Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit jo vetëm do shpronësohen, por do të shkojnë dhe burgjeve

27 Tetor 2020, 17:09Kronika TEMA

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Padia e kandidatëve për oficerë të BKH është depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Për avokatin Spartak Ngjela këto lëvizje bëhen nga  persona të korruptuar që ishin deri sot brenda sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër Ngjela shtoi se, “të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit nuk kanë lënë gurë pa lëvizur”, por shtoi se, “jo vetëm që do të shpronësohen por do të shkojnë dhe burgjeve”.

“Këta i ka kapur ligji se futën duart në paratë e shtetit do të mundin Uashingtonin këta me fantazma juridike në Tiranë? Shkalla e gjykimit të ka gjykuar vetingun është shkalla më e lartë nuk mund ta rrëzojë askush”, deklaroi Ngjela.

Duke komentuar fondin prej 4 milionë euro për SPAK dhe BKH që parashikon projektbuxheti i vitit 2021, z. Ngjela tha se një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për pagat duke shtua se, “drejtësi pa rroga të larta nuk mund të lejohet. Rrogat qesharake në drejtësi krijuan korrupsionin”.

8 komente në “Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit jo vetëm do shpronësohen, por do të shkojnë dhe burgjeve”

  1. Trotski says:

    Po Kur MO XHAN ???

    1. Erdogani kryetar i ISIS-it says:

      O Gjella o kulish i sistemit, si “patriot” i flakte perse nuk komenton skandalin madhor te xhihadismit Shqiptare, kete emoragji rinie qe ne emer te Islamit u perdoren dhe do te perdoren nga Turqia e Erdoganit.

  2. Të lumtë goja avokat! says:

    Po na gënjeve edhe kësaj radhe zoti Ngjella – dil edhe kërkoji falje publike popullit shqiptar

  3. Të lumtë goja avokat! says:

    Po na gënjeve edhe kësaj radhe zoti Ngjella – dil edhe kërkoji falje publike popullit shqiptar

  4. Nqs nuk eshte plotesishte i sigurt e deshiron ate Shqiperise,
    mban gjall shpresen e shqiptarit dhe ndjell Te Miren per kte popull.
    Kjo eshte nji nder detyrat e patriotit.
    Me te tille Motivues ,oratore ,popujt kan fituar lufta te pashpresa .

  5. Mal Cori says:

    O avokat ! O Taku ! Po ca mut drejtesie pret ti,? A nuk e sheh se me hir e me pahir, me dredhi e ne fshehtesi, Gjykaten Kyshtetuese e kapi Ilir Meta !!!???
    Vitore Tusha, militante e tij. Futi dashnoren e Alibegut, dhe ja kto dite edhe militanten tjeter ate noteren qe shkonte neper mitingjet e Mones.
    Iku dhe gjykata kushtetuese per lesh.

  6. xhoxhi says:

    Kjo është llogjikë.Jepi para me thasë që të luftojnë korupsionin.Bukur shumë jo.Ata edhe do marin pare me thasë edhe do vjedhin zoti Taku.Sa para do marin gjithë njerzit e drejtësisë nuk do jenë vjedhjet dhe kështu më mirë siç ka qënë.Trim i mirë është ai që paguhet si njeri i drejtësisë d.m.th një pagë normale dhe jo me thasë.çfarë ndyshim do ketë një i koruptuar nga një njeri i drejtësisë atëhere?

  7. Gjeopolitika 123 says:

    Kjo eshte ceshtja me kryesore qe shqeteson Washingtonin. Hajde injorant hajde. Po Washingtonit I pelqejne Te korruptuarit o injorant pa vlera sepse i kontrollon dhe i perdor si te doje e i flak si limone Te shtrydhur kur Te doje. Shqiperine do t’ja lene Turqise o trap. Erdogani eshte ai qe do kontrolloje ballkanin do apo nuk do ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje