Pacolli publikon letrën që i dërgoi Berishës në 2011: Të bëhemi bashkë kundër raportit të Dick Marty (17 ditë më vonë votoi pro në KE)

11 Nëntor 2020, 15:47Politika TEMA

Teksa e gjithë vëmendja është rikthyer tek raporti i Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë, që akuzon luftëtarë të UÇK dhe drejtues politikë të saj per disa akuza, ish-presidenti Behgjet Pacolli ka risjellë në vëmendje një letër drejtuar më 9 janar të 2011-ës Sali Berishës, në atë kohë kryeministër.

Në letrën në fjalë, Pacolli i ka kërkuar Berishës, që qeveria shqiptarë mos të mbështesë raportin e Marty, i cili i hapi rrugë dhe krijimit të Gjykatë Speciale në Hagë, ku aktualisht në bankën e të akuzuarve janë zërat më të fortë të politikës kosovare, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, si dhe Kadri Veseli.

Pacolli i ka kërkuar Berishës mbledhjen e një tryeze mbarëkombëtare të krerëve të partive parlamentare shqiptare, ku duhet të diskutohet për një dokument politik, një letër drejtuar të gjitha kancelarive perëndimore në emër të kombit shqiptar. Në këtë letër ne duhet të kërkohej hedhja poshtë e projektit të Martyt, të Serbisë, e pse jo dhe të ndonjë sponsori të saj për të fajësuar kolektivisht shqiptarët si komb.

Ndër të tjera Pacolli theksonte se është me rëndësi që të koordinoheshin me Perëndimin për hapat e nevojshëm në hedhje poshtë të projektrezolutës dhe për pasojë të raportit famëkeq të Dick Marty-t

Vetem 17 dite me vone, me 26 janar 2011 Berisha votoi pro raportit ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes. Dhe nje vit me vone qeveria shqiptare miratoi nje vendim pro hyrjes se EULEX per hetime ne Shqiperi, bazuar ne kete raporet!

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,

Shkëlqesisë së tij, zotit Sali Berisha

I dashur kryeministër i vendit amë,

Duke vlerësuar përparimet e Shqipërisë nën drejtimin Tuaj, në emër të Koalicionit Kosova e Re, një koalicion partish ku bëjnë pjesë një numër i madh personalitetesh të shoqërisë sonë, nga shoqëria civile, lufta çlirimtare, bota akademike, biznesi, etj, do të kërkoja ndihmën Tuaj për një shqetësim të përbashkët kombëtar. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin raport të parlamentarit zviceran Dik Marty, i cili synon të njollosë kombin tonë me akuza të neveritshme për ndërgjegjen njerëzore siç është trafiku i organeve.

Ky angazhim imi në drejtim të mbrojtjes së imazhit tonë kombëtar ka një vijimësi të hershme, madje dhe në lidhje me akuzat që Dik Marti i rimori prej koleges së tij Karla Del Ponte. Por sot jemi në një situatë të re. Me raportin e tij Dik Marti arriti “sukses me tituj mediesh” siç thoshte ish sekretari britanik i shtetit për Evropën, Denis MC Shane. Ndërkohë sot ai po synon të shndërrojë në dokument politik, në rezolutë të KE-së, një tekst plot akuza për kombin shqiptar dhe Perëndimin. Ky zotëri, me mbështetjen e Serbisë, për të cilën nuk e ka fshehur kurrë simpatinë, synon që Këshilli i Europës në një situatë paprecedent t’i japë urdhra Bashkimit Europian për të provuar fajësinë tonë!
Siç e keni thënë dhe Ju, ky tekst është riciklim i akuzave të Beogradit, që janë më të hershme, Ato përfshijnë mes tyre dhe akuza që fajësonin deri dhe ish kryeadministratorin e parë ndërkombëtar të Kosovës, ish ministrin e jashtëm të Francës, dr. Bernard Kushner si pjesëmarrës në operacione për heqjen e organeve, robërve serbë apo dhe NATO-n që ofronte baza në Gjermani për këto operacione! (gazeta serbe Kurir në 2006). Pastaj u akuzua ish kryeministri Rexhepi, për shkak të kaluarës së tij si mjek, etj, etj shpifje që mesa duket nuk paskan mbaruar. Kjo situatë është krijuar dhe falë një apatie të shtetit tonë të ri të dëshiruar për marrëdhënie paqësore me fqinjët.

Gënjeshtra është si vaji, ajo pluskon mbi të vërtetën, ka thënë një poet polak. Prej një kohe bukur të gjatë ne nuk i kemi kërkuar llogari fqinjit tonë verior, Serbisë, për dhjetra mijë qytetarët tanë të vrarë, trupat e të cilëve janë futur dhe në furra fabrikash; për qindra të zhdukurit; për qindra mijë shtëpitë e dëmtuara; qindra objektet e kultit të shkatërruara, për ekonominë e rrënuar, prej trupave të rregullta dhe paramilitare të këtij vendi. Askush nga ne, nuk ka vënë kusht kërkesën e faljes prej Serbisë para çdo procesi negociatash. Përkundrazi, ne po lejojmë që Serbia të shpikë gënjeshtra që po pluskojnë mbi të vërtetën tonë tragjike të gjenocidit serb mbi shqiptarët!
Në këto kushte, ne duhet të reagojmë për t’ia hequr njëherë e mirë nga supet kombit tonë këto akuza të ricikluara. Ne e vlerësojmë shumë faktin se Ju vendosët personalisht të shkoni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 24 janar për t’i hedhur poshtë këto akuza.

Në përpjekjet e mia në favor të kauzës sonë kombëtare që shkojnë nga lobimi për pavarësi, tek ai për njohjet e shtetësisë së Kosovës prej 26 vendeve, unë e konsideroj angazhimin për rrëzimin e projektrezolutës së Martit, dhe për pasojë dhe të raportit të tij, si angazhim jetik. Nga bisedat e mia me kolegë, edhe në Shqipëri, ku dua të përmend zotin Shpëtim Idrizi, kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, nga konsultimet me ekspertë, me diplomatë të shquar, ne kemi arritur në përfundimin se akuzat formalisht të Dik Martit mund të hidhen poshtë me një akt të vetëm: rrëzimin e projektrezolutës së tij në 24 janar. Kuptimi simbolik i këtij rrëzimi do të ishte se bota, se Europa e qytetëruar nuk i besoi këtyre akuzave. Për këtë qëllim ne mendojmë se duhet punuar në këto drejtime:

1. Thirrjen nga ana Juaj të një tryeze mbarëkombëtare të krerëve të partive parlamentare shqiptare, ku duhet të diskutohet për një dokument politik, një letër drejtuar të gjitha kancelarive perëndimore në emër të kombit shqiptar. Në këtë letër ne duhet të kërkojmë hedhjen poshtë të projektit të Martit, të Serbisë, e pse jo dhe të ndonjë sponsori të saj për të fajësuar kolektivisht shqiptarët si komb.

2. Ne duhet të koordinohemi me Perëndimin për hapat e nevojshëm në hedhje poshtë të projektrezolutës dhe për pasojë të raportit famëkeq të Dik Martit.

3. Ne duhet të shprehim gatishmërinë për hetime ndërkombëtare, por jo sipas urdhrave të Dik Martit, që kërkon t’ia atribuojë këto urdhra Këshillit të Europës. Ne i pranojmë hetimet vetëm nga institucionet ekzistuese të mandatuara për hetim si EULEX-i, në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ne mund të pranojmë dhe një grup ekspertësh me renome ndërkombëtare që të zhvillojnë këtë hetim, brenda kuadrit ligjor ndërkombëtar.
Unë e di se një pjesë të këtyre hapave Ju, shteti amë, keni nisur t’i bëni prej kohësh. Por në optikën time, që i sheh tre momentet brenda një qasjeje integrale, takimi mbarëkombëtar është thelbësor. Ai do të tregojë forcë, unitet, duke mos rënë pre e qëllimeve të ulëta të ideatorëve të raportit për të përçarë faktorët politikë të hapësirës sonë kombëtare. Ju zotëri Sali Berisha keni autoritetin personal t’i thirrni liderët e kësaj hapësire në një tubim mbarëkombëtar.

Nga ky tubim, unik në historinë e pluralizmit në viset tona, nga ky demonstrim i unitetit dhe forcës së faktorit shqiptar përballë akuzave monstruoze të Serbisë, Perëndimi do ta kuptojë forcën tonë si faktor i përbashkuar, forcën e aleatit më të mirë të perëndimorëve në Ballkan. Bashkimi i forcës sonë me ofrimin e së vërtetës mbi akuzat e Martit, do të prodhojë forcën e të vërtetës!

Unë jam i bindur se Ju zoti Berisha do ta pranoni këtë ide, të njoftuar publikisht nga një artikull që botova sot. Jam i gatshëm të udhëtoj në Tiranë për t’Jua paraqitur më detajisht iniciativën. Besoj shumë se Ju do ta jetësoni takimin para udhëtimit Tuaj në Strasburg. Unë do doja shumë ndërkohë që kolegët e mi të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë, e cila ka gjithashtu delegacion parlamentar në Këshillin e Europës, të kapërcejnë dasitë e tyre politike të brendshme dhe t’i përgjigjen kësaj thirrje Tuajës. Nga simbolika e këtij takimi, me vlerë kombëtare, kur të shohim sa shumë jemi, dhe sa mirë do ndihemi bashkë, do të dalin mesazhe me vlerë për të gjithë!

Me bindjen e thellë në mirëkuptimin Tuaj,
Me respekt,
Juaji Behgjet Pacolli
Prishtinë, 9 janar 2011

25 komente në “Pacolli publikon letrën që i dërgoi Berishës në 2011: Të bëhemi bashkë kundër raportit të Dick Marty (17 ditë më vonë votoi pro në KE)”

  1. ilirberisha says:

    Po ku i kihet bese ketij Sali krimineli.Ai eshte nje serb i lindur ne gjak dhe ne ADN.Ai eshte mortja e kombit shqipetar.

  2. Gazetarja says:

    Njeriu qe fatkeqesisht njollosi ne arenen nderkombetare shqiptarizmin…..Krijoi pas viteve 90 njeriun e ri te shpelare nga dogmat e komunizmit, e te mbeshtjelle ngrohte nga ato te Salinizmit…. Figura me e peshtire ne historinre e popullit tone ! Cdo gje te shemtuar qe beri ne jeten e vet e beri me piksynime perfitimi dhe percarje per te zgjatur sundimin e tij !
    Ah moj Sheqere , qe na zeherose !

  3. Konica Usa says:

    Hemo Sali mut qeni cfare do thush tani,po ti o Ilir kaka cfare do thuash tani,kujtojme se ne 2011 ministri I jashtem ishte I LSI-leshit.Ju jeni muter, hiqeni tani mbas pilafit patriot,po ne 2011 kur vendosej per imazhin e UCK dhe fati I drejtuesve te saj ju votuat si ruset me serbet,kjo tregon se qendrimi kunder Rambujes I Sali trdhtarit nuk ka qene I tastes is hem.

  4. Konica Usa says:

    Hemo Sali mut qeni cfare do thush tani,po ti o Ilir kaka cfare do thuash tani,kujtojme se ne 2011 ministri I jashtem ishte I LSI-leshit.Ju jeni muter, hiqeni tani mbas pilafit patriot,po ne 2011 kur vendosej per imazhin e UCK dhe fati I drejtuesve te saj ju votuat si ruset me serbet,kjo tregon se qendrimi kunder Rambujes I Sali trdhtarit nuk ka qene I tastesishem

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ja dergove personit te gabuar..

    1. Ilir says:

      E ka votuar populli shqiptar…njeriun e gabuar. Ata qe te sulmojne sot po te thuash qe EDI Rama po punon, osé gjysem fjale te mire e te nxjerin syte . I kemi ne mes tone!

  6. Genti says:

    Berisha beri gjithshka qe mund te sabotonte UCK.Fat qe nuk ishte ne pushtet kur plasi lufta se Milloshevici do ishte akoma gjalle sot dhe do mbreteronte ne Kosove.Po megjithese nuk mundi ta shkaterronte UCK per arsye se nuk u ndodh ne pushtet ne kohen e luftes miratoi vendime qe i sugjeronte Serbia sebashku me armiqte e tjere te kombit shqiptar.Nuk kemi as gjykata as prokurori.

  7. Korabi says:

    He mo shqiptare te Kosoves, qe jeni dashuruar me nje tradhtar te kombit,cfare do na thoni tani,se kundershtimi I mareveshjes ne Rambuje nga tradhtari Sali nuk ju bindi o te verber.

  8. Ibrahimovic says:

    Mjer ata qe besojn e kan besuar tek Sali protopapa

  9. Rroçkopani says:

    Këtë Sal hundrroçkën dhe lul bibilushin e urren Vuçuçi???????

  10. Trotski says:

    Nje prove konkrete per demaskimin e Sali kriminelit dhe Zvarrisja e Domosdoshme e ketij Jeziti ne Tribunal.Ku te marre Denimin qe meriton per te dhene hesap per te gjitha zullumet dhe vrasjet qe ka urdheruar.

  11. Mal Cori says:

    Berisha asht njeriu ma i dashtun nder kosovare, sepse ka dasht me su kojt nonen.
    Dhe n’Kosove kush ta kon nonen, asht baba.

  12. Ilir says:

    E ka votuar populli shqiptar…njeriun e gabuar. Ata qe te sulmojne sot po te thuash qe EDI Rama po punon, osé gjysem fjale te mire e te nxjerin syte . I kemi ne mes tone!

  13. Gri says:

    Te ish per Salen Kosova ishte Krahine vetevedosese brenda Serbise!
    Qendrimi ndaj Rambujes qe degacioni kosovare te mos firmoste eshte aktakuza qe e nxjerre zbuluar para Kosovs dhe Perendimit.
    Te vjen keq per Kosovart e thjeshte kur e mbajne per burre te mire dhe patriot!
    Mjafton kjo qe te pakten te heshtesh!

  14. Dori says:

    Kerkesa e Pacollit e drejte. Po ja ka dergu personit te gabuar. Kjo eshte fatkeqsia jone. Berisha ben ate qe ka bere perhere, kunder shqiprise. Nderkohe Basha zhduk kaseten me krimet serbe.

  15. Titi says:

    Aha…ja paske dergu UDB-se !

  16. rexha 10 says:

    A NUKE E DINTE SE KY BERISHA KISHTE THYER RREGULLAT E BE PER EMBARGON NDAJE SERBISE.PERSE BENI GABIMET TE TILLA ME ATE PERSON QE NJERI NUKE KA QENE KURRE.ME MIRE TIA KISHE DERGUAR LETREN VUCICIT.

  17. Ndroqi says:

    Me vjene sinqerisht keq qe shqipot e Kosoves Jane ta pa formuar,ata I kane dhene besen “bace”Sali tradhtarit dhe nuk levizin nga istikami,megjithese shume fakte vertetojne se eshte tradhtar I kombit shqiptar.

  18. Elton says:

    Ramiz Alia o shkerdhate ,u hakmore duke i vene shqiptareve Saliun .

    1. Rez says:

      Elton, shume e sakte. I keqi do vetem llojin e vet.

  19. Gjetani says:

    O zoti Pacolli ju keni te drejt , por ktyre dobiçave antishqiptar vetem nje burr ja qinte maman por ai ka vdekur , ai i fuste plumbin antishqiptarve se ne te kundert kta pushta kto probleme hapin ndaj kombit dhe atdhetarve te vertetet te kombit ton .

  20. Prostituta Berthamore Sali says:

    Prostituta Kombetare Sali!
    Doktor Mortja!
    i Shiqeres!
    Baba i Xenit& Gites
    gjyshi i Desares!
    mbreti i Tallavase!
    Heroi i injorances!

  21. keqardhje says:

    Nuk e dija qe Bexhet Pacolli ishte kaq atdhetar dhe kaq vizionar. Ndiej nje kenaqesi per kete leter, por nje hidhrim qe Sali Berisha e ka fshehur kaq kohe dhe nuk e ka perfillur si gjithe punet e tjera qe ka bere. Perfundimisht, me duket se ate qe s’e bejne dot prokuroret dhe gjyqtaret brenda territorit shteteror te Republikes se Shqiperise, do ta bejne te huajt. Ata na pushtojne, ata na coptojne, por dhe ata na ndajne.

  22. shkodrani says:

    Gjith ata qe e quajne vehten shqiptare,qe mendojne per te ardhmen e vendit te tyre,duhet te ndihen te turperuar qe nder vite,por dhe sot,kane mbeshtetur dhe mbeshtesin komunistin e pakorrigjueshem,njeriun e dyshimte ne ceshtjet kombetariste.Ai ka kundershtuar dhe nxjerre nga zyra perfaqesues te larte amerikane ne 1994 dhe jo me te shmangte nje votim te tille!Po ta lidhesh kete fakt me miqesine per Fazllicin,futjen e tij ne tryezen e Keshillit te Sigurise ne 2006,fillon dhe behesh konspiracionist pa dashje.Kushdo mund te gjykoje vete!

  23. Noli says:

    Kur do ta kuptojne Kosovaret se Sali Berisha eshte anti Kosov
    e pro Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje