Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë para gazetarëve se në mëngjesin e të enjtes (12 nëntor) ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.
Grupi i Kuintit përbëhet nga: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara
Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën. Siç ka porositur ai, Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë.
“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.
“Pavarësisht se si do të përfundojë kjo telenovelë që po e shikojmë”, theksoi Vuçiq.
Presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Si rezultat i asaj marrëveshjeje, zyra e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) u hap në Beograd.
Thirrje për shumë pjesëtarë të pakicave në administratën shtetërore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar Qeverisë së Serbisë një “kërkesë apo lutje” që të ketë më shumë pjesëtarë të pakicave kombëtare në administratën shtetërore.
“Të mos jenë vetëm partnerët tradicionalë, partia e Ishtvan Pastorit, por edhe pjesëtarët e tjerë të pakicave kombëtare – romët, kroatët, boshnjakët. Ka mjaft përfaqësues të shqiptarëve, me të cilët mund të bisedojmë dhe do t’i lutesha ministres (Gordnana) Qomiq (ministre për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut shoqëror) që të ndikojë në përmirësim edhe më të fuqishëm të pozitës së pjesëtarëve të pakicave kombëtare”, ka deklaruar mes tjerash ai. rel
Ka te drejte te kercenoje, pasi kosovaret po hane kokat e njeri-tjetrit,
tradite e lashte e shqiptareve..
Nuk po kercenon pederasti serv.
Biles po mbrohet sepse ai ka frike dhe jo e kunderta.
Por Me servet nuk ka paqe derisa serbia te zhduket nga harta ose Shqiptaret te marrin perseri qytetit e lashte te Nishit.
?????????ky të ha carin,ky kërcënon nga një anë,Sal hundrroçka nga ana tjeter???? asht hidhnue ,se po u dalin spiet…kurse spurdhjakun lulush ky e urren??
Nuk e dija që edhe vucici përdorte “përmes” dhe jo “nëpërmjet”
latë nam
Nuk e dija që edhe vucici përdorte “përmes” dhe jo “nëpërmjet”
latë nam
Vucic eshte Miloshevici i Dyte..por per Fate te Keq, te Shqipetareve 10-te Miljone SERBE Mendojne si Vucici…
Kosova do te Mbijetoj vetem ne nje BASHKIM KOMBETARE ME SHQIPERINE..Duhet ne Menyre Urgjente…TE KRIJOHET NJE Ushtri e Perbashke nen “Hije”, duhet nje Modernizim i Ushtrise Shqipetare me Teknologji Bashkekohore…dhe jo Kallashe te Viteve 1944-er….
Po pse c´fare do te Presim nga Serbet :TE THONE Urdheroni dhe Bshkohuni???????????
Vucic e di qe Kosova dhe Shqiperia ka vetem karabina dhe fysheke, edhe me fshatare te armatosur e fillon luften, Kosova dhe Shqiperia duhet te jene te pregatitur si nga veriu dhe ne jug ku greku po cone ushtrine ne kufirin Shqipetare, historia perseritet me personazhe te rinj, pregatituni per vehte se Europa gjithmone ka ngrohur duart me zjarret.