Covid-19 në 24 orë: 7 viktima dhe 241 persona të infektuar

31 Tetor 2020, 16:29Sociale TEMA

Ka pësuar një ulje të lehtë numri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në ditën e fundit nga 1260 testime të kryera, 241 persona të tjerë rezultuan të prekur me Covid-19.

7 persona kanë humbur jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve në 509.

Mes të tjerash në raportin e Ministrisë bëhet me dije se në spitalet Covid janë duke marrë ndihmë mjekësore 319 pacientë, ndërkohë që rastet aktive janë 9177.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje