"Sido që të jetë fati i 4 zyrtarëve të Kosovës në Hagë lufta e UÇK-së nuk preket"

9 Nëntor 2020, 15:36Rajoni TEMA

Analisti Ben Andoni, u shpreh se është i shqetësuar për faktin se, “sa forcë do të kenë zoti Krasniqi, zoti Thaçi dhe zyrtarët e tjerë të Kosovës për t’i përballur teknikisht akuzat”.

“Presioni shumë i madh për ta ngritur gjykatën ka shkuar në përpjesëtim të zhdrejtë me përgatitjen e Kosovës, që ka ndihmuar vetë që të bëhet kjo gjykatë. Thaçi dhe Veseli i kanë bërë presion njerëzve të tyre që ta votonin këtë institucion. Nga të katër zyrtarët e parë të lartë, Krasniqi është njeriu më i larguar nga akuzat, pasi funksioni i tij ka qenë zëdhënës. Duhet të jemi të bashkuar në këtë moment dhe retorika përçarëse në Shqipëri është e frikshme. Lufta e UÇK-së nuk preket, sido që të jetë fati i këtyre 4 individëve. Në këto momente, këta njerëz kanë nevojë për qetësi dhe këshilla. Zoti Krasniqi më duket pak i papërgatitur për situatën. Mendoj se pozicioni i tij është larg akuzave që janë ngritur kundër tij”, tha Andoni.

“Si ka mundësi që në kohën ku jetojmë, me rrjete sociale, me Kosovën që ka njerëz të arsimuar, është e papërgatitur? Nuk është vetëm fuqia e Serbisë, por pasiviteti. Ka dhe diçka tjetër: në Kosovë, nën zë, ka një lloj dashamirësie që këta njerëz janë në atë pozitë sot sepse u leverdis shumë për situatën politike. Ka pasur disa që kanë thënë se “gjarpri iku nga Kosova”, shtoi Andoni.

Andoni nënvizoi se “pastërtia e luftës së UÇK-së është vijë e kuqe për të gjithë shqiptarët, pastërtia e asaj lufte është patërtia e njerëzve të thjeshtë”. Por, Andoni pati kritika për Thaçin.

“Ata ishin të gjithë idealistë dhe ajo ishte luftë e pastër. Në gjithë këtë kohë, Thaçi kishte të gjitha mundësitë të pastronte veten e vet dhe të përgatitej. Atë që i thuhej shpesh “Ti do të jesh në Hagë”, nuk mund ta negocionte në kurriz të Kosovës. Sado që Thaçi e ka mohuar ndryshimin e territoreve, vetë Bolton ka thënë se ideja për këtë ndryshim ka qenë e ditur prej tij. Është e lehtë që t’u tregosh njerëzve pastërtinë e luftës dhe nga ana tjetër të kërkosh mbrojtje për pozicionin tënd. Më besoni, i vetmi njeri që nuk e dinte, ishte zoti Krasniqi. Në sallën e gjyqit, ai foli si mësues dhe edukator. Krasniqi është prekur te vlerat morale bazë të individit shqiptar. Sot, gjendet në një institucion ku kanë qenë kriminelët më të mëdhenj serbë. Ai nuk e pranon dot në mendjen e tij se si një individ si ai të jetë në të njëjtën bankë të akuzuarish”, u shpreh Ben Andoni.

Kur u pyet se si e sheh fundin e kësaj historie, Andoni tha: “Procesi ka për të zgjatur sepse edhe mënyra se si është përgatitur ka marrë shumë kohë. Mënyra si u paraqit akuza tregon se do të marrë shumë kohë si çështje. Besoj se pala shqiptare nuk mund të ndahet mirë, 100%”.(A2)

2 komente në ““Sido që të jetë fati i 4 zyrtarëve të Kosovës në Hagë lufta e UÇK-së nuk preket””

  1. Tutu says:

    Nga Doktor Zhivago:
    Komandanti Strelnikov: ne emer te vendosjes te drejtesise u bera nje kriminel….gjerat duhet pare me racionalitet…edhe lufta ka rregulla juridike po aq te qarta sa dhe paqja….ne qender te Graçanices ne kunder ekuliber te NEWBORN te vendosur qender te Prishtines eshte vendosur po me keto permasa MISSING ku mbi te jane vendosura qindra foto te serbeve te zhdukur me te gjitha gjenialitet e tyre… per ta kuptuar situaten duhet te dalesh ne te dy anet e problemit…ata zotrinjte po kane shkelur ligjin te pergjigjen… ne te kundert te vertetojne pafajsine…ndryshe nuk behemi evropiane…!

  2. Papi says:

    O andon beni mos u bej vegel apo ke rroge?
    Uck dhe ky gjyq jane dy gjera te ndryshme
    1) nqs kosova do ishte shtet i se drejtes gjykata do ishte ne prishtine dhe jo ne hage
    2) kjo gjykate eshte e kosoves jo gjykate nderkombtare pra jane ne hage vetem se kane frike te rrine ne kosove
    3) kjo gjykate eshte versioni kosovar i spak
    4) qe spak te jape rezultat edhe ai duhet te spostohet ne hage
    5) dhe e fundit… ti do kritikosh shqiperine se rama,berisha,meta nuk metitojne te shkojne ne hage sepse eshte pikerisht kjo pika qe ju vazhdoni te lidhni uck me vrasjet e 2001 per pushtet
    Politika e tiranes eshte tmerruar qe krejt te pushtetshmit e kosoves u moren me pranga, sepse ne ato byrzylyke shohin ngordhjen e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje