Dashamir Shehi: Meta s’ka detyrim të zgjidhë pandeminë! Panariti nëpunës i Presidencës, nuk zgjidh sfida

12 Nëntor 2020, 18:31Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komenton lëvizjet e fundit në Presidencë, ku ditën e sotme stafit të ndihmësve të kreut të shtetit i është bashkuar edhe ish-ministri i LSI, Edmond Panariti.

Shehi nuk sheh ndonjë zhvillim të rëndësishëm te këto lëvizje, teksa thotë se sfidat që Meta publikoi sot, si pandemia, shpopullimi i vendit etj., “nuk zgjidhen me nënpunës të Presidencës”.

“Presidenti ka shumë punë, por nuk ka detyrim ta zgjidhë pandeminë”, u shpreh ndër të tjera Dashamir Shehi në “AbcNeës”.

“Nuk besoj se zgjidhen sfidat me nënpunësit e Presidencës. Presidenti ka shumë punë, por presidenti nuk ka detyrime ta zgjidhë pandeminë, sepse nuk ka kushtet e mjaftueshme.

Kushtet i ka qeveria, financën, spitalet. Panariti aty sigurisht mund të japë një ndihmë, por ka gjetur një formulë aty për të justifikuar lëvizjet e veta.

Presidenti është zë përfaqësues, përfaqëson unitetin e kombit”, tha Shehi.

1 komente në “Dashamir Shehi: Meta s’ka detyrim të zgjidhë pandeminë! Panariti nëpunës i Presidencës, nuk zgjidh sfida”

  1. ?? says:

    Gëzuar Baftjarit Dasho !
    Hajt me fund vëlla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje