Nga Frrok Çupi
Brenda pak ditësh na janë përplasur fytyrës tri humbje të mëdha:
E para, humbja e luftës në Kosovë që kishte fituar në vitin 1999. Gjykata Speciale në Hagë tani më shfaqet si spitali ku po dërgohen komandantët dhe ushtarët e Luftës, të asaj lufte që krijoji të vetmin shtet të ri në dy shekuj.
E dyta, humbi Amerika. Jo pse humbi Donald Trump (nëse kjo del e vërtetë), por sepse bota po shikon ‘mbretin lakuriq’. Amerika nuk humbi për vete, më shumë humbi për ne; ne tani e tutje nuk kemi një ‘xhami ku falemi’.
E treta, fitoi socializmi që e patën quajtur të humbur përgjatë shtatë dekadave.
Me të tre humbjet kolosale të fundit, popujt kanë fituar një gjë: Kanë mësuar se e kaluara, papritur, kthehet në një vaskë gjigande ku lahen krimet e fajtorëve dhe ku viktimat rrinë përbri dhe këqyrin të pazonja për të dalë nga trauma. Kjo është shumë afër nesh, ose është krejt ajo që ndodh me ne për çdo ditë. A nuk po presim SPAK-un që të na vijë të zbrazë ‘vaskën’ ku po lahen krimet e 30 vjetëve?! Ne po presim, por po presin edhe ata që po lahen në vaskë që të ndryshojnë kohët për ta: Ata fitojnë, ne humbim!. Përderisa humbën të fituarit e Luftës Çlirimtare në Kosovë, përderisa Amerika humbi prej syve tanë, përderisa socializmi që dukej i mundur u kthye botërisht…, atëherë çfarë shpresojmë?!
Çfarë ndodhi në Ballkan ku fitimtari u kthye në humbës, por edhe humbësi nuk fitoi ndonjë gjë të madhe? Nuk mund të them se atëherë fitoi thjesht Kosova dhe humbi thjesht Serbia; ky do të ishte vështrim shumë i ngushtë. Në vitin 1999 fitoi e drejta e një kombi, domethënë fitoi përgjigja e pyetjes ‘pse popujt shkojnë në luftë?’. Kosova fitoi të drejtën për të ‘djersitur’ në punën e ‘hamallit’ për ndërtimin e shtetit të ri. Nga të përfolur si ‘komb jo shtet- formues’ kishim marrë të drejtën historike për të thënë se në një shekull e gjysmë ‘jemi kombi i vetëm’ që morëm të drejtën për shtet të ri. Sigurisht, këtë nuk e kemi humbur, por po humb shkëlqimi i fitores. Madje edhe Serbia po humb një gjë të madhe, sipas traditës Ballkanike: Po humb të drejtën për të qenë e gëzuar pse ‘armiku im’ (Kosova), është një shtet i bukur! Këtu ka ndodhur që fitimtari ka kujtesë të ndryshme nga humbësi, dhe vice- vërsa, për të njëjtën gjë. U desh vetëm një sekondë që dikush që përgjonte shtetin e ri, të kthente gjithë rrotën e historisë dhe t’i dërgonte kosovarët në burg. Qëllimi mund të jetë ndezja e një konflikti të dytë.
Po shkëlqimi i Amerikës po bie?
Mes nesh, që sot, ata që nuk e duan Amerikën, ata janë superiorët. Madje mund të kthehen në superiorë edhe ‘zyrtarët e mëdhenj’ të krimit për të cilët po ndërtohej burgu i Reçit. Gazetarët që kanë shkruar kundër tyre dhe prokurorët që kanë mbushur dosjet, mund të jenë më të rrezikuarit. Në subkonshin e tyre ‘peshqit’ mund të jenë duke thënë ‘hë mo!, ku e keni Amerikën!? Apo doni të vidhni vota edhe ju?…’. U deshën vetëm pak sekonda, aq sa u mor vesh se 80 milionë votues me postë i morën fletët e votimit pa i porositur (Fox News sot), ose që të merrej vesh se boksieri Joe Freizer (vdekur në 7 nëntor 2011) ka votuar në 2020 në një qendër votimi në Pansilvani. Sipas të dhënave të mediave, 21 mijë të vdekur kanë votuar vetëm në këtë shtet… Atëherë çfarë të bëjmë me Altarin? Misionari katolik italian, At Domeniko Pazi pat shkruar për vuajtjet e njerëzve se ku të ngrinin altarin. Ai shikonte varfëri dhe nuk gjente vend për altarin…, ku?
Ndërsa socializmi, me sa duket, po mbulon prapë globin. Përderisa sot media në Shtetet e Bashkuara (Fox News, edhe kjo thuajse e majtë) po tronditej pas një interviste të zonjës Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Demokratëve. Gazetarët e kishin pyetur nëse do ta denonconte socializmin që tashmë është kthyer në pjesë të ideologjisë dhe anëtarësisë së Demokratëve, por ajo nuk ka pranuar. Në vitin 2019 ajo e kishte denoncuar fort, por atëherë e majta ekstreme ende nuk kishte hyrë në partinë e saj. Rasti nuk është i vetëm, por është thjesht kulmor, pasi ndodh në një nga shtyllat e politikës amerikane. Por në botë, edhe në Perëndim, qeveritë dogmatike e demagogjike po rrënjosen më thellë. Duket si paradoks, sepse ne kemi shikuar pa pikë dyshimi andej nga Perëndimi për të gjetur jo socializëm…, por ja që ndryshoi puna. Socializmi tani është fitimtar. A ndodhi papritur?
… Nuk është nevoja që të përpiqesh shumë që ta marrësh një perandori, ka një ushtri skllevërish që e bëjnë këtë, thuhet në një saying të lashtë
Trumpit e trumpistave robte ku ti kene!
Zoti Frroku, analiza e jote ka kaq shum mungese kohezjoni saqe nuk ja vlen ta analizosh ne hollesi sepse e ke bere lemsh. Ne amerike, opsioni i votimit perpara zgjedhjeve nuk eshte shpikur kete vit por ka dekada qe perdoret sa here behen zgjedhjet presidencjale. Kete vit, si asnjehere me para njerzit kane preferuar te votojne ne shtepi pasi situata me COVID-19 eshte shum e rende ne Amerike. Ku i ke faktet se kane votuar te vdekurit? E din sa eshte penaliteti per manipulimin e votes ne Amerike? Nuk eshte faji i demokratve qe rrepublikant jane te paafte te votojne me poste ngaqe kane problem me leximin.
Po cfare te keqe ka socializmi o tru-ndryshkur? Sudia, Danimarka, Norvegjia, Zelanda e Re, Kanadja dhe te gjitha vendet e zhvillura kane sistemin socialist. Cfare te mirash perfiton populli nga oligarket Republikan ne Amerike? Me mira njerz flejne nen-ura, parqe, shtepi te rrenura apo ne garage ne Amerike. Meqense qenke shqetesuar per padrejtesine ndaj komondantve te UCKs, ti duhet te ndihesh mire qe ne Shtepine e Bardhe do vije nje President qe e perkrah kauzen shqiptare. Trumpi eshte nje filo Rus.
Nuk do zgjatem me shum se nuk ja vlen.
? mind te shkruajme volume te tera po Frroku eshte as mish as peshk si saliu ka kapercyer ylberin .po ndryshe nga frymezuesi i tij kete e ben pas cdo ves shiu…i trembet socializmit …mire po nuk tregon arsyet e kete e ben me djallezi..ka harruar se ne demokraci cdo ide mund te realizohet nepermjet paqes ,lirise,drejtesise,barazise mundesis se barabarte per te gjithe qytetaret per tu shkolluar ,mjekuar ,organizuar ne cdo fushe .e nepermjet zgjedhjeve te ushtroje pushtetin per te realizuar idete ..te na e thote frroku se demokracia e perjashton idene socisliste..atehere frroku eshte nje mbeturine e germadhes naziste
More ti Angjelin. Thua Republikanet nuk ditkan te lexojne. Ti je kokrra e injorantit te races. Meso more karas te shkruash shqip per vehten tende.
Te lutem Republikan “As” pse ofendohesh. As emrin e plote se shkruan dot. Pse te djeg! Nuk ja vlen te replikoj me idjoter si ti.
Froku i lajthitur ka qene, por pse te mos i thote edhe ai mendimet e tij? Ne demokraci secili ka te drejte te shprehe ate qe mendon, edhe Frok Cupi!
Ai ka plotesisht te drejte te jete adhurues i Donalt Trump te cilit i numeruan mbi njezet mije genjeshtra gjate kater vjeteve te presidences se tij.
Hera e pare qe nuk me ka pelqyer Frroku. Une e kuptoj simpatine e tij per Trump dhe nuk ka asgje te keqe, por analiza e mesiperme eshte shume messed up. Frroku eshte pende e arte por dhe pena te tilla kane shkarje.
Shkrim brilant.Sa do shkelje qe te jene bere,se pyell pa derra nuk ka.Amerika eshte shtet ligjor,asgje nuk ndryshon,as ne politiken e brendeshme dhe ne ate te jashteme.Ne shqiptaret nuk duhet te merakosemi shume.
Frrok, pse shkallon nga njehere? Qenia jote kaq fanatik nuk ja vlen sepse edhe nje katolik mund te behet synet pa deshiren e tij por nga nevoja qe imponon mjeku, prandaj nuk eshte Trampi ai qe do shpetonte kete bote, por ishte nje fatalitet dhe nje degradim i Amerikes qe mori ai fuqine per te pasur boten nen thunder. Trampi shkaterroi boten me keq se covidi, ku i dihet qe covidi mund te jete dhe prodhim i tij. Dil nga unesko, dil nga ambjenti, pergatitje per te dale nga nato dhe ne fund te dale dhe nga okb-ja ne nje kohe qe bota e ka domosdoshmeri bashkimin dhe jo ndarjen. Ai eshte nje multimiljarder kurvar qe nuk i vlen asgje veç egoizmit te tij per te sunduar, i papergjegjshem, i pamoralshem dhe antinjerezor. Do me thuash pati ngritje ekonomike? Nuk e besoj, por dalja nga keto organizma me larte, beri qe te mos paguante taksat per to dhe nuk eshte se pati zhvillim ekonomik, jane leket qe nuk ka paguar, pastaj sa miljon i ka borxh Trampi nga bisnesi i tij dhe s’i ka shlyer?! Besoj keto jane argumenta konkrete dhe jo fanatizmi.
Or Frrok! Vetem sjellja aspak korrekte me Europen ( ndaloi europeanet te shkonin ne Amerike) ne kohe pandemie e turperon Trampin dhe politiken Amerikane. Eshte erende or Frrok djali!