Fidel Ylli i bën thirrje Ramës: Rikthe bastet sportive

24 Tetor 2020, 09:46Sport TEMA

Përballja midis Qeverisë dhe futbollit shqiptar ka arritur në një pikë kulmore, që si rezultat konkret ka patur bojkotin që po bllokon fillimin e kampionateve.

Sipas Fidel Yllit, Liga ka bërë mirë që ka pranuar të ulet në tavolinë, edhe pse kërkesat cilësohen si jorealiste.

“Jam njeri i sportit dhe nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit, por duhet një vit zero për futbollin dhe sportin shqiptar në përgjithësi. Kanë 30 vjet që vazhdojnë në të zezë, klubet e futbollit.  Në Kuvend i thamë që pas këtyre viteve, do iu japim edhe 2 vite të tjera për t’u regulluar dhe fiskalizuar. Këto kanë çuar një letër ku kanë kërkuar 10 vjet. Mendoj që nuk mund të bëhen kapërcime të kësaj natyre”, thotë ai për A2.

Futbolli është biznes serioz, që kërkon një organizim serioz. “Klubet duhet të kenë burime njerëzore, ekonomistë, juristë, fusha stërvitje personale, aty ku fitimet merren pas 10 vitesh. Këto gëzohen se dalin kampionë, kalojnë dy turne në Europë, dhe gëzohen me ato para. Presidentët kanë lënë lekët e bizneseve të tyre, më vjen keq për to”.

Ylli mendon se qasja e bojkotit e vijuar nga Liga Profesioniste nuk është ajo e duhura dhe se “kryeministrin nuk e mposhtin dot me bojkote, por gatishmëria e tij është që të zgjidhen 100% problemet e sportit”. Dhe shton, “Po femrat pse nuk luajnë, po kategoritë inferiore pse, po fëmijët? Çfarë lidhje kanë me bizneset?”.

Sipas tij, mbrapa bojkotit ndodhet edhe figura e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. “Gjithë këtë lojë e bën Duka, nga një anë thotë i takon presidentëve të takohen me kryeministrin, nga ana tjetër thotë prisni ta takoj unë përpara”, thotë deputeti i PS-së. Sipas tij, vetë Liga nuk është pavarur siç duhet të ishte. ”Në Ballkan nuk ka Ligë, Ligë ka Anglia që e ka kuotuar në bursë. E ka Italia dhe Spanja, bëjnë miliarda nga shitja e lojtareve, nga të drejtat televizive, janë biznese fitimprurëse. Kurse këto tanët e kanë zyrën në Air Albania, buxhetin e kanë nga federata, politikat i bën Federata”.

Ylli është mbështetës i ligjit të sponsorizimit, por jo në mënyrën e konceptuar nga Liga. “Kemi nevojë për ligj sponsorizimi, sepse do të përfitojë i gjithë sporti. Por sponsorizimi nuk bëhet si duan këta, që donin të bënin një shtet paralel. Federata e Futbollit nuk mund të bëj politikat e gjithë sportit, do prisheshe e gjithë linja e buxhetit”. Edhe modeli kosovar i propozuar që sipas tij në fakt është marrë nga Bavarisë së pasur, është cituar në mënyrë të gabuar, “sepse 30%-shi i është referuar reklamave,  një marrëdhënieje të lirë midis biznesit dhe federatës. Me këtë ligj në Kosovë, ka patur deri më tani vetëm 900 mijë euro financime, pra është diçka që do kohën e vet”.

Por Kosova për Yllin është shembull i mirë, që ve në pah edhe mungesat strukturore të politikave ndaj sportit. “Pse një shtet i ri si Kosova ka një buxhet 11 milionë euro për sportin dhe ne e kemi 900 mijë euro? Kjo tregon që qeveria duhet të jetë më e vëmendshme, edhe pse ka filluar të jetë, pse jo të krijojë një ministri në vete”.

Ylli ka një propozim konkret. “Të hapen bastet sportive, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”.

19 komente në “Fidel Ylli i bën thirrje Ramës: Rikthe bastet sportive”

  1. duka says:

    Po lejove bastet o zoti Ylli, atehere nuk ka futboll me, por vetem biznes – shitje dhe blerje ndeshjesh.

    1. Koli says:

      Ky mut zombie si bir komunisti hangri qyl ne ate sistem qe nuk i lejonte bastet.Tani do te haje qyl ne nje sistem qe i lejon bastet.Ky mut zombie do te haje qyl duke vjedhur dhe familjet te shkaterrohen nga bastet.Ik puno or mut mblidh ullinj ne greqi boll hangre qyl.Bastet kane shkaterruar familjet shqiptare.Pse nuk thote te zhvillohet bujqesia dhe te ndertohen kampe sportive ky shkerdhata po e mban mendjen te bastet.Femijet e ish komunistave doli qe paskan qene njerzit ma shkerdhata ne ket vend.

  2. Gruaja e ish bastexhiut ... says:

    Tu marresh leket shqiptarve, kete mendon ti
    keni ngel pa lek e po beni marrezira
    Rame, po i hape nuk ta jap voten

  3. Gruaja e ish bastexhiut ... says:

    Tu marresh leket shqiptarve, kete mendon ti
    keni ngel pa lek e po beni marrezira
    Rame, po i hape nuk ta jap voten
    un i dhash voten rames qe i mbylli

  4. Sqepari says:

    Ketij trapit, ish bodyguard, i kane ardhe xhixhat e jep mend!

  5. AI says:

    Cil e myll si rilindja bjeri ti bjerim ca te dali para…beton e pa strategies….

  6. Trotski says:

    Te drejte e ka !! Z.Rama dhe Qeveria duhet ti veri Gishtin Kokes se jane mbi 300 mije votues qe i kane qejf bastet Sportive !!!!

    1. Sali Kari says:

      Mire o mjeran jane 300.000 por jane 600.000 gra dhe femije di ta ta vuajne bixhozin

  7. kot says:

    Ca thot ky me, debil. Po pranon qe i shisnit e blinit? Na shpjego pak si merrte pare sporti nga bastet?

  8. dritani says:

    Degjojme qe bastet ilegale sportive vlojne. Perse te mos legalizohen e te futen ne shina, ku fitimet t’i kalojne sportit? Bastexhiu e gjen vrimen si miu. Shkurt: nuk mbyten mishkonjat me ligje.

  9. J-32 says:

    Edhe ti o hajdut e I koreuptuar do përfundosh në burg bashkë me gjithë të korruptuarit dhe hajdutët e tjerë.

  10. Idel Pylli says:

    Kur del edhe papa e flet budalliqe
    pse të mos dal edhë unë

  11. I del Pylli says:

    Kur del edhe papa e flet budalliqe
    pse të mos dal edhë unë

  12. Close says:

    Edhe FIDEL edhe YLL Prandaj je kaq i zgjuar. O Yll qeke yll dhe nge mendja. Mire baste ka ne Angli dhe ne tere boten (ne Amerike nuk ka psh) po bashkite c’mutin kane me futbollin? Di ti debil ndonje bashki ne bote qe te ardhurat e qytetareve qe nuk ja ndjejne hic per fubollin tja japin “biznesmeneve” te futbollit sic ben Raqka i Korces dhe Lali i Tiranes? E di ti yllo nga mendja se futbolli eshte vec nje biznes dhe asgje me shume? E kane thene gabim qe nje mendje e shendoshe e do bje trup te shendoshe biles do thoja te kunderten dhe ti je vertetimi i kesaj aksiome…trap…

  13. Sasame says:

    Futbolli ne Shqiperi perfaqesohet nga disa te ashtuquajtur president klubesh qe vetem me futbollin nuk kane lidhje Ata sebashku me A.Duken kane shkateruar futbollin.F.Ylli ka qene nje sportiste i dalluar,por jo nje specialiste qe njeh ekonomin e tregut .Ai nuk duhet te merte persiper nje bare qe nuk e mban dot per te zgjidhur problemet e futbollit qe jane me shume probleme anti ligjore ,koruptive,qe kerkojne nje revizionim te plot te te gjithe viteve aktivitete te zhvilluara,te denoncohen personat pergjegjes dhe pstaj te ngrhet nje grup pune me njerez specialista vendas e te huaj te hartojne nje ligj per sportin qe te jete inkurajus per sportin.Kete nuk mund ta beje z.Ylli me ministren e finaces.Bastet sportive sic kane
    qene organizuar nuk duhet te hapen.

  14. Ladi says:

    Lerini te vazhdojn pafundsisht bojkotin…
    Lerini ne rrugen qe kane zgjedhur…
    Personalish por edhe familjarisht, madje me soj e srrollopin tim nuk ma ndjen, ( nuk na e ndjen) fare se cfare zgjedh te beje federata e futbollit…
    A. Duka ka hallin e vellait te tij qe E. Rama te mos t’ja djege ne keto zgjedhje! – e kush dy gram tru e kupton kete loje te qelbur! – lere pastaj Koqe Kokdhjerin pas kuintave..
    E. Rama: nese i do votat e qytetareve – mos u perzje me keto mbetje kuterbuse nga e shkuara qe duam ti hedhim prapa..

  15. xhemal says:

    po ky cpati ..qe ju kujtuan baset ne kohe epidemije……i shkreti ka rreshqitur …. o ylll vetem emrin ke te tille brenda je bloze

  16. Neri says:

    O ylli trapi, kaqbudalla eshte ky milet sa te besoje qe ti e dashur shume futbollin. O debil. E di ti tashi qe trajneri krujes Dane Ndreu do ja qika robt basteve. Do bokan gjysmen e krujes milionere se shofin si e ploteso Danja (1, x apo 2) dhe ashtu e plotesojne ??? e sigurt tashi qe tirana kuksi apo partizanı durrsi bien nga kategoria. ???

  17. rexha 10 says:

    MORE FIDEL KASTRO ,KOMUNISTE I VJETER,PO FILLUAN BASTET DO TE SHITEN EDHE GRATE .PRANDAJE TJETER GJE ESHTE LLOTA E SPORTIT ,DHE TJETER GJE BASTET. LLotat vendosen ku ka gola me shume,ose sa mbaron pjesa e pare .PASTAJE KLUBET NUKE MUNDE TE SISTEMOHEN ME TAKSAT E POPULLIT SICE BENE LALI ERI.PO INVESTOI SHTETI NE FEDERATEN E FUTBOLLIT ,ATHERE FEDERATA DUHET TIA KTHEJE SHPENZIMET ME INTERES.UNE NUKE DUA TE SHIKOJE FUTBOLL,PASIONI IME ESHTE GJUETIA.EDHE KY ESHTE NJE SPORTE ,A MOSE VELLE EDHE KETU DUHEN BASTET’?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje