Liga e Futbollit kërkesë Fidel Yllit: Mirëpresim përgjigjen nga ana juaj në emër të qeverisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm

27 Tetor 2020, 19:50Sport TEMA

Liga e Futbollit i ka bërë një kërkesë deputetit Fidel Ylli, për të marrë një përgjigje nga ana e tij në lidhje me kërkesat drejtuar qeverisë.

Në letër, Liga vlerëson rolin e deputetit Fidel Ylli në këto negociata, duke pritur nga ana e tij në emër të qeverisë një përgjigje deri të enjte.

Kujtojmë që deputeti Fidel Ylli që u mandatua nga kryeministri Rama për të zgjidhur këtë problem, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm duke bërë përpjekje që futbolli të rikthehet sa më parë.

Por, kapriçot e disa presidentëve duke mos pranuar negociata me Fidel Yllin, vetëm sa shtuan më shumë problematikat, duke e lënë Shqipërinë prej më shumë se 1 muaji e gjysëm pa futboll.

Tashmë, Liga është dorëzuar dhe zgjidhjen e pret nga i “padëshiruari” i tyre.

Burime për Gazetën TemA kanë bërë me dije se këtë të mërkurë deputeti Ylli do i kthejë përgjigjen përfundimtare Ligës së Futbollit.

Më poshtë kërkesa e Ligës së Futbollit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje