Nga Mihallaq Qilleri, shkrimtar
Nuk ka rëndësi në se je president i një vendi, kryeministër, apo qytetar i thjeshtë. E rëndësishme është ndjesia e qytetarisë që ke. jo ndaj armiqëve të tu politikë, por ndaj njerëzve në përgjithësi. Sa më shumë thellohet hakmarrja ndaj kundërshtarëve dhe frika se ata mund të të përmbysin a marrin pushtetit, – aq më i padobishëm, aq më i pa vlerë, aq më i pa vërtetë është individi PRESIDENT që lufton.
Ili Meta iu drejtua para disa ditësh Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste duke i kumtuar asaj se po drejtohet tashmë nga një individ pa vlera, sepse AI po e tradhëton atë. Edhe sikur ta mirëkuptojmë Ilir Metën, dikush që ka qenë jo thjeshtë në Asamamblenë e PS, por vetëm simpatizant i i asaj partie, ngre supet me habi.
Si mund të vij kjo thirrje, kjo klithmë hipokrite nga ai që e braktisi pikërisht Partinë Socialiste në vitin më të vështirë të saj, se si ai bashkoi votat me Berishën në emër të “stabilitetit te vendit”, sikur PS ishte për konfliktet në Shqipëri, një njeri që përdori bashkimin me Berishën për të mbrojtur jo devijimin djathtist të PS, por mbrojtjen e pushtetit të vet?
Si mund t’i drejtohet Asamblesë së Partisë Socialiste njeriu që tradhëtoi jo vetëm idealet e së majtës shqiptare, jo vetëm siglën e vet “Lëvizja Socialiste për Integrim”, sepse sipas Metës, Fatos Nano po e largonte PS nga Europa, por edhe nga e majta tradicionale, -jo vetëm u bashkua me ata që gjakun e dëshmorëve e Luftën Nacionalçlirimtare e quajnë barbari e Luftë Civile, por i la të baltosnin gjithë heroikën e një populli që luftoi kundër pushtuesve për katër vite?
Jeta politike e Shqipërisë ka njohur disa renegatë që nisin nga idealet për Atdheun e deri te luftërat e tij të përgjakshme. Në njohim në histori jo vetëm Hamza Kastriotin e Ballaban Pashën, por edhe kolaboraconistët pro fashisto-nazistë.
Ilir Meta me lotë krokodili flet sot për Vojo Kushin e Heronjtë R Vigut pasi i la monumentet e tyre të përgëreshin në plehrat e Shkodrës. Këtë që ka bërë Ilir Meta duke i lënë dorë të lirë Berishën të vriste më 11 janar 4 socialistë që protestonin kundër korupsionit të tij të pashembullt, është hipokrizia më e madhe që mund të përdor një renegat për mëmën e tij ideologjike. Sinqerisht përlotem që një Asamble e tillë nuk i dha këtij renegati përgjigjen e merituar.
Kryetarët e Partive janë të përkohëshëm. Qoftë ky edhe Edi Rama. Por të sulmosh partinë që pretendon se ishte një nga themeluesit e rinisë së saj, do të thotë se asnjëherë nuk e ke patur me sinqeritet punën për të, por ke luftuar gjith jetëm për pasurimin, postin dhe dinjitetin e gënjeshtërt. Jeta e ka vërtetuar tashmë. Ky djalë Skrapari e ka vilën në Lalëz më të madhe se të Enver Hoxhës i cili, megjithatë, e dinte se nuk e kishte të tijën.
Kuisjet e fundit prej armiku- renegat zhvlerësuan përfundimisht edhe atë pak kulturë politke që njerëzit mund t’i atribonin.
Respekte i dashur Profesor Qilleri. Kjo eshte e verteta mbi kete renegat te pafytyre per te cilin ka dokumenta dhe deshmi te publikuara se ne fillimet e para te demokracise, ky u dergua nga Berisha qe te militonte ne PS, te ecte dhe te formonte nje grup rreth tij qe me vone te percante te majten, gje qe e arriti.
Gjith ato poshterime qe i ka bere Berisha ketij vagabondi nuk i a ka bere askujt deri me sot, dhe megjithate ky kokeulur i falet Berishes dite e nate.
Berisha e ka akuzur per vjedhjen e floririt, per vrasjen e 4 personave dhe zhdukjen e kufomave te tyre, e ka akuzuar bashke me te shoqen si trafikante te heroines, per trafiqe te femrave per prostitucion dhe trafik femijesh per organe, e megjithate ky fare burri, asnjehere nuk e ka kundershtuar Berishen sepse edhe ai ka materiale kompreomentuese per te.
Prandaj Ju duhet falenderuar per reagimin dinjitoz tuajin.
Spjegim i shkëlqyer
Mjafton te permendim faktin , qe presidenti ne detyre , ka braktisur detyren , duke u bere zedhenes i opozites , eshte tradheti kombetare . Mjafton kaq , qe Presidenti te arresohet . Po ky lloj renagati , c’do dite e shton zullumin . Presidenca , ka kohe , qe nuk funksionon . Presidenti eshte rebeluar plotesishrt . Kush i paguan 30 nepunesit e presidences ,pse paguhen , kur Presidenti bredh maleve si i ndekryer ? Alendja ishte me president se ky dhe vrau veten . Rregullisht , ky duhet ta vari veten me çarçafet “on Son ‘ , qe i ka stive ne vilen Lalez . Presidenti me hajdut , qe njef historia boterore , ne raport me popullsine . Ne se do te mund , qe ky lloj Presidenti te mbijetoi, Shqiperia duhet te shpalle shtet matuf . Mbase dhe matuf eshte pak , por kaq njef gjuha . Ky dhe familja e tij , kaperxejne ç’do ligj dhe ç’do prashikim njerezor . Qofte dhe per nje dite , duhet te lejohet ligji me varie , keshtu i lan gjynahet ky vagabond politik , bashke me familen e tij , qe i ka kthyer fushatat , ne biznes . Birbilos ish ministrja dhe prapa kraheve te Monikes , shef emrin , per ministre , kur ende nuk fshin qurrat . Zgalem
Njè analiz perfekte e shkrimtarit tonè Qilleri,por nè prag fushate dhe votimesh kèta lloj personazhesh janè tè destinuar se do tè humbasin.