Sondazhi: Entuziasëm i ulët për pjesëmarrje në zgjedhje

9 Tetor 2020, 16:30Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh opinioni mbi situatën e vendit në përgjithësi, që e zhvillova me telefonata fikse/celulare, më rezultoi se vetëm 17% e kampionit (i cili përfaqëson banorët e rritur të Shqipërisë) besojnë tek të paktën njëri nga politikanët kryesorë (me ektrapolim të përafërt, rreth 375 mijë banorë të rritur).

Nga përgjigjet e të anketurave në të njëjtin sondazh, rezulton se vetëm 64.5% e banorëve të rritur do të votonin, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhjet sot (me ektrapolim të përafërt, rreth 1.42 milion banorë të rritur).

Për krahasim, në zgjedhjet e 2017-ës morën pjesë në votim rreth 1.6 milionë banorë të rritur.

Konkluzioni: Mosbesimi për politikanët kryesor është i madh, e për rrjedhojë, entuziazmi për pjesëmarrje në zgjedhje është i vogël…

2 komente në “Sondazhi: Entuziasëm i ulët për pjesëmarrje në zgjedhje”

  1. emigranti says:

    e kane humbur besimin tek te gjithe sepse luftojne vetem per vete

  2. genje sa me shume te mundesh se dicka do mbetet says:

    e pastaj Zaloshnja? Cila eshte vlera e ketij “konkluzioni”? Qe Rama do fitoje perseri? Sepse heren e kaluar, thoshe qe rrotacioni ndodh vetem kur “plotesohen” dy kushte. Ku nje pjesemarrje me te larte ishte njeri prej tyre!!!! Ne te dy “kushtet” e tua, nxjerr “fitues” Ramen!!! Po nuk te vjen pak turp per angazhimin tend ne kete mision shpelarje trush??? Nuk te vjen ndot njecike nga arroganca, genjshtrat, propaganda, dhe pafytyresia e Edir Rames?

    Mesa duket o bir, pavaresisht se kalove gjithe ate kohe ne Amerike, ne Shqiperi ku ka vite qe je kthyer nuk e paske patur te veshtire hic fare te perfundosh me apo pa deshire mashe e mbretit rama dhe paravae-kocka qe shperndan andej ketej…. YYYYY turp te te vije!! qe guzon pakle te dalesh dhe besh edhe deklarata si kjo e sotmja!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje