Jozefina Topalli: Arsyet e rikthimit në politikë! Basha i bëri listat më 2017 me Familjen, Berisha nuk i dha suport

6 Nëntor 2020, 22:45Politika TEMA

Jozefina Topalli pas rikthimit në politikë hodhi poshtë zërat për një kandidim në Tiranë, teksa e quajti një keqkuptim të madh deklaratën se nuk do të kandidonte në Shkodër.

“Nuk kam vendosur të garojë në Tiranë.”

Është një keqkuptim i madh se kudo të  kandidoj”,  tha ajo .

“Kam thënë që betejën më të madhe të jetës sime do ta bëj në Tiranë, pasi kjo nuk është një lëvizje vetëm e qytetit tim të dashur, por është  një lëvizje që shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.

“Sigurisht ka filluar nga Shkodra, është shtrirë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli thotë se PD lindi si një forcë politike që do sillte pluralizmin në vend, por sot është marrë peng nga një grusht njerëzish.

Ajo tha se vendosi të sjellë tani partinë e saj të re “Lëvizja për ndryshim” sepse situata është e vështirë për vendin,prandaj edhe kërkohet medoemos ndryshimi.

Në një intervistë për gazetarin Bepin Kolvata, Topalli është shprehur se ka kaluar tre faza të rëndësishme para se të sillte projektin e saj politik, që kur PD-ja ra nga pushteti.

Faza e parë ka qenë beteja brenda PD-së, tha ajo,  pasi nuk e toleroja të shihja që udhëheqësi i Partisë Demokratike, teksa ishim në opozitë, të mos bënte asgjë dhe asnjë betejë kundër kundërshtarit politik në qeveri pasi kishte një pazar që nuk mund ta imagjinoja.

Faza e dytë ka qene ajo jashtë grupit “kur na dëbuan jashtë klasës politike pasi bëmë betejën kundër dekriminalizimit”. Ajo pretendoi se nën drejtimin e Bashës në PD kërkoheshin njerëz të korruptuar.

Ne fund, u shpreh Topalli, është edhe faza e tretë që tha se besonte dhe shpresonte fort që me një drejtim të ri e të pakorruptuar të ish forcës politike të saj, opozita do ta kishte rrëzuar Ramën prej vitesh dhe nuk do të kishte arritur këtu.

Jozefina Topalli tha se Basha dogji mandatet dhe i fali pushtetin lokal Ramës, pas marrëveshjes që bëri me kryeministrin në vitin 2017.

Topalli tha se nuk beson që Lulzim Basha ka pasur mbështetjen e ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ngriti akuzat se listat e 2017-ës në PD janë krijuar nga familja e kryetarit të opozitës.

Nuk kam asnjë arsye të mendoj se ka patur suport nga Berisha. Unë di që lista është bërë pa pasur mbështetjen e asnjë forumi, por vetëm nga familja e tij.

Ai sigurisht donte që asnjë mos ta pengonte në rrugën e tij”, theksoi ajo në Tv1 Channel

Thelbi i lirisë është  zgjedhja dhe respektimi i zgjedhjes është themelore për njerëzit që besojnë tek demokracia, zgjedhjet pastaj secili i ka të vetat”, u shpreh Topalli.

15 komente në “Jozefina Topalli: Arsyet e rikthimit në politikë! Basha i bëri listat më 2017 me Familjen, Berisha nuk i dha suport”

  1. vlora says:

    Jeni plehra Nuk ua mban bytha dhe e lini menjane Berishen.Jo vetem ju qe ai nuk guxonte pa Berishen po ate periudhe per cdo vendim qe ja kerkonte ambasadori amerikan nuk kishte guxim po i conte te ky qe te vendoste.Tregohuni me kurajo edhe ju e dini qe u shiti Berisha .Ka ardhur koha per te verteten

    1. Azra says:

      Ka ikur koha jote ne Politike Zhelefine… ke pasur mundesi per 17 vite..por ke menduar per bythen tende,te familjareve e miqve. Tani ke pasuri per 7 breza..dhe vendin e ke pas hekurave jo ne parlament

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Duhet ndryshim!
    Dhe Adi Krasta e tha i Pari.
    Në moshën e tretë
    Zhozit, i duhet edhe një ndryshim
    Lëvizja për Ndryshim Hajdari!

  3. Olimpia says:

    Eshte e qarte….Humb Basha ne zgjedhjet e ardheshme dhe natyrisht nuk mund te rrije me ne krye te PD .Berisha si dhelper plake pergatit katapultimin e Topallit ne PD per te evituar daljen ne krye te ndonje personazhi jashte influences se tij.Sepse ne se kjo do te ndodhte ,Berisha do te humbiste kontrollin mbi PD ,e cila eshte thjeshte nje organizate gjysem terroriste tribale ne sherbim te tij dhe grupimit primitiv qe ka rrotull.

  4. Nafia says:

    Kjo skifterja e Saliut kujton se Basha I beri listat me koken e tij, ai dhe shurren nuk e bene pa I mare leje Saliut.

  5. ? says:

    Për zhelesh do të nxjerrin nga politika Shqiptarët .

  6. Realisti says:

    hahahaha… c’kam qesh me kete idioten. Jo se thjesht do te beje te padituren sikur Berisha nuk dinte gje per listat, por per faktin se kjo buce mendon se ky popull ashte aq budalla sa te mos kuptoje lojen e Berishes me kukullat Zhozi dhe Basha. Degjome mua ti pele e Berishes qe ja shkule mire palmen kur ai ishte president. Shko gjeni nje Azem tjeter qe ti bini deres se kryeministrise me qivur te tij se ndryshe ate hajdarin keni per te marre.

  7. Nje qytetar says:

    Nuk arrij ta kuptoj kete Topallin,………………gjithe kohen qe kaloi ne politike ,ka demonstruar nje gjendje MENOPAZE nga menyra se si pushteti e perkedheli pa ane e pa kufi. Dhe tani kjo te habit ,qe nuk njeh as turp, qe don te riciklohet me cdo menyre ne politike qe edhe ne gjume i del PUSHTETI fuqi plote per te prere majtas e djathtas . Nete gjithe historine boterore ,politikane qe kane humbur nje here nuk riciklohen ,nuk kthehen me si nje xhakete e kthyer mbrapsht .Xhozi , sinqerisht me vjen turp kur te shoh ne eksitimin tend per pushtet. Sinqerisht me vjen keq per Ty qe po katandisesh,apo qe je katandisur ne kete derexhe,……………………………….

  8. Salbeu says:

    Ore është në vete kjo. Kjo e heq veten si antikomuniste e tërbuar dhe mbron komunistin nr 1 të Shqipërisë Sali Berishën. Çështë gjithë kjo hipokrizi?

  9. Kavajsi says:

    Ç’na ka gjet.Nje kare me shumë ju shtua spektrit te pafund, te partive politike.Jozi,nje politikane me profil malokje,e nivelit qesharak,por ne fakt injorantet e mbajne si zonje te hekurt.Jozi,e cila u largu nga Sali Berisha,e ka aq frike Salen,sa kurre nuk thote qe me hoqi ai,kurre nuk e qorton ne aspektin politik etj etj.
    Tani,uluni nejun,dhe degjoni budallalliqet e kesaj nja 4 muaj.Eshte cope mishi complet,por aty, budallenjt mbahen te mençur dhe te forte.Edhe Jozi aty hyn.

  10. Iso says:

    Zhelefina! Te uroj per kalimin me sukses te te tri fazave,tani edhe fazen e katert fitimin e NDOC RROKUT do ta kalosh me sukses.Te befte mire!

  11. Vicidoli says:

    U kthyhe zhelefina te prehri i shpedhes vicidolit ku lindi

  12. Dori says:

    Topalli ne PD, eshte e vetmja e djathte. Te tjeret, nje grumbull laramanesh.

  13. Jari says:

    Basha humbet sepse eshte peng i saliut dhe njerezit e kane kuptuar, keta bejne sikur se kuptojne ku eshte thelbi, Jozefina kerkon te japi shprese per permiresimin e demokracise duke kthyer Saliun,nuk i ha me njeri keto, qe te fitojne parti te tjera duhet te mos kene qene sherbyes te krimeve te pushtetit te berishes dhe femijet e tyre pa u distancuar nga ato krime,por berisha kujdeset qe pasardhes te lulit te vere njerez qe jane me dosje te inkriminuar nga pushteti i tije ,nje nga keto eshte dhe jozefina.

  14. Rrok Cubi says:

    Asnjehere nuk te besoj se je kaq naive,nuk ke ndonje shembull te lakmushem ne politike,qe te te bejme elozhe,brutale ne komunikim ,kur ishe ne pushtet,jo e sinqerte tani qe pretendon per ru rifutur ne gare,e verteta juaj ne politike,eshte e hidhur,po mbetet e vertete,ne ate parti,qysh kur u krijua dhe Ramiz Alia emroi kryetar SB,aty pa yzem te tij nuk behet as nje gje,kete ti e di shume mire,po ben sikur,po nuk arrite te analizosh me vertetsi anet negative te atij qe drejton kete formacion,veshtire se mund te vlersohesh me vote,kudo qe te shkosh dhe cfare do levizje politike te besh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje