Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero kundër kryeministrit Edi Rama për vendosjen e gjobave për personat që nuk mbajnë maskën.
Pipero shpjegoi se është kundër gjobave pasi qytetarët shqiptarë janë gjobitur nga natyra, nga dy tërmete dhe nga pandemia.
“Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme, unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia.
Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative.
Do ishte e më e pranueshme në opinionin tim një aleance mbarë kombëtare, specialist dhe qytetarë, qytetarë dhe institucion që të mirëkuptohemi dhe të biem dakort që maska është mjeti më mbrojtës deri tani dhe duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe ta bëjmë mënyrë jetese”-tha Pipero.
Pipero shpjegoi dhe pse vetëm disa muaj më parë ai ishte kundër mbajtjes së maskave në rrugë dhe ambjente të hapura.
“Më lejoni paraprakisht t’i kthehem një deklaratë që kam bërë muaj më parë në këtë television gjatë të cilës kam thënë që unë Pëllumbi me eksperiencë 40-vjeçare, kam qenë, jam dhe do të jem kundër maskës në mjedis të hapur, por për shkak të dëmeve që po shkakton ky virus, do të dal kundër vetes time dhe do e rekomandoja që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura.
Ka shumë studime që janë kontradiktore me njëra-tjetër. Ajo që ka ndryshuar në konceptin tim është dinamika e jetës jashtë mureve të shtëpisë, jashtë mureve të institucionit”-deklaroi Pipero.
GJOBA PER MASKAT ESHTE NJE E THENE SA PER DETYRIM PER MBAJTJEN E MASKAVE ZOTI PIPERO.U FALEN TE GJITHA GJOBAT QE ISHIN VENE GJATE 8 APO 9 MUAJVE PER MASKAT E JO ME TE GJOBIS PER MBAJTJEN E MASKAVE NE AMBJENTE TE JASHTEME.MENDOJ QE NUK DUHET TE SHQETSOHENI SE NATYRA E JONE E SHQIPTARIT QQE SI KA DJEGUR ETAPAT DHE NATYRA PER TE U KUNDERVEN JANE TRASHGIMI NGA E KALUARA E LARGET SE PO TE KSHIM QENE SADOPAK TE BASHKUAR DHE ME DASHAMIRSI NGA KRAHINA NE KRAHINE SHQIPRIA NUK DO ISHTE KJO QE ESHTE SA NJE GRUSHT NDAJ SHTETEVE TE TJERE.SE KEMI QENE TE TILLE KA BERE QEJFE GREQIA DHE SERBIJA E MALI I ZI DUKE NA KTHYER NE TAMAM NE ATE SHPREHJEN LARG B…..TEME BARDI
Po Europa e qytetruar e ka gabim qe rekumandon si te detyrueshme vendosjen e maskave, si dhe ndeshkon te gjithe ata qe nuk i vendosin ato?
Ndoshta ne Skrapar zoti Pipero nuk duhet te kete ndeshkime per mos mbajtjen e maskes dhe kjo per fakin se eshte origjina e kryehajdutit Ilir Floririt.
Filloi loja “1 kuceder me dy koka”
Kam dyshime për Doktor Pipero. Ai nuk po flet si njeri i mjekësisë. Ai flet si ose një politikan! Një mjek serioz nuk duhet ta bëjë opinionin e tij publik pa u konsultuar më parë me autoritetin ekzekutiv! Isshtë situatë 2×2 = 4. Duke folur në të kundërtën kundër Ramës, ai mund të jetë kandidat për LSI.