U kritikua për degjenerimin që përcillte tek të rinjtë, Top Channel: Ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, ka plot  51 milion klikime

29 Tetor 2020, 11:50Lifestyle TEMA

Përputhen është një nga programet më të komentuara së fundmi në rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes degraduese që përcjell te publiku.

Edhe pse gjuha e përdorur, tematikat e përzgjedhura dhe inskenimet e kryera kanë bërë që të klasifikohet si program me një shfaqje të dëmshme për shëndetin psikologjik të të rinjve, autorët kanë zgjedhur të vijojnë më tej pa kryer asnjë reflektim.

Programi më i ri i transmetuar në një fashë orari të pasdites kur ekrani i takon familjes, ka kaluar çdo fantazi erotike apo dhune psikologjike të trajtuar deri më sot në televizionet shqiptare, duke tjetërsuar totalisht edhe versionin origjinal.

Pavarësisht  reagimeve të shumta që janë bërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë, Top Channel ka zgjedhur t’i kundërpërgjigjet përmes shifrave të audiencës.

Televizioni ka bërë një reagim ku thotë se për 38 episode “Përputhen” ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, me plot  51 milion klikime në You Tube.

Ndërkohë, që përveç klikimeve nuk trajtohet asnjë shqetësim i ngritur ku është kërkuar më shumë vetëpërmbajtje.

Në lajmin e përcjellë, në edicionin qëndror TCH shkruan:

“Disa nga programet kanë arritur në shifrën e 1 milion klikime për vetëm 1 episod . Me autorësinë e Olsa Muhametit dhe nën moderimin e Bora Zemanit, ky program tashmë ka hyrë në çdo familje shqiptare ne vend por edhe në diasporë Janë disa vajza përballë djemve, njohjet e tyre, xhelozitë, intrigat disa  nga arsyet që e kanë kthyer këtë reality dashurie në një fenomen. Ngjarjet e së cilës sa vinë dhe bëhen me interesante”, njofton Top Channel. (TemA)

8 komente në “U kritikua për degjenerimin që përcillte tek të rinjtë, Top Channel: Ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, ka plot  51 milion klikime”

  1. LUAN says:

    NUK MATET NJE PROGRAM CILESOR NGA SHIKUESHMERIA. PLEBEJTE DHE LLUMI I SHOQERISE JANE ME SHUME NE NUMER , POR KJO NUK DO TE THOTE TI EDUKOSH ENDE ME KEQ. PERPIQUNI TE NDERTONI PROGRAME EDUKATIVE DHE JO TE TERHIQNI SHIKUESHMERI ME DISA GAGAREL DHE ALABAK.

    1. Mandravellua says:

      Luan , ke te drejte dhe te perkrah totalisht. Kjo eshte nje tendence e frikshme qe ka mberthyer gjithe mediat e planetit.
      Kudo, qofte dhe ato me serioze te botes, vleresohet dhe promovohet me shume Kardash-sja dhe sojsorollopi i saj, se sa ato miliona vajza qe jetojne me integritet dhe kontrbuojne per nje shoqeri me vlera.

      1. Revizori says:

        Pse merziteni nga Top Channel, dhe nuk merziteni nga realiteti shqipetar.
        Emisioni po nxjerr te palarat e shoqerise dhe ne vend te shajmë emisionin, shoqeria civile duhet te ngreje zerin per nivelin e shkolles se means, dhe nivelin e edukimit ne familje.
        Nuk e prishi emisioni Rinine. E gjeti te prishur, dhe po e demaskon.
        Kjo u pa edhe tek protesta e studenteve. Zero i studentëve inteligjente dhe te edukuar, u mbyt prej atyre qe e kishin shitur veten qe ne ate moshe tek partite. Por rinine shqipetare na e paska prishur Top Channel!!!!!
        Kapeni problemin nga rrenjet dhe Jo nga gjethet. Ky emision tregon vetem nje pjese te vogel te ajsbergut.

  2. Lik says:

    O Topi…klikimet nuk jane like.Shume e shohin programin se duan te dine çfare mendojne nje pjese e rinise se perfaqesuar aty.Pastaj reagimi kunder ishte nga menyra si u trajtua nga ana e Topit debati I Shqipes me ate tipin.
    Na e nxorren si vlere prostituimin me deshire dhe si burim te ardhurash…ku eshte standarti moral qe duhet te kete nje program?

  3. Qyterar i zakonshem says:

    Kjo vertet hap diskutime pa fund. E them kete sepse sistemi demokeatik mbeshtet tek zgjedhja qe ben shumica . Ky numer klikimesh eshte nje zgjedhje e bere me vullnet te lire . Askush nuk te detyron te klikosh apo te shohesh ate kanal tv . Ibsemi tek “Armiku i popullit” ka arsyeruar se shumica e njerezve nuk mund te vendose se çeshte me e mire perderisa te diturit , te mençurit, te urtet (ne kuptimin e atyre qe marin vendime te pjekura) jane gjithmone te paket , si te thuash , me kokrra ne nje komunitet apo shtet peandaj nuk i lihet ne dore shumices qe te caktoje ç’eshte me e mira. Ja ne kete rastin e ketije programi ne tv me duket se ka te drejte. Vertet revolucionin e bejne turmat por duhet te udhehiqen nga te mençurit se po te qelloje qe te drejtohen nga budallenjte…………..

  4. remarku says:

    PSE LOHHENI ME EMISIONE NESE JU DUHET SHIKUSHMERIA..,NXIRNI NJERZ LAKURIQ DHE DO TE KENI SHIKUSHMERI TE LART…KJO ESHTE MISJONI I MIEDIAVE….TURP!

  5. Qinan Karmadhi says:

    Epo,me dhimbje,duhet pranu se bota po shkon drejt rruges se karpidhnimit demokratik.
    Pra shumica e njerzve,demokraci pra ,pelqen kar dhe pidh.
    A se shifni se ku bje era pidh ,ka grumbullime meshkujsh dhe atje ku ngre kryet kari ,per atje drejtohen veshtrimet femnore

  6. t says:

    se kam pare ndonjehere as kam ndermend ta shoh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje