Rritja e të infektuarve: Hap dyert spitali Covid3, shtrohen 6 pacientë

31 Tetor 2020, 10:01Sociale TEMA

Përkeqësimi i situatës në dy spitalet e para me pacientë të infektuar me koronavirus ka bërë që Covid 3 të hapë dyert këtë të shtunë të 31 tetorit.

Sipas News 24, në spitalin Covid3 janë shtruar 6 pacientët e parë.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

1 komente në “Rritja e të infektuarve: Hap dyert spitali Covid3, shtrohen 6 pacientë”

  1. Ministrja artiste says:

    Sa i ka kapacitetet ky spitali Covid-3.
    Se rastet po rriten shpejt me sa po publikojnë…
    Me llogarrit sa kapacitetete kanë.
    Dhe Nqs a ka ndonjë plan rezervë për ndonjë Covid-4…
    (plan po them gjithmonë nqs përkeqësohen keq shifrat)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje