Njerëzit që nuk plaken kurrë, si rrezik për një shoqëri të keqe

10 Tetor 2020, 19:46Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Jo shumë kohë më parë, shqetësimi thelbësor i antidrogës nuk ishte lulëzimi i industrisë së Cannabis-it, por pasoja direkte që vinte pas saj.

Grupe kriminale që kishin mundësitë financiare për investimin fillestar, logjistikën e nevojshme, kontaktet e duhura kriminale dhe njohuri për tregje edhe për tonelata me bimën pesë fletëshe, e kishin shumë të lehtë ta bënin një gjë të tillë për kokainën për disa dhjetra kilogram.

Dhe kur hyn në lojë kokaina,  ndryshojnë shumë gjëra. Shqiptarët mundën të shënojnë emrin e tyre në trafikun e saj duke u bërë pjesmarrës në hallkat kryesore të trafikut, që nga blerja më shumicë direkt në vendet e origjinës, në transportin e tij në Evropën Perëndimore, në shpërndarjen me pakicë në treg dhe në pastrimin e produktit kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Sasia e jashtëzakonshme e parave të gjeneruara nga ky biznes në mënyrë të pashmangshme ju ka dhënë aktorëve të tij një rol thelbësor në botën e nëntokës në Tiranë duke nisur që nga themele pallatesh gjigantë e deri në katet e larta të politikës.

Lufta për kontrollin e tregut të kokainës mund të shpjegojë qartë se çfarë ka ndodhur në këtë vend në të paktën pesëmbëdhjetë vitet e fundit duke nisur me njerëzit që nuk arrijnë kurrë të plaken dhe duke mos përfunduar tek ata që nuk vdesin kurrë në mënyrë natyrale.

Personazhe të politikës dhe biznesit, të medias apo industrisë së argëtimit, përfitues apo përdorues të saj janë parathënia e zymtë e asaj që mund të ndodhë edhe më keq nesër nëse që sot nuk ka një front unik kundër kokainës. Ndryshe, Shqipëria e çunave të Compania Bella, do të jetë një shoqëri e keqe për të gjithë. Përfshi edhe vetë ata që kanë zbuluar floririn tek pluhuri i bardhë.

3 komente në “Njerëzit që nuk plaken kurrë, si rrezik për një shoqëri të keqe”

  1. Doza says:

    Po ti çfare ke matre para se te shkruash. Se s nerret vesh cfare ke dashur te thuash. Fol troç o burre …

  2. qytetari says:

    Dhe vet ti mender vangjeli,qe guxon dhe del, i perfaqeson me se miri ata, ne te gjitha dimensionet e tyre,qe nga fytyra e djallezore dhe e neveriteshme, duke shitur veten ne menyre te peshtire tek derkuci i shpelles se cepanit,deri tek sozia tende,Fevziu dylberi qytetar qe shitet vazhdon te shitet lire ne haremet katundare te saliut,sandrit.
    Dhe ketij surrati pa surrat sic eshte fevziu,vangjeli i neveritshem i u drejtua me TI,mbas kesaj u terhoq menjehere duke i thene :
    Me fal se gabova duhet te isha drejtuar me JU.(Kish frike se mos nuk e ftonte perseri,per te marre parat e maskarelluk-lehjes).
    Dhe te mendosh qe ne ate hale orientale te fevzos,kryeministrit te vendit fevzua me bythen cop, trimerohet nga toleranca e Rames dhe i drejtohet me emer.
    Epo ne fund te fundit WC-Ballkani vazhdojme perjeteshit te mbetemi.

    1. Mal Cori says:

      Po ti pse prekesh nga ky shkrim? Ti vete nuk merresh me me droge. As nuk ke njeri qe parashikohet te mos plaket kurre.
      Nuk eshte puna se trafikantet e kane me shtetin. Po qe per shtetin ata rrojne 200 vjet. Ata e kane me njeri tjetrin. Keshtuqe nese ata shkojne deri 50 vjec, duhet te jene te kenaqur. Sepse plumbat apo eksplozivet i kane te prenotuar.
      Nga grupet rivale. Nga shoku i ngushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje