Seanca ndaj ish-krye parlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit në gjykatën e Hagës ka nisur ditën e sotme.
Gjykatësi ka përmendur aktakuzat ndaj Krasniqit.
“Juve akuzoheni për përndjekje burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave, ndalim arbitrat, torturë dhe vrasje e paligjshme”, tha gjykatësi.
Ndërsa Krasniqi, sipas rregullores së Gjykatës ka treguar në shqip identitetin e tij. Ai gjithashtu është shprehur se e ka marrë aktakuzën në gjuhën shqipe dhe e ka kuptuar atë.
“Aktakuzën e kam marrë më 4 nëntor 2020, por pasi kemi ardhur në burgun e Hagës kemi marrë një dosje të korrigjuar, është në gjuhën shqipe dhe e kam kuptuar mirë”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë se edhe Hashim Thaçi do të dalë para Gjykatës së Hagës ditën e sotme.
Unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020. Dua të deklaroj sot se kurrë në jetën tim në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit sa kaq sa më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. si kam trajtuar në këtë mënyrë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha një petkun e njerëzve që janë nën petkun e një krimineli. juve përpiqeni ti ndani Shqipërinë në katolikë e shqiptarë.
Kam disa çështje për aktakuzën, cilësimi i prokurorit se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, shokët e mi familjen time nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë.
Besoj shumë që këtë e di çdo person i arsimuar që jeton në shtet perëndimore që jeton në vlerat e kësaj bote. nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 81 82 më kanë pas dënuar se kam pas lexuar libra dhe se e kam, më shumë kanë pasur të drejtë ata atje se sa .
Është bërë një padrejtësi e madhe, por do ta kaloj. se populli ynë ka një fjalë, që njeriu është më i fortë se sa burri. nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. në seancat e tjera do të hem më shumë. nuk do të ndihesha mirë të isha në krimet e gjenocidit serb.
E gjitha kjo është në Beograd dhe në mbështetësit e politikave të saj kudo qofshin ato”, tha Krasniqi.
te besh qimen tra me ne dhe serbi qe beri genocidi shteteror te jete partner I BE, kjo deshmon anesi flagrante te BE. Koha qe akuzat e ulta ndaj nesh te konvertohen ne akuza parimore ndaj genocidit historik sllavogrek e plehrave prosllav ne BE, sic e beri dikur ne gjyqin e sajuar Dimitrovi ndaj nazisteve. Te dale haptazi e qarte konteksti 1913, antishqiptarizmi traditional ne rrethe te BE, te flitet per genocidin ndaj kosoves e camerise qe bota mbare te shohe se shqiptaret historikisht jane goditur pabesisht nga sllavet e greket me bekimin e prosllaveve ne europe. Ajo foltore ne gjykate te jete foltorja qe gjykon historine antishqiptare nga 1913 e ketej. Ne ka borxhe, ka Europa ndaj nesh
Bravo te qofte Shqipot kan 1emer Shqiptar