Kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të cilin tha se është në pritje të rotacionit politik, por sipas tij kjo do ndodhë për arsye biologjike.
Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se Basha është duke pritur që kryeministri i vendit të pësojë ndonjë goditje, qoftë në sistemin e frymëmarrjes apo të qarkullimit të gjakut, në këtë mënyrë sipas tij, “Luli do behet kreu i qeverisë”
“Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin.
Pra për arsye biologjike, moshe apo goditje të sistemeve të mia të frymëmarrjes apo qarkullimit të gjakut unë të largohem nga jeta e Luli si pasoje e biologjisë të bëhet kryeministër, se tjetër program unë nuk e shoh!
Vizioni i qartë Rama ik, program s’ka!
Ndërsa strategjia është prit biologjinë dhe vazhdo bëj hajgare me aritmetikën. Tha sot 60 pa 15 bëjnë 50 por tamponët”, tha Rama. (TemA)
Nuk largohen diktatorët!
I duket vetja më i miri i shqiptarëve – ky është problem
SHQIPERIA ME PROBLEMET E SAJ GRANDIOSE QE KA,I NEVOITET NJE KRYEMINISTER DHE NJE QEVERI E MIRE, PER TA ZHVILLUAR EKONOMINE E VENDIT, POR KURE LULUSHI BIBILUSHI, NUK MUND TE JETE KRYEMINISTER. LULI ESHTE I SPROVUAR NE SHUME POZICIONE TE LARTA , ISHTE NJE ZERO, ASHTU SIC ESHTE GJITHE PARTIA DEMOKRATIKE✌️?
TE GJITHE DEMOKRATET JANE TE SHTRUDHUR SI LIMON, TANI KANE KATANDISUR CA LLAPAQENA. ?