Nga Ben Andoni
Shpallja e aktakuzës ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, megjithëse mëtohet se ka qenë e njohur nga qarqe të ndryshme në Kosovë, po sjell trandje dhe një lloj pasigurie në të gjithë shtetin e ri shqiptar.
Duke hequr momentin e parë të befasisë, por që në fakt nuk është i vërtetë, Kosova ose më mirë politikanë, parti dhe instanca kanë qenë të përgatitura.
Nuk janë të kota akuzat e vazhdueshme ndaj ish-presidentit Thaçi, akuzat në rritje të LDK-së për vrasjet pa emër të disa prej anëtarëve të saj dhe kërkesat politike për zgjedhje.
Në fakt, sfida më e madhe për Kosovën është normaliteti dhe mbi të gjitha sjellja e politikanëve të saj si normalë. Një qëndrim që mungon prej vitesh.
Në pozicionin tranzicional të Presidentes së përkohshme, Vjosa Osmani, do jetë në protokoll kreu i parë i shtetit dhe duhet të tregojë barazlargimin nga të gjithë forcat politike, një pozicion jo aq i lehtë për të me atë sjellje në parlament, ashtu si anëtarët e LDK-së duhet të lenë akuzat. Jo më pak Vetëvendosja që e kërkon normalitetin me zgjedhjet e reja, pasi besohet se numrat e saj janë rritur. Këtu nuk po përfshijmë partitë e tjera, që u duhet të marrin veten pas ndalimit të personazheve të tyre.
Larg të gjithës, Kosovës i duhet përballja e parë me akt-akuzën dhe zotësia e avokatëve respektivë të të pandehurve të saj VIP në Hagë, sesa do të jenë të mundshëm të përballojnë malin e akuzave, që rëndon mbi ta dhe që duket se është qepur me kohë të tëra, veçmas punës së të huajve, me asistencën e madhe të zyrtarëve serbë, por qoftë edhe me ndihmën e vetë kosovarëve.
Dhe, normaliteti. Të paktën, Hashim Thaçi në momentin e emocionit të thellë të dorëheqjes e shprehu se tashmë fillon argumenti përballë akuzës dhe Kosova duhet të vazhdojë e qetë dhe normale, ashtu si ish-kryetari i PDK-së, Veseli, e kërkoi nga bashkëpunëtorët e tij: Kërkesën për normalitet.
Tek e fundit, Kosova është mbi të gjitha. Shteti i Kosovës ka marrë jetë dhe po bën udhën e tij, që ndoshta me konjukturat e reja në Evropë mund të shkojë drejt liberalizimit të vizave dhe pse jo ulëses në OKB pretenduar prej kohësh.
Kurse, i takon ekipeve teknike dhe juristëve kosovarë, shqiptarë dhe ata të Maqedonisë, t’i ndihin profesionalisht bashkëpatriotëve të tyre. Nëse kjo kuptohet se është e mundshme dhe profesionalisht e duhura.
Por, ajo që ka Kosova sfidë më të madhe është normaliteti, që mund të vijë edhe me zgjedhje, por më shumë se të gjitha me sjelljen këtej e tutje si normalë të partive dhe zyrtarëve të tyre, ashtu si edhe përballjen normale me sfidat e shtetformimit, të dhimbshme, por që e bëjnë një shtet më të konsoliduar. Kosova e ka nisur udhën e saj drejt shtetit modern të shekullit XXI. (Javanews)
Dikur, dikur, në Shqipëri, në formë anekdote, tregohej një histori nga periudha e merhumit Zog, kur kishte pllakosur zia e bukës, dhe vdisnin njerëzit nga uria, ngrihet një deputet aso kohe, dhe bën një propozim që ti hapim ( ne, Shqipëria) luftë Amerikës. Me këtë rast, Amerika do na pushtojë, dhe rrjedhimisht, do të na mbajë me bukë.
Këtë, e miratuan shumë deputetë të pranishëm.
Më pas kësajë, e merr fjalën një deputet tjetër, i cili, thotë, po sikur ne, me tërë mënd, mbasi jemi trima me fletë (që të hamë munë) ta pushtojmë me të vërtetë Amerikën, kush e mban tërë atë Amerikë me bukë ? Kur ne nuk mbajmë dot vehten ?
Prandaj, Kosova, ta provojë njëherë, ti shpallë luftë Amerikës ?
Kush e di, mbase si dihet !!!
Po pse do ti shpallka lufte Amerikes.Ajo kishte Serbine pa lufte fare.