Anulohet miqësorja me Gjibraltarin, FSHF zyrtarizon vëllazëroren me Kosovën në 11 nëntor

28 Tetor 2020, 12:53Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.

Pas takimit me Kosovën në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

3 komente në “Anulohet miqësorja me Gjibraltarin, FSHF zyrtarizon vëllazëroren me Kosovën në 11 nëntor”

  1. haha says:

    nuk është vëllazërore por motërzore
    jo seksizmit

  2. emilio says:

    Na cate trapin me “vellazeroren”. Jane shtet tjeter.

  3. Hapu Xhipe says:

    Meqe esht “vellazerore” ta vej barazim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje