentet automobilistike marrin jetë, po cili prej nesh nuk do të bënte maksimumin t’i shtonte qoftë edhe një sekondë, një ditë, një javë, një vit, një shekull jetën të dashurve të zemrës? Kujdesi që duhet të tregojmë për njëri-tjetrin nuk është lufta kundër koronavirusit, por janë çaste të çmuara jete me njerëzit që duam e që përbëjnë panoramën e jetës sonë dhe të tjerëve që njohim e që nuk njohim.
Mendoj se nuk ka qeveri që duhet të na mësojë të mbajmë distancën e të mos hedhim përballë nesh stërklat e kollës, tështimës dhe të folurit tonë. I jepni superfuqi qeverive, ndërsa në të vërtetë jemi ne që vendosim çdo veprim. Askush nuk na sheh në ashensor dhe vetëm ne mund të marrim vendimin të jemi etikë në kutinë e metaltë që na trasnporton: të shmangim të shtypim butonat me duar të palara; asgjë nuk na kushton të përdorim një kartopecetë, apo çdo gjë tjetër për të mos lënë mikrobet përreth. Kështu dhe në mjetet dhe vendet publike ku qarkullojmë.
Tani ka nisur paniku i maskave, për disa duket një tragjedi. A mbrojnë maskat? Po kush mund ta thotë me 100 %, askush. Nuk ka maskë që të mbron nëse preket me duar të papastra, nëse hidhet andej këtej, por ama të gjithë e shohim që pengon përplasjen e frymemarrjes mbi të tjerët, redukton shumë kontaktin e padukshëm frymë-frymë. E mbani mend kur ndonjë mik a koleg ju vinte përballë sapo kishte ngrënë hudhra apo qepë? Dihen pasojat e erës, ndërsa me maskë nuk ndjehet më asgjë, shenjë që të paktën maska është një barrierë. Në Parkun e Liqenit shumë mendojnë se nuk ka nevojë, por nuk është ashtu: nëse një vrapues parakalon plot dihamë dhe djersë, askush nuk është i mbrojtur nëse nuk ka maskë.
Me mëndjemadhësi e shpërfillje disa deklarojnë se nuk ka autoritet që e detyron të mbajë maskë! Eshtë kjo koha e këtyre sjelljeve? Ka shumë çështje që kërkojnë rebelimin tonë: që nga të drejtat dhe respekti ndaj fëmijëve, vajzave, grave, personave me aftësi specjale, të moshuarve, problemeve ekonomike, sociale e politike. Të gjithë kemi hapësirë të bëhemi e të jemi rebelë për çfarë të duam, veç trimërive pa kuptim dhe sfidave ndaj… koronavirusit. Lum ai apo ajo që kurrë nuk ka për t’u prekur, por ka shumë që rrezikojnë qoftë edhe nga një veprim që ne e bëjmë gabim.
PO , KE TË DREJT !
Bravo Alba keshtu duhet te shkruajne te gjithe gazetaret e intelektualt ne Shqiperi por fatkeqesisht nuk ndodh ashtu pse ne kemi ala shume politikane idiot artist ne thonjza e gazetare qe bejne rolin e andikapit. Kur ndigjon ate shurren e leshe elijes,lul domin opo ai mender artiste i biri ne thonjza i Zef Dedes qe nuk e dine se ke ka babe te vjen per te vjellur
Shkrim permban kulture te ndjere qytetare humane,por fatkeqesisht i drejtohet specieve te zooparkut te mesjetes se erret aziatike,qe jane te prirur te bejne te kunderten e asaj qe i thote ihsani(njeriu).
Ama,kur i ze sareleti(semundja),per vrimen e miut shesin dhe breket,nqse jane mesuar ti mbajne.