Shokuese: Një 33-vjeçare nga Lushnja humbet jetën nga koronavirusi, s’kishte asnjë sëmundje tjetër

10 Nëntor 2020, 18:31Sociale TEMA

Të rinjtë përgjithësisht e kalojnë lehtë koronavirusin.

Por, jo gjithmonë ndodh kështu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, një prej viktimave që ka ndërruar jetë 24 orët e fundit, është një vajzë e re.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçare nga Lushnja, e cila nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

“Viktimat janë:  një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

(TemA)

3 komente në “Shokuese: Një 33-vjeçare nga Lushnja humbet jetën nga koronavirusi, s’kishte asnjë sëmundje tjetër”

  1. emigrante says:

    Kjo ministria e shendetsise mos te lere njerezit te vdesin ke shpia por ti trajtoje, jo mbas 20 diteve por qe ne fillim te semundjes cfare mashtrojne kur e dine qe po merr popullsine ne radhe. tampon ktu e masi te vdesin ju qo pergjigjen a kane lujt mendsh

  2. Alb says:

    Ore kjo qe beni ju quhet perhapje paniku jo informim jemi ne nje situat ku shume persona po perballen me covidin dhe keto lajme sa e bejn me te rrezikshme situaten sesa e permisojn dhe nuk mund te thuash ka pas apo jo semundje shoqeruese sepse ka dhe nga ata persona qe se din cfar semundjesh kan apo cfare sjellje ka imuniteti i tyre perkundrejt virusit

  3. Lani says:

    E megjithate ketu ne lagjen time duket se nuk e rruan njeri nga korona. Kemi dy pijetore qe sa nuk shqyhen prej njerezve qe hane qofte me gjize e raki duke filluar nga ora 9.30-10 e mengjezit nga 4-5 vete ne tavolina te vogla e qe me siguri perbejne dhe me te shumtet e atyre qe zene shtreterit ne spitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje