Kryetari i PD në Lushnjë avokat i njërit prej personave që u kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi

10 Nëntor 2020, 14:30Kronika TEMA

Pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin, të arrestuarit si bashkëpunëtorë në transportin e 2.6 ton kanabis të kapur në Malin e Zi.

Ndërkohë një nga avokatët që përfaqëson Arlind Tabakun është Sajmir Korreshi, kryetari i PD në Lushnjë.

Në një deklaratë për median pak ditë më parë kreu i PD Lushnjë, shprehej se: Zero prova prokuroria. Arrestim skandal.

Ka vetëm një komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit te kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qenë ne magazinë sepse janë kamerat e sigurisë. Nuk ka asnjë lloj prove nga ana e prokurorisë.

Arlind Tabaku dhe personi tjetër nuk kanë nxjerrë asnjë emër te personave te përfshirë siç pretendohet.

Magazinën shoferi i kamionit ia ka kerkuar me qira sepse i ka thene se dua te merrem me fruta perime duke qene se zona e Lushnjes njihet per ate pune.

Nuk ka asnje prove qe tregon se kamioni eshte ngarkuar me droge tek magazina por vetem shihet duke hyre dhe duke dale.

(TemA)

1 komente në “Kryetari i PD në Lushnjë avokat i njërit prej personave që u kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi”

  1. Juristi says:

    E cfare pastaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje