Nga Ben Andoni
Fill pas viteve ’90, në vazhdën e rishkruajtjes së historisë lidhur me socializmin dhe më tej, filloi të bëhej edhe rishikimi i Luftës Anti-fashiste në të gjithë komponentët e saj.
Ajo nuk la pa prekur edhe të rënët, syresh që mbajnë deri titullin më të lartë të nderimit të luftës “Hero i Popullit”.
Një pjesë, u përfolën dhe u denigruan, të tjerë u akuzuan hidhur deri në muajt e fundit (Madje nga një institucion paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë), ndërkohë që lloj-lloj personazhesh pa renome u ngritën lart në emër të anti-komunizmit.
Ky i fundit mbart shumë terma sot dhe bashkon një larshmëri pa identitet dhe pa ide të caktuar, teksa një pjesë kinsesh rreshtojnë kontribute false, sidomos për ata që kanë qenë pjesë e kolaboracionizmit. Por, ndërsa komunizmi sot pothuaj po hiqet nga fjalori, kemi neo-fashizmin me të cilin përballemi me një keqkuptim dhe ngatërrim edhe më të madh.
Ata, që e mbrojnë indirekt, e mbulojnë me kujdes periudhën e kolaboracionistëve dhe personazhet e pushtimit të Shqipërisë që e lanë turpshëm vendin; të tjerë ngrenë statusin e pretenduar të Ushtrisë Gjermane, si jo pushtues!! (fakt i cili manifestohet edhe në një material të Wehrmacht, kapur prej aleatëve më 1945); po ngrihet dhe krijohet ndërkohë një historiografi e re për njerëzit e kinse nacionalizmit. Lipset një shpjegim i gjatë, por para kemi një fakt: nacionalistë të vërtetë luftuan përballë fashistëve, qoftë edhe pa u lidhur fare me komunistët.
Për një vëzhgues të thjeshtë, ka edhe një pyetje më të drejtpërdrejtë: pse në historinë e L2B, Shqipëria nuk konsiderohet si vendi i parë i pushtuar nga fashistët (Polonia konsiderohet zyrtarisht si vendi i parë i pushtuar më 1 Shtator 1939!!!). Përgjigjja tjetër është më e hidhur: në kohën kur vendi ynë pushtohej, pak orë më vonë mbreti do ia mbathte pa e shkrepur as edhe një herë; kryeministri anglez gjuante për peshk dhe nuk e prishte terezinë edhe kur ia kumtuan, ashtu si konsujt ushtarakë të vendeve të akredituara në Tiranë do të shfaqeshin pak ditë më vonë me zyrtarët pushtues italianë në një rikonjicion të vendit.
Dhe, më e rëndësishmja akoma, që duhet të na e uli kokën: Një delegacion shqiptar, veshur e mbathur me rrobat më të mira, i dorëzoi kurorën e mbretërisë autoriteteve pushtuese në Legatën italiane. Po, bash ata që kishin qenë me mbretin deri më atëkohë. Sesa të idhët dhe pushtues ishin italianët, të vjen të sjellësh ndërmend shënimet e Konti Çianos në ditar (ishte dëshmitar i martesës së ish-Mbretit shqiptar !!!), kur e quante procesin “operacioni i tredhjes së Shqipërisë pa e bërë pacientin të bërtasë”.
Ka një përgjigje të vërtetë pyetja e mësipërme: Përçarja e madhe në vend, burimet e ndryshme konfuze vendase nga ushqeheshin aleatët, bëri që Shqipëria mezi t’i shpëtonte damkës pro-fashiste deri në Konferencën e Paqes në 1946 nga ku do të niste rrugëtimin këtej e tutje edhe de jure drejt bashkësisë së vendeve antifashiste. Profesor Arben Puto na ka lënë shumë argumenta për bashkëpunimin e kolaboriacionistëve shqiptarë dhe përballjen tonë.
Kjo hyrje disi e gjatë ishte për ta treguar disi mjedisin e pushtimit dhe për të ardhur dekada më vonë në realitetin, kur një zyrtare e njohur e PS-së, e përdorur shpesh turpshëm, i etiketon me eufemizmin e thjeshtë “të vdekurit”, të rënët heronj, disa prej tyre me akte heroizmi të rralla për ne; kurse presidenti i vendit po i mbath me dekorata, personazhet që bënë historinë dhe që në fakt i mbartin vlerësimet prej shumë dekadash më parë.
Por më shqetësues akoma është penetrimi i shtrembëruar i diskursit të luftës anti-fashiste, neo-fashizmit dhe pseudo-komunizmit. E para duke e shëmtuar diskursin për të rënët, si në rastin e zyrtares së PS-së; dhe e dyta duke e relativizuar gjithçka si në rastin e presidentit. Po a kanë rëndësi të gjitha këto? Me sa duket kanë, kur shumë nga historianët tanë janë të ndarë mes taborëve politike dhe gjen të rrallë të ekuilibruar, që flasin normalisht. Berisha, në kohën e vet si president, kur e drejtoi Shqipërinë krejt me dorë të hekurt, i shtoi dhe një element tejet të hidhur, duke ndryshuar deri datën e Çlirimit. Sesi është bërë kjo e fundit është tejet e hidhur për ta kujtuar me detaje. U përdor një nga komandantët e asaj kohe në zgrip të një fatkeqësie për të thënë bash të kundërtën, atë që do thoshin pas ’90 një takëm jo i pakët njerëzish pa integritet.
Në fakt, ky kthim i këtij diskursi në Shqipëri përfshin një trend deridiku ndërkombëtar. Kuptohet se ne jemi vend periferik, por jo për pasqyrimin qoftë dhe të zbehtë të ideve. Vallë a kemi ngjallje të një lloj neo-fashizmi sot në shekullin XXI apo të neokomunizmit edhe tek ne? Të dyja lënë shteg për diskutim, pasi në masë kemi treguar se politikanët dhe njerëzit tanë në fuqi nuk pjellin dot ide.
Disa qarqe politike më shumë u mbahen mënd sherret dhe bëmat sesa idetë. Por le t’i drejtohemi botës dhe atyre që merren me këtë problem: “Ende nuk kemi pyetur: çfarë është fashizmi i shekullit 21? Ai i shekullit të 20-të u përpoq të shkatërronte Sovjetikët, në Rusi ose në ndonjë pjesë tjetër të botës ku mund të gjendeshin. Ku janë bolshevikët sot? Padyshim që ato janë fantazi. Por lodhja e neoliberalizmit në konsolidimin e vetvetes dhe krizat politike që u shtohen atyre ekonomike po ringjallin frikën e bolshevikëve. Kjo këmbëngulje është befasuese”, shprehet studiuesi Antonio Negri tek ‘A 21st Century Fascist’.
Problemi është se e Djathta, sot në botë, dhe sidomos në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, sipas studiuesit Enzo Traverso e pranon se ‘E Djathta e re është nacionaliste, raciste dhe ksenofobe’, e cila e kërkon një udhëheqje të tipit të fortë, gjoja ‘karizmatike’, kurse e Majta, është krejt e paqartë ose si shprehet historiani Richard Wolin që ka përdorur termin “fashizëm i majtë” : disa intelektualë evropianë janë dashuruar pas teorive post-moderniste ose anti-iluminizmit, duke hapur mundësinë për pozicione të ngjashme me mbajtjen e kultit, iracionalitetin, anti-demokracinë që kombinojnë të gjitha me karakteristikat e një lloj neo-fashizmi, sipas tij.
Njerëzit nuk duhet të harrojnë se fillimi i diskurseve të till, si gjoja pa sens, u pasua më vonë me patologji vrasje. Të kujtojmë fatin e trishtë të laburistes Jo Cox në Britani dhe politikanit gjerman pro-refugjatëve Walter Lübcke në Gjermani në 2019, apo masakrën me gjak të ftohtë të Anders Breivik në 2011 në Norvegji, i cili pati guximin cinik edhe të shkruante një manifest të gjatë mbi politikën e tij fashiste.
E drejta e re, përmendin studiuesit, është një gjë hibride që mund t’i kthehet fashizmit, ose mund të shndërrohet në një formë të re të demokracisë konservatore, autoritare, populiste. Koncepti i post-fashizmit po përpiqet ta kapë këtë.
Ndaj, kur vjen puna për Shqipërinë duhet të frikësohemi pasi Lufta po merret nëpërkëmbë nga të gjitha palët, qoftë në mënyrën sesi e përdorin por edhe sesi po e anatemojmë, duke treguar tipare të kohëve që nuk duan t’i kthejmë. Këtë herë janë edhe të Majtët, që po na ngjallin, ato që do të donim t’i harronim dhe t’i arkivonim në histori. (Homo Albanicus)
Sepse pas 1991 injorantet dhe sharlatanet ca nga budalleku gjenetik qe kane dhe ca te ushqyher me parate e fondacioneve te huaja ne emer te de-komunizmit te shoqerise shqiptare hodhen miliona e miliona euro per te denigruar, poshteruar dhe harruar luften anti-fashiste. Edhe sot jane me qindra shkrime, emisione televizive por edhe komentatore televizionesh qe paguhen nga fondacionet e huaja per de-komunizmin e shoqerise. Paguhen me faqe gazetash, klikime dhe minuta televizive. Eshte nje propagande e shfrenuar qe ne vend te vene vetullat nxoren syte aq sa u shokuan me rezulatatet e sondazheve qe bene dhe sot nuk i bejne me publike.
Jam shokuar kur vizitova Francen dhe Angline dhe muzeumet e tyre sesi keto vende e mbrojne me fanatizem luften kunder nazismin dhe fashizmit. Mendoja se vetem ne Shqiperi dhe Enver Hoxha i bente keto gjera por nuk ka krahasim celebrimet e tyre. Cdo vit shpenzojne miliona euro per paradat ushtarake dhe ceremonit kujtimore. Miliona te tjetra te shpenzuara per artin, kulturen dhe arsimimin. Edhe nje vende i falimentuar si Greqia ju tregoi vendin fashisteve moderne te Agimit te Arte duke i nxjerre jashte ligjit dhe nuk harron te shpenzoj per varrezat e dhe monumentet e ushtareve te tyre. Ndersa ne Shqiperi qe jo vetem jemi vendi i pare qe u pushtuam por vendi i vetem ne Evrope ku nazistet me aleatet e tyre varen ne litar 5 vajza te reja antifashiste. Imagjinoni sikur kete shembuj vajzash te reja ti kishin anglezet dhe francezet do kishin bombarduar kinemate me filmat e tyre.
Eshte interesant fakti qe sa here duam te mbrojme komunizmin, apo socializmin, apo te majten, apo cdo lloj ideologjie qe ne thelb ka vjedhjen e prones, ose RobinHudizmin, perdorim fashizmin apo neofashizmin si gogol, perdorim Luften Nac-Cl si kulmin e historise se shqiptareve dhe harrojme faktin qe ajo lufte me gjithe te mirat patriotike e sakrifikale, me deshmore e me heronj, tek e fundit legjitimoi regjimin me gjakatar e me pervers qe per 45 vjet rresht nen gjoja pretezen per progres, nuk beri gje tjeter vec konsolidoi pushtetin feudal te mbretit te Ri, Enver Hoxhes, qe vec te tjerave nuk rreshti luften e klasave nen parrullen e luftes kunder kolaboratoreve, tradhetareve, spiuneve e ku di un c’tjeter. Eshte nje gje t’i japesh per te ngrene te uriturit, dhe eshte perversitet qe duke shfrytezuar urine e tjetrit ta ushqesh me bajga e t’i mburresh se po e ushqen me buke. Enver Hoxha (e nuk po them as komunizmi, as lufta N.Cl) la prapa nje vacuum te tmerrshem politik – ideologjik, la prapa nje gjoja organizim shteteror qe nuk ishte gje tjeter vecse Zyra e Feudalit, pa as nje lloj ngajshmerie a tipari te shteteve demokratike ligjore moderne. Ne kete vacuum te tmershem sigurisht qe te gjithe do te mundoheshin te pervetesonin myhyrin e kryefeudalit dhe pradaj punet shkojne ashtu si shkojne. SHqiperia nuk ishte shtet ne kohen e Enver Hoxhes, nuk eshte shtet as sot, e kjo gjendje e pashprese do te vazhdoje derisa shqiptaret te kuptojne cfare dmth shtet ligjor, cfare dmth demokraci, cfare dmth respekt qofte edhe ndaj kundeshtarit politik, kur te kuptojne se qe te punosh ne administraten shteterore nuk domethene se te eshte dhene tagri dhe e drejta per te vjedhur shtetin dhe shtetasit, kur thellezat partiake nuk do t’I thurin lavde pa kushte e deri ne karagjozllek kyeheroit te Partise. Lavdi Kombit krenar ne buze te Adriatikut.
E kam te pamundur ta besoj qe kete shkrim e ka bere ( jo shkruar ) Ben Andoni !
Duket si flete – rrufe e Sevo Tarifes ,kuptohet e shkruar nga i biri ,Fatosi !!
Gjeja me e shemtuar ne shkrim eshte togfjaleshi “ata qe iken me turp nga vendi” !?!?
Po cte benin o Ben ,te rrinin qe ti kalonte Enveri ne therrtore ?? Apo pak vrau ??
Synimi i komunisteve nuk ishte çlirimi i vendit ,por vendosja e diktatures se proletariatit !
Pse nuk lexon udhezimet e Kominternit o Ben Andoni ?? Se do kenaqesh me xhevahire komuniste per qellimin final te revolucionit boteror !!
Nga ketu nisin debatet dhe secili ka kendveshtrimin e tij
Dakort Ben Andoni,por Spiropali nuk e kish krahasimin që bëri për Ilir Metën ,në atë kuptim që e interpreton ti.
Ndoshta krahasimi i saj nuk ish i goditur,por nuk kish aspak qëllim të denigronte dëshmorët dhe heronjtë.
Ti e nxjer nga konteksti Spiropalin si një ilustrim për problemin që ngre,por krahasimi i saj nuk është në frymën që e trajton ti.
po ca te bente Enveri tu linte pushtetin atyre qe luftuan me nazistet? Na thuaj nje vende ne Evrope ku pushtetin e moren pas lufte bashkepunetoret e nazisteve? Perkundrazi u varen me kok poshte. Po ata qe ishin kunder Enverit per ca luftuan me nazistet? Cfare synim kishin apo shpresonin qe do ti shpetonte Hitleri nga bunkeri i Berlinit ne Nentor te 1944? Edhe amerikani me anglezin ju futen hurin shpejt e shpejt se e mesoi cfare lloji ishin. Askush nga ata qe iken ti shpetonin Enverit nuk ben gje me vlere , vdiqen pa vlere dhe mjerane neper bote duke filluar me Eqrem Bej Vloren nje shembetor fashist dhe nazist qe vdiq ne vitet 60 ne Evrope si emigrant mjerane dhe sot propaganda injorante e mbajne si patriot.
TI Kosovar mund te jesh, po realist nuk qenke. Nuk po thote gje njeri qe Enveri pushtetin t’ua linte te tjereve, vete e fitoi, vete le ta mbante, por kjo nuk do te thote se duhet te abuzonte me ate pushtet 40 vjet me rradhe. Ne boten demokratike, njerezia e mbajne pushtetin nje, dy apo tri mandate dhe pastaj hapin krahun te vine te tjere. Le te bente Enveri votime te hapura e demokratike, a do t’i fitonte 99.99% ? E nuk po flas per te tjera, si uria, tallonat, rradhat e vajgurit me ore, e te qumeshtit qe ne oren 2 te mengjezit. E kujt po i duheshin ato Kombinatet stergjigante qe vetem hanin ekonomine deri ne kocke, se per te prodhuar prodhonin lesht e ketij timit.
Lufta nacional – çlirimtare eshte nje epokë e lavdishme dhe e papërseritshme në historinë e popullit shqiptar. Siç ka thëne edhe i nderuari Alfred Moisiu shqiptarët kanë luftuar 3 herë në jetën e tyre: me Skenderbeun, Lufta nacional – çlirimtare dhe UCK-ja dhe lufta e saj për çlirimin e Kosovës. Interesant eshte fakti se edhe luftën e UCK-se po e denigrojnë sot në maksimum, duke i paraqitur drejtuesit e saj si vrasës, hajdutë, të korruptuar etj. etj. E Vêrteta tjetêr e hidhur eshte se shtet i vërtetë dhe modern, relativisht, kemi qënë vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Pa asnjë dyshim shtet diktatorial, deri mizor, por shtet ama. Njëlloj si shtetet e udhëhequra nga Hitleri, Franko, Musolini apo Xi sot në Kinë. Enveri mori një Shqipëri që ishte 400 vjet prapa botës dhe e la 50 vjet prapa saj. Dhe të mos harrojmë se ishim dhe jemi një shtet mikroskopik. E keqja eshte se sot ky shtet eshte shkatërruar nga themelet. Vendin e diktaturës komuniste e ka zënë xhungla kapitaliste.
kakarakti, vetem nje gabim te vockel ke, ajo qe Enver Hoxha quante shtet (mo na bej me qesh kur thua shtet i vertet dhe modern) dhe ti e perserit tashti nuk ishte gje tjeter vecse nje rajon policie-sigurimi qe ishte e gjitha ne funksion te ruajtjes se pushtetit te atij vete. Shtetet moderne nuk kane nevoje te ushtrojne dhune diktatoriale per te qeverisur dhe per te prosperuar vendin. Nuk po te jap shembuj se i gjen vete ti me zgjuarsine natyrale qe ke.
Pa mohuar sakrificat dhe heroizmin e nje pjese te mire te partizaneve, ajo lufte u konceptua dhe u drejtua nga emisare serbe por qe pas tyre fshihen dhe te tjere. Lufta kishte dy nivele: e para, e dukshmja, propaganda qe po luftohej per clirim, e dyta dhe synimi fundor, dobesimi i kombit shqiptar dhe kthimi i tij ne monedhe shkembimi per rregullimin e ekuilibrave ne Ballkan. Nese pati nje perparim gjate “socializmit”, u arrit edhe fale pjeses se shendoshe te Clirimtares, por gjithnje me cmimin e bjerrjes se popullit. Ekzekutimet brenda karahut te Clirimtares gjate 45 vjeteve dhe marrja e pushtetit nga pjesa me e lige e PPSH-es pas 90-s, pra PD-ja, si dhe vdekja e diktatorit dhe pasuesve te tij ne shtrat deshmon kete. Diktatura shtypese e pashoqe para 90-s ia la vendin diktatures se paligjit po aq shtypese te pas 90-s. Bijte e Mugoshes e te kujt fshihet pas tij kane bere e bejne ligjin ne hije dhe levizi fijet. Dhe ky shkrim i sherben eshte ne kete hulli. Ma do mendja se sot ne Gjermani, nipat e nazisteve gezojne te njejtat te drejta si gjithe populli gjerman dhe nuk paragjykohen masmediat, kurse ne Shqiperi shpenzohet energji per te mbajtur ne kembe Lavdine e Clirimtares per qellimin e vetem qe ne krye te atij vendi te jene ata qe i hoqen atij populli dhe nje dhi te vetme po te kishte, qe praktikisht perben genocid te ngadalte
o ;Plako Xhuxhumaku ngaqe nuk kishin per te ngrene ,prandaj benin nga 5-6 femije, ndersa sot qe kane me bollek mezi bejne nga 1 femije, ose ja mbathin jashte shtetit
o napoloni, femije benin nga 5 – 6 se nuk kishin cfare te benin tjeter e thoshin vari leshte ku hane mut pese kalamaj, le te haje edhe i gjashti. Sa per ate qe sot ia mbathin jashte shtetit, tashti ikin se i lejojne te ikin, atehere edhe po te arratisej ndonjeri fshehurazi ia shkerdhenin fisin me gjithe qen e mace. E more vesh o napoloni, apo do edhe noi vizatim qe ta kuptosh me mire?