Barcelona doli në mbremjen djeshme me pikë të plota nga Allianz Stadium, teksa mposhti Juventusin me rezultatin, 0-2. Për katalanasit shënuan Dembele dhe në minutat finale, Lionel Mesi ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh për të vulosur suksesin.
Ndërkohë, edhe pse pritej nga të gjithë, përballja mes Mesit dhe Ronaldos u shty për në ndeshjen e radhës, duke qenë se portugezi është infektuar me COVID-19.
Megjithatë, spektaklin që pritej nga yjet në fushë, u munduan ta bënin Barcelona dhe Juventusi në rrjetet e tyre sociale pas sfidës. Ata që e nisën ishin katalanasit të cilët theksuan se ishin të lumtur që bardhezinjtë patën mundësinë të shihnin më të mirin e të gjithë kohërave (GOAT) në fushën e tyre.
Por, nuk mungoi replika e Juventus të cilët nga ana tjetër i përgatitën rivalët për ndeshjen e kthimit, ku shprehën se më të mirin e të të gjithë kohërave, ata do ta sjellin në Camp Nou.
Një “luftë” e bukur mes dy klubeve, të cilët në këtë rast u dukën si tifozët tipikë të Mesit dhe Ronaldos, të cilët gjithnjë janë duke diskutuar se cili prej tyre është më i mirë, çka është shumë e vështirë të ndahet. 

Ronaldo si pusht munt te jete AS por si futbollist nuk i afrohet apsolutisht MESI-t, aq sa ben Mesi ne nje 90 minutesh Ronaldo nuk munt ta bej ne nje sezon, shkurt MESI eshte me i miri i te gjitha koherave, apsolut UFO.