FSHF zyrtarizon nisjen e futbollit, përveç Kategorisë Superiore

28 Tetor 2020, 11:38Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Ne njoftimin e FSHF-së thuhet se përsa i përket Kategorisë Superiore vendimi do të merret të premten nga mbledhja e presidentëve të klubeve.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

1 komente në “FSHF zyrtarizon nisjen e futbollit, përveç Kategorisë Superiore”

  1. Sportdashes says:

    Mbyllja e basteve falimentoj superioren !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje