Ekskluzive: Kërkesat e Ligës së Futbollit, nesër Fidel Ylli kthen përgjigjen përfundimtare

27 Tetor 2020, 20:35Sport TEMA

Ditën e nesërme qeveria do i kthejë përgjigjen përfundimtare Ligës së Futbollli, në lidhje me kërkesat e tyre.

Burime për Gazetën TemA kanë bërë me dije se do jetë negociatori dhe deputeti Fidel Ylli ai që do i kthejë përgjigjen Ligës së Futbollit.

Nuk dihet nëse qeveria ka bërë më shumë lëshime për të kënaqur Ligën e Futbollit, për të ndërprerë bojkotin e kapionatit

Tashmë, topi do të jetë në fushën e Ligës së Futbollit, e cila pas deklaratës që deputeti Fidel Ylli do t’iu komunikojë, të vendosë për fatin e nisjes së këtij sezoni.

I gjithë aktiviteti futbollistik në vend është ndërprerë prej më shumë se 1 muaji e gjysëm për shkak të bojkotit të vendosur nga Liga e Futbollit, e cila i ka drejtuar 4 pika qeverisë shqiptare.

Ndërsa për 3 pika është arritur marrëveshja, tek ligji i sponsorizimit ende nuk ka një dakordsi. (Fatjon Baze, TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje