Kur Sali Berisha tentoi në vitin 2008 të shiste rërën e Durrësit për italianët

25 Tetor 2020, 22:50Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet mend për një sërë skandalesh të rënda, që i kanë kushtuar shumë popullit shqiptar.

Firmat piramidale, hapja e depove të armëve, anarkia totale në vitin 1997, Gërdeci, 21 Janari, shitja e “Detit”, janë disa prej dosjeve më të zeza të tij.

Po përveç zullumeve që ka bërë si president dhe kryeministër, Sali Berisha do mbahet mend edhe për disa skandale qesharake. Babëzia shkoi deri aty se ai tentoi të shiste edhe rërën e bregdetit të mrekullueshëm që ka Shqipëria.

Ishte pikërisht viti 2008, kur Berisha bëri një marrëveshje të fshehtë për t’i shitur Italisë rërën e Durrësit, lajm që u denoncua në atë kohë edhe në mediat ndërkombëtare.

Gazeta britanike “The Independent” botoi një reportazh në lidhje me marrëveshjen e mundshme mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e rërës nga brigjet shqiptare dhe rregullimin e plazheve të Leçes. Sipas gazetës, tentativa e kryeministrit Sali Berisha për arritjen e kësaj marrëveshjeje dështoi, pasi skandali u bllokua nga socialistët në parlament.

Ish-kryeministri kishte planifikuar që të zbrazte rërën e vijës bregdetare të Durrësit, për të shpëtuar plazhin e San Cataldo, një qytet bregdetar i Leçes, në Pulja.

Në rastin më të mirë, tentativa për shitur rërën e plazheve të mrekullueshme që ka Shqipëria, tregon mungesën e vizionit që kishte Sali Berisha për zhvillimin e turizmit, sektori jetik i Shqipërisë.

Pjesë nga shkrimi i britanikes The Independent në 2008:

Personi më i rëndësishëm i politikës është Adriana Poli Bortone, Senatore, ish-Kryebashkiake, tashmë Zv.kryebashkiake, gruaja që ka shtyrë më tej planin për shpëtimin e plazhit të qytetit. “Gjendemi përballë një sërë sfidash të gjata në rajonin e Puljas, të cilat rrezikojnë të prishin punën e gjatë të Këshillit të Leçes gjithë këto vite në studime të nivelit të lartë, në të mirë të zëvendësimit të rërës, studime që duhet të ishin mbikëqyrur nga Rajoni.

Tani rreziku është se autoritetet e rajonit nuk janë në gjendje të prezantojnë planin e tyre të bregdetit brenda fundit të vitit dhe subvencioni prej 5,5 milionë eurosh lejuar për riparimin e bregdetit të Leçes, nuk do të vihet në zbatim”.

Brindisi dhe politika e aleatëve të tyre në Këshillin Rajonal nuk kanë një buxhet si përgjigje të këtyre. Por La Bortone ka një tjetër kartë nën mëngë. Javën e kaluar, një nga korrespodentët e të përditshmes italiane “La Stampa”, shkruajti: “Brindisi nuk dëshiron të na japë rërën? Më vjen keq, por do ta marrim nga Shqipëria”. Zonja Bortone e gjeti dikë në Adriatik që dëshironte të hynte në lojë. Shqipëria kishte ndihmuar Korfuzin për të rregulluar plazhet e tij; tani kryeministri, Sali Berisha, me të cilin Zonja Bortone ka një marrëdhënie të shkëlqyer, po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Leçen.

Por fatkeqësisht për Leçen, “virusi demokratik” ka mbërritur edhe në Tiranë. Zonja Bortone mund të ketë arritur një bashkëpunim me zotin Berisha, por duket qartë se ai nuk i ka shkuar dot deri në fund punës për të marrë këtë bashkëpunim edhe në Parlamentin e tij.

Rezultati: shqetësimi mes deputetëve shqiptarë këtë fundjavë, me zëvendësliderin e socialistëve, Erion Braçe, i cili ka sulmuar z.Berisha duke thënë se bregdeti shqiptar nuk është pronë personale. Pas këtij është fakti se, kur Shqipëria i dha ndihmë Korfuzit në 1990, ambientalizmi nuk ishte i njohur në Shqipëri; kurse sot është një fuqi për t’u llogaritur. Ndërsa tani, me heqjen e shpresës së fundit, duket se San Cataldos do t’i bëhen ritet përfundimtare.

5 komente në “Kur Sali Berisha tentoi në vitin 2008 të shiste rërën e Durrësit për italianët”

  1. Gjeneral Telini says:

    Reren e Gjipese filloi ta merrte nje grek, qe kish bere te njejten gje edhe ne Peru. Ne ate periudhe, ka qene PS ne qeveri. Minister mjedisi ishte E.Ruka. Rera duhej per plazhet e greqise.
    Pislliqet dhe mashtrmet i kopsiste drejtori i minierave, I.P.
    Ne ate periudhe gazeta Tema ka luajtur nje rol teper pozitiv, duke nxjerre te palarat e menyres se si veprohej. Firma qe merrte reren hiqej si amerikano-shqiptare, kur ne fakt mafiozi i huaj ishte grek, ndersa mafiozi vendas ishte nga drejtoria e minierave, prane ministrise se industrise dhe energjitikes.
    Nqs zoti Baze ka harruar, hapni arkiven e gazetes dhe do te gjeni poshtersira nga te dy krahet e politikes, te cilat ne fakt jane bythe e breke bashke.

  2. k says:

    Nga saliha tek meta ,nga muti tek kaka.

  3. referendum per denimin e sali kriminelit says:

    Krimineli sali do te mbahet mend me shume se vrau preu vodhi dhe talli bythen me shqipkaret dhe nuk ju fut nje gjemb ne kembe

  4. Ne Emer te Popullit Shqiptare

    saMut shpellar brrisha je i Denuar me Vdekje ??

  5. Alban says:

    Shqiperia ka ndihmuar Korfuzin, thote artikulli. Pra qenka bere njehere ky muhabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje