Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar hapjen e spitalit Covid 3 në QSUT, pas plotësimit të kapaciteteve të dy spitaleve të parë me pacientë të infektuar nga koronavirusi.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat në mënyrë që të shmangin përhapjen e infeksionit.
“Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat: #Maska; #Distanca; #Higjiena”, shkruan ajo.
POSTIMI I PLOTE
Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.
Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.
Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.
Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:
Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:
#Maska; #Distanca; #Higjiena
Zoti thote : ” Ruhu te te ruaj” Thote ,sepse zoti te ka dhene mendjen te degjosh,te mesosh,te vleresosh, te ruhesh. Ndaj nuk vlerezove,po nuk veprove kunder se keqes,athere zoti nuk ka se c’te te bej,sepse e do vet te keqen. Edhe une bej thirrejn : ZBATONI RREGULLAT QE JAPIN SPECIALISTET” Me kovidin po lufton e gjithe bota. Mos degjoni nje te lene nga mendja si Monika Kryemadhi qe thot se po shkove ne kisha e xhami nuk te ze covidi ? A ka njeri ne bote ta besoj kete ? C’eshte Sazan Guri , apo ai avokati i rrugeve ,Koxhaj ? Jane specialist shendetesie ? Edhe mjeket jo specialist,flasin me rezeva e jo me ata ,qofshin edhe me 3 universitete ,po jo te Kristalit, po nuk qene te fushes se mjeksesise e aq me shume specialiste nuk dine gje,nuk dine gje . Dine sa une e sa ti qe lexoijme gazetat …. Ngaj shporreni nga mendja Monika Kryemadhin dhe aq me turp te turpit ,presidentin qe del ne mes te njerezve pa zbatuar rregullin e mbajtjes se maskes. Kesaj i thone qe per inat te vjerres do te fle me mullixhin. Edhe cifti ILIR dhe MONIKa, per inat te Rames nuk venme masken. Do zoti e i shikojme atje ne spital,por ne intubim …
Në parim nuk thotë asgjë të keqe.
Por si mund te dali një personazh publik politik në shërbim të popullit dhe të mos japi dy shifra.
U hap spitali Covid-3 me xxx shtretër.
Duke i çuar kapacitet totale ne Yyy.
Me kaq personel … mjek dhe kaq … ndihmësmjek.
Kaq ambulanca…. në dispozicion, kaq aksekerator etj, etj.
Lere pastaj sa kushtoi…
Por asgjë!
(Nqs kjo quhet transparencë). !!
Pastaj thotë Edi që ja morrën fjalën nga konteksti kësaj ?.