Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi, 77 vjeçar prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus.
Mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar, shkruan cna.al.
Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.
Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën.
Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lufton për të fituar betejën me virusin e rrezikshëm.Siç duket “lufta” me Covid është beteja e radhës për Koço Devolen, të cilën duhet ta fitojë.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986,
Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.
Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare”. Gjithashtu, Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike.
I madhi Devole. I uroj shërim të shpejtë!
I uroj shërim të shpejtë artistit të madh.
Shërim të shpejtë!
SHerim te shpejte KOCO,artist dhe njeri I denje
Trujt Zoti ! Te pakten je me i mire dhe apolitic se kta artista langaraqet e tjere qe merren me politic dhe shajne Ramen pa lidhje dite e nate
Te urojm sherim te shpejt, e shendet.Jeni e keshtu qofshi si njeriu qe na ben te ndihemi mire ne cdo kohe,por vecarisht ne ket stad te pa konceptuar per cfare po jeton ky komb prej….?
I uroj sherim te shpejte Kocos por fatkeqesisht ne Shqiperi vdekshmeria ne intubum eshte 100%. me vjen shume keq per familjaret ?