Mbyllja e grevës së naftëtarëve, Rama: Lajm shumë i mirë, caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem aty

8 Nëntor 2020, 11:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të naftëtarëve për të mbyllur grevën dhe për të dialoguar me shefin e qeverisë për zgjidhjen e problemit që ata kanë me pagat e prapambetura.

Në një postim në twitter teksa e quan një lajm shumë të mirë mbylljen e grevës në Ballsh, Rama kërkon që naftëtarët të caktojnë përfaqësinë, duke premtuar se do të jetë vetë atje ditën e nesërme.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh!

Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku!

Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”- shkruan Rama në Twitter. (TemA)

3 komente në “Mbyllja e grevës së naftëtarëve, Rama: Lajm shumë i mirë, caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem aty”

  1. Kim été says:

    Le të nisin grevë grupi tjetër pasi negociatat me BE-në i sabotuan për qindarka mos ekzistuese.

  2. Sal-serbi. says:

    O “Kimete”! O kurve, qe nxjer vetem helm!…

  3. ana says:

    Greve urie mbi 1 muaj dhe asnje i vdekur!!!!!! Oh sa te mire ushqyer jane shqipetaret dhe vecanerisht naftetaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje