FOTOT/ Njihuni me kampionen shqiptare në boks: Unë po thyej tabu, je femër e do të të prishet fytyra më këshillonin

29 Tetor 2020, 11:57Sport TEMA

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte në një lidhje boksierja 21-vjeçare Donjeta Sadiku, e cila deri më tani  ka arritur të jetë kampione dhe nënkampione e Europës, nënkampione e botës, kampione e Ballkanit.

Ajo ka arritur të rrëmbejë shumë medalje në turne ndërkombëtare, ashtu siç triumfoi disa ditë më parë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit në Bullgari, ku u shpall fituese e medaljes së argjendtë.

Prej një dekade është pjesë e këtij sporti luftarak, por ja si i kujton ajo fillimet e saj: “Më kanë paragjykuar, por kam qenë e vogël dhe ato paragjykime nuk i kam marrë afër zemrës.

Më thoshin je femër, pse do merresh me boks, do të prishet fytyra, do lëndohesh…

Këto paragjykime vazhdojnë edhe sot me idenë që femra nuk e ka vendin në sportin e boksit megjithatë unë po thyej tabu pasi po marr medalje të shumta në sportin kosovar dhe shqiptar.

Populli duhet të pajtohet se një femër e ka vendin kudo”. 

2 komente në “FOTOT/ Njihuni me kampionen shqiptare në boks: Unë po thyej tabu, je femër e do të të prishet fytyra më këshillonin”

  1. Landi says:

    Respekt per arritjet e tua,qe na nderojne edhe ne!

  2. as me shum as me pak,,. says:

    Një budalle qe gjuan njeriun me grushta
    ne ket sport ariu del kampion – vec futeni ne ring

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje