Rama: 1 mijë vende pune direkte nga aeroporti i Kukësit, Berisha e la Rrugën e Kombit rrugëve

31 Tetor 2020, 10:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës, në kantierin e ndërtimit të aeroportit të qytetit.

Rama tha se pas përfundimit të aeroportit të Kukësit do të krijohen 1 mijë vende pune direkte, përveç atyre gjatë fazës së ndërtimit të tij. Ndër të tjera tha se në këtë aeroport do kryhen fluturime që nuk i ka Aeroporti i Tiranës dhe as ai i Prishtinës.

Ndërkohë ai foli dhe për rrugën e Kombit për të cilën u shpreh se ajo u la rrugëve nga PD-ja dhe se mund të inagurohej nga Sali Berisha edhe nëse do të ishte gjysmë gati, por ajo nuk ishte ndërtuar plotësisht.

“Në përpjekje për të komunikuar me të gjithë që kanë dëshirën që ndjen shtysën dhe që ka dhe kurajon për tu bërë pjesë e përpjekjes sonë. Të na bashkohet dhe të shprehë gatishmërinë përmes platformës tonë online që të jetë pjesë e skuadrës së PS-së.

Për një arsye shumë të thjeshtë. Kthesa që kemi marrë dhe ku tanimë kemi hyrë thellë për të filluar të dalim në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër, nuk mund të zbrapset. Shqipëria nuk mund të ngecë ku gjithçka ka nisur të ndryshohet si ky aeroport. Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. 

Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit.

Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar se do të çelej. Ka nga ata që thonë se aeroporti ka qenë gati. Nëse do të ishte gjysmë gati, imagjinoni sa herë do ta kishte inaguruar Saliu.

Ishte një pistë e inaguruar nga Mbreti i Emirateve të Bashkuara i asistuar nga princi i Kurorës. U ndërtua për tu ulur vetëm mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova. Ja ku jemi sot. Është një kantier i madh që është në punë intensivisht, pasi janë zgjidhur problemet me të gjithë banorët përreth. Me një terminal që tashmë ka marrë formë, që dhe një terminal i një aeroporti ndërkombëtar. Do ta kthejmë Kukësin në një pikë referimi.

Do të kthej kuksianët këtu që të votojnë PD-në. Do i sjell PD-së 120 vota këtu. Do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka. Unë kam këmbëngulur pa pushim të ndërtohej aeroporti i Kukësit. Tani duhet ta rihapim pasi u ndërpre për shkak të COVID-it. Edhe po kështu aeroportin e Sarandës. Nëse Shqipëria ka 4 aeroporte, potenciali turistik i Shqipërisë do të rritet shumë. Koncensionari i aeroportit nuk ka konkurrentë, ndaj dhe çmimet në të janë shumë të larta.”- tha Rama.

8 komente në “Rama: 1 mijë vende pune direkte nga aeroporti i Kukësit, Berisha e la Rrugën e Kombit rrugëve”

  1. ilirberisha says:

    hallall.Je njeshi Edi.Po i mbaron punet e atyre hajduteve dhe rrugaceve qe i lane pergjysem dhe me cilesi katastrofike.????????????

    1. Vlora1912 says:

      E vertet..
      Saleh Berrisha me Lylin, pasi i vodhen 400 meleon euro nga rruga e Kuksit, e lan ne mes te rruges.
      *******
      Ndersa ti Smenderbe, sipas Pirdhupalit, e *Vure në Zot* !!!

      Gjith ate investim kolosal prej 1.2 miliatd Euro, nga taksat e njē Populli te Vuajtur si ky Yni, ja dhe ta Gëzoj Kastratit…

      Se nuk i mblidhte dot shteti ato te ardhura..

      Dhe nuk te vjet Turp ta zesh ne gojë,,,,!!???

      Si ti Skenderbe dhe Salehu, apo Lyli me llumi tjeter, jeni njesoj te demshem per kete vend..
      Jeni njelloj keqberes dhe te de.shem per interesat e kombit.

      Jeni njelloj ne Shtetshkatërrim..
      Jeni njelloj në mas të ndyr ndaj Shqiperise, por në menyra te ndryshme…

      *******
      Domethene..
      Te gjith ju bastardet e Estabilishmentit, ja keni punuar te zezat ketij vendi, pavarsisht se me Stile te ndryshme……
      Me ca bojë dhe llafollogji qe dallon nga njeri tjetri, por dëmi ndaj vendit eshte i njejti.

  2. Dori says:

    Ky eshte haber. Njerzit duan pune. Jepi plako.

  3. Brahoo says:

    Po pse thuaj vetem 1000 vende pune o kryeminister ! Pse nuk thuaj 100.000 mije o burri dheut ! Shqiptar jane,kan honger gallatat e Berishes ME VITE e s ‘po hakan shakat e kripura te tujat. Thuaj 100.000 mije ose 1 milion qe te beje buje te pakten se vende pune jane nuk jane kerkesa per viza tek ambasada amerikane….

  4. ERTV says:

    Edo, kritikat nuk i ke për faktin ose qëllimin.
    Por për mënyrën se si. Mungesen e transparencën dhe mos shpalosjen dhe dëgjimin e palëve të interesuara dhe të përfshira.
    Kritikën e ke për PPP dhe VKM.
    Për konçensionet në masë duke kontaktuar gjithë vendin.
    Për faktin se këto po i kalon ne 5 duar të cilët de facto kanë monopolizuar dhe oligopolizuar vendin.
    (Dhe me e keqja është se keta birbo nuk hapin as fronte reale punësimi masive afat mesëm ose gjatë)
    Për faktin se me keto “operacione” po sforcon dhe rrezikon financat reale të vendit.
    Për shkak se po rrit përtej nivelit të këshillueshme borxhet e jashtme dhe të brendshme të vendit.
    Për faktin se ekonomia Shqiptare duke u varur në keto levizje ngelet ende shumë e brishte dhe e riskuar në nivelet makro ekonomik.(përtej mandateve të tua)
    Për faktin se është de facto në një ekonomi e cila bazohet më se shumti në strategji shfrytezuese dhe jo strategjike prodhuese e të mirave materiale dhe shërbimeve.
    Për faktin se është nje ekonomi e cila nuk mund te japi nga pikëpamja strategjike shpejt Boost Ekonomik për rritje të mëdha ekonomike me qellim afrimin sa me shumë e mundur të standarteve te lranuara minimale të EU.
    Kritikë ke se u vonove shumë në krijim zbatimin e refkrmave për vendosjen e shtetit real ligjor.
    Kritikë ke se i gjithë ky mekanizëm po leviz shumë ngadale per te mos thënë fare.
    Kritikë gjithashtu për një qeverisje më të mirë dhe me pak arrogante…
    Kritikë ke se na lodhe me të njëjtat figura dhe personazhe të lodhura Tutti frutti.
    Për më pak show dhe fasada.
    Kuptohet qe ti s’je si ataaa (por jo dhe shumë ndryshe nga ata politikisht)
    (Mezi pres te dali dikush të më shpjegoj realisht se si hapen 1.000 vende pune me një aeroport lokal me fluturime të limituara low-cost dhe të japi garanci se kjo gjëdo të jetë me shumë se nje vit eficente dhe në afat (dyshoj se dhe Rinas ti ketë 1,000 të punësuar direkt dhe indirekt)).
    Edo, bëji të fala, Salih-ut edhe Likes!

  5. Al paci says:

    O kryeminister ca flete nuk fuksionon dot aeroporti i kuksis po leri filmat. Ne vlore dhe munde te dale me fitime po te behet aeroport i se ka popullsi zona vlore fier berat plus turizmi ne sezonin e veres. Ne kukes nuk ka popullsi se te ter kane ikur ne Tiran. P.o. na thoi o kryeminister ato dy vjete e gjysem qe u shtune koncesjonit te rinasiti sa perqinde ju dhane neper llogarite e fsheta qe keni ne ishujt kajman.

  6. AI says:

    1000 indirekte mbase gjate nderttimit por me vone se besoj se do kete me shume se 200…por kush ta haje ta haje tipike…

  7. Shto zero. per ndryshe ske vote prej meje says:

    SA premtim i thate ky 1000 vende, jena mse me qindmijshe se hame ma ate tek.Shtoji te pakten edhe dy a tre zero se, sv ba nami…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje