Nga Astrit Patozi
Është për të vënë kujën, kur lexon apo dëgjon delirantë dhe sharlatanë nga anët tona, që përflasin këto ditë me kaq shumë pasion zgjedhjet amerikane.
Në shumicën e rasteve nuk e kanë nga budallallëku apo nga injoranca. Sepse më të zellshmit prej tyre janë hajdutët recidivë të votave, të cilët kërkojnë të gjejnë shokët e tyre edhe aty ku s’janë.
Ngaqë duan të na mbushin mendjen se kështu është kudo në botë, ndaj edhe nuk kemi pse ua marrim për të madhe vesin e tyre çdo dy vjet, sa herë që votohet në Shqipëri.
Natyrisht, nuk kam rrjedhur ende që të hyj në debat me ta për vlerat e çertifikuara amerikane dhe perëndimore, sepse do të ishte mundim i kotë. Fakti që guxojnë të heqin paralele mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i mbyll vetë të gjitha diskutimet.
Por meqë jemi tek kjo temë, ia vlen të shikosh vetëm një moment, se si po numurohet në qendrat e Xhorxhias dhe të Pensilvanisë, ku po vendoset në një farë mënyre, jo vetëm e ardhmja e Amerikës, por e gjithë botës mbarë.
Secili numurues, në punë të vet, që ndan kapicën e votave, pa i hedhur sytë fare nga kolegu përbri, ndërkohë që vendoset me një diferencë tmerrësisht të ngushtë për njeriun më të pushtetshëm të globit.
Përfytyro tavolinat tona të numurimit me 4 apo më shumë çakenj, që ruajnë dhe vjedhin njëri-tjetrin, por më shumë ata që nuk kanë fare përfaqësues, për të zgjedhur këshilltarin e bashkisë së Këlcyrës apo për deputetin e Libofshës.
Ndaj edhe ata që po qësëndisin këto ditë zgjedhjet amerikane janë kryesisht nga kategoria e atyre që i duan patjetër militantë politikë komisionerët dhe numuruesit e proceseve tona të shëmtuara dhe të manipuluara elektorale.
Ti Astrit, je thjesht i nevertshem, sepse qe te flasesh ti per moralitete te tila eshte sikur te flase nje prostitute per vigjerine . Dhe kush flet per vjedhes recidive votash apo manipulime zgjedhjesh …? Ti ..! Ti qe ishe eunuku i bordellos se Berishes , te quajtur Pe.De. , kesaj bande kriminale qe nuk ka asgje te ngjashme me nje parti politike.
O Patoz,mos flit sikur ke kaluar ylberin. Partia jote dhe ti si kuader i saje,e filluat vjedhjen e votes,trainuat te gjithe produktin tuaj se si duhen mbushur e tjetersuar kutite e votimit,se si duhen rrahur kundershtaret,se si duhet genjyer e mashtruar gjithkush qe nuk mendon si ju. PD lindi si parti e shpreses e demokracise dhe u kthye shume shpejt si parti e dhunes,e vrasjeve,e dhunimit,krejtesisht nje parti fashiste. Sot flet nga nje tjeter pozite,si i flakur tej nga kjo parti dhe mendon se je i lare nga zhuli e pislleku qe ju ka mbuluar te gjithe ju te PD. Historia do te flase per te gjithe kete maskarallek qe mbolli kjo parti e qe do duhet kohe te shkulet nga ky vend fatkeq.
Patos mos jep disonformacion.Penssylvania e ka kufir per numurim 0.5 % dhe votat po te rregullta nuk kan mbaru ende se numuruari,aktualisht Biden eshte ne vantazh pikerish 0.5% dhe shte ne rritje deri ne fund,keshtu qe thjesht per informacion,Penssylvania,mund ti kaloje,ashtu siku ja kan dhene projeksionin Mediat e medha,pa u rinumuruar,sepse e jalon kufirin e 0.5%,qe te rinumurohen ne Penssylvania,duhet te vendose nje gjykate,dhe i duhet Trumpit te kerkoje ne gjykate te provoje qe kan qene parregullsi ligjore ne zgjedhje,gje qe eshte vetem blla blla nga ana e Trumbisteve,dhe nuk jane gjukatat te stilit Salist apo te Mona Likes ne Amerike.
Gjeja me e bukur ne kete histori eshte: Lojen e pisllekut te votimeve tek republikat e bananeve si kjo shqiperi e jipnin keta bandite te degjeneruar amerikane ,,,,qe ju doli boja kur nje njeri jashte pisllekut u votua per presidente para 4 vjeteve.Ky mashtrim ka vegjetuar per 80 vjet resht ne USA ,por i fshehur me marifete te mos miresh vesh nga media ,qe eshte strumbullari i degjenerimit te madh. Aty ku eshte folur dhe aty ku flitet per demokraci dhe madheshti te lirise ,aty eshte pislleku ,qe u quajte para 4 viteve [ Mocal i madh qe duhet thare ] Sa te egzistoje mocali i madh amerikan do mesohet qe dhe te vdekurit do te votojne me letra ne poste per te zgjedhur [ krye pisin ]
Trump eshte vete pislliku o katunar prandaj dhe po qan se e di qe do perplaset me drejtesine