"Rindërtimi vijon", Rama: Së shpejti nisim të hidhen themelet e pallateve në kantierin në Thumanë

1 Nëntor 2020, 10:23Sociale TEMA

Kryeministri Rama e ka nisur këtë të dielë me një video nga rindërtimi i Thumanës, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Ai shprehet se puna vazhdon intensivish në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale.

“Vazhdon intensivisht puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale në bashkëpunim me Fondacionin “Firdeus”, e së shpejti nisin të hidhen me fondet e qeverisë edhe themelet e pallateve (ku do të përfshihet edhe kontributi i Behgjet Pacollit), shkollës, kopshtit, ambulancës, njësisë shërbimeve publike si edhe qendrës së re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet” – shkruan Rama.

 

1 komente në ““Rindërtimi vijon”, Rama: Së shpejti nisim të hidhen themelet e pallateve në kantierin në Thumanë”

  1. ERTV says:

    O artist ?
    Kaloi një vit.
    Ende “së shpejti, së shpejti “??
    Apo ke në plan që me këto ndertime (që nuk janë as me paret e qeverisë).
    Do me n’a kerku dhe mandat të 4-të mqs të 3-in “se diskutoke”
    Bëji t’fala Salih-ut, Edo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje