Është gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik

15 Nëntor 2020, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk jam i sigurt sa politik ka qenë vendimi i çastit i patrullës së policisë, për ta shoqëruar Kastriot Islamin pse sfidon rregullat publike për pandeminë, por gjeste të tilla duhet deomos të jenë, jo vetëm politike, por dhe të prezantohen në publik si të tilla nga vetë policia.

Pra policia duhet ta prezantonte dhe në publik si gjest simbolik ndaj atyre figurave politike që sfidojnë rregullat dhe ligjet për të na rrezikuar të gjithëve.

Pra nëse ka ndonjë problem në shoqërimin e Kastriot Islamit në polici, nuk është fakti që opozita ankohet se është akt politik. Problemi është se mos nuk e kanë bërë politikisht.

Gjestet ndaj figurave publike në gjithë botën në raport me ligjin janë gjeste politike. Politikanët që refuzojnë zbatimin e ligjit që përbën rrezik publik, ndëshkohen politikisht dhe bëhen shembull për këtë gjë. Madje, dhe kur e bëjnë pa dashje.

Kur e bëjnë me qëllim, si rasti i Islamit, Monikës apo gjithë çetës së idiotëve, që duan të sifdojnë rregullat e pandemisë si lëvizje politike, pa diskutim që duhet t’ju përgjigjesh politikisht. Ndaj policia duhet ta sqarojë këtë pikë. Nëse nuk e ka bërë politikisht ka gabuar.

Në muajin maj, presidenti austriak Alexander van der Bellen vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq. Presidenti i Austrisë e tejkaloi orën 23.00 duke qëndruar në oborrin e restorantit, edhe pse pronari u detyrua të mbyllë restorantin.

Policia e ndëshkoi me një gjobë të rëndë, që shkonte deri në 30 mijë euro ndërsa Presidenti kërkoi falje, për t’u treguar gjithë të tjerëve, që me këtë situatë nuk tolerohet as Presidenti.

E njëjta gjë dhe me figurat publike. Futbollisti i njohur serb i Realit të Madridit, Luka Joviç u ndoq penalisht në Serbi pse festoi ditlindjen në kohë izolimi duke i hapur telashe pa fund.

Ka qindra serbë në mos mijëra, që e kanë thyer karantinën duke festuar ditlindjen, por shembulli jepet me atë që tentojnë ta bëjnë këtë si frymëzim.

Pavarësisht se Kastriot Islami është figurë pa ndonjë vlerë politike për momentin, por fakti që del xhiro me Ilir Metën pa maskë për t’i bërë karshillëk publikut, është mjaftueshëm arsye që të dënohet. Edhe për kaq ai meriton të shoqërohet në komisariat dhe të gjobitet, por edhe të thuhet publikisht që ky është një gjest politik ndaj kujtdo që tenton të frymëzojë shkeljen e ligjit.

Diferenca mes gjobës ndaj një qytetari të thjeshtë që ka harruar maskën, apo nuk do ta vërë, me një politikan që frymëzon mosmbajtjen e maskës, është se ky i fundit është rrezik publik. Ai jo vetëm që duhet shoqëruar e gjobitur, por duhet thënë pa komplekse se goditja ndaj tij është politike, për të edukuar ata që mendojnë se mund të sfidojnë rregullat që përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Fakti që PD dhe gjithë opozita është mobilizuar për të mbrojtur sfidën ndaj rregullave publike, është lëvizje politike kundër rregullave të pandemisë. Presidenti i vendit, është duke krijuar një komitet privat për pandeminë, që të dublojë atë shtetëror dhe të japë direktiva të çartura, siç mund t’i japë truri i tij në këto momente. Lulzim Basha vazhdon të thotë pa u ngatërruar që ka një plan me pesë pika por nuk po e dëgjojnë, ngaqë dyshojnë se ai nuk di të numurojë deri më pesë.

Të tjerë bëjnë thirrje për sfidim të rregullave të maskës apo detyrimeve të tjera të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve. Kjo është e gjitha politikë. Dhe nuk di si mund ti përgjigjesh një lëvizje politike kundër betejës për të përballuar pandeminë, përveçse me gjeste politike.

Qeveria duhet të dalë e ta thotë që Kastriot Islamin dhe gjithë “kaçët” e tjerë, që duan të frymëzojnë thyerjen e rregullave publike për pandeminë, do t’i ndalojë dhe ndëshkojë dhe për arsye politike, për t’i bërë shembull. Asnjë kompleks në këtë drejtim. Gabimi më i madh do të ishte të thuhet që Kastriot Islamin e ndalëm si qytetar pa maskë.

Ai duhet ndaluar si politikan që frymëzon mosmbajtjen e maskës. Dhe duhet bërë shembull bashkë me gjithë ata politikanë apo njerëz publikë, që e bëjnë këtë si sfidë politike.

Mund të tolerosh ndonjë pensionist në moshë të Islamit pa maskë e ta shoqërosh në shtëpi, mund të sillesh mirë me ndonjë fukara që se ka mendjen tek maska se ka 1000 halle, por këta që kanë vetëm një hall, se si të sfidojnë rregullat e pandemisë, jo vetëm që duhen ndëshkuar rëndë, por duhen bërë shembull politik.

42 komente në “Është gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik”

  1. Mal Cori says:

    I habitshem reagimi i presidentit.
    Ai e quante te patolerueshme ate qe ndodhi me Kacin.
    Nuk e di pse ligji sipas presidentit nuk duhet te veproje ndaj politikaneve. A nuk jane te gjithe te barabarte para ligjit? Pse nje qytetar me emrin Kaco mund ti beje karshillek ligjit dhe policise?
    Per mua policia duhet ta kishte rrahur vence Kacon e zi.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Për brirësh e zure demin
      o Mero dhe këtë rradhë
      do shpeguar pse në qiell
      po e ngrënë Kaçin e Bardhë.
      .
      E ke tjerrë mirë e bukur
      ashtu siç di vetëm ti
      po e mbrojën kush e rrahën
      kur Kaçi na ish i zi.
      .
      Çoku kam ca eksperiencë
      dhe pse s’kam titull toktor
      po sa herë ma do zanani
      unë i flas dashit përçor.
      .
      Mase ti nuk je takort
      se u s’bëkam pollitikë
      po kështu, se s’komanohen
      veç e veç dhëntë e dhitë.
      .
      Një gjobë që muarr Kaçi
      bënë punë në njërëzi
      se do thonë e hëngri K..i
      për nevej s’pyet njeri.
      .
      Sa më shumë Kaço gjobiten
      aq më pakë të sëmurë
      do dëgjuar Dollibashët
      të mos bënet katraurë.
      .
      Na këtu maskat i mbajmë
      edhe qefi po s’na deshi
      m’a do mënja se virusi
      do ketë frikë na Kurveleshi.

      P.S.
      Jeshë veshur me të kuqe
      të kuqe kapellë mi kokë
      pamë ndeshjen e futbollit
      unë, Latua dhe ca shokë.
      .
      Ngacmuam dhe pak raki
      e kesh bërë, ballë kazani
      e u ngrohëm se fituam
      me një grup që vij na stani.
      .
      Ne nashti dhe në trapez
      s’rrimë njitur, mbamë distancë
      gotat më nuk i trokasëm
      dhe rakinë e pimë me maskë.
      .
      Me raki, hudhra e qepë
      ki virus trëmet na frika
      e ka thënë me gojë të vetë
      Toktoreshë mender Munika.

      1. B says:

        Cdo dite dhe ne cdo artikull pres bejtet e Gopistit. Je lezeti dhe truri i webit..

      2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Gopist vellai,nuk fjeta mire preme,
        rrotullou anej,rrotullou ketej.
        Mos po i biem me qafe kote Kacos ?
        Jo per gje po me sa mora vesh u’
        tjeter halle keshen pasur ata policet,
        donin xhaketene e Kacos,me xor tj’a rremenin,
        se ajo xhakete pjelle vota.
        Keshen ner men ta varnin aty ne mes te xhadese sa kalon Corrushin.
        Se mallakastriotet keshen mall te math per xhaketen e Kacos.
        Pastaj ,mos harro, PD-ja nisi Sali-hanin ne Kosove,per xhamadanin
        e Mic Sokoklit edhe mileti eshte tromaksur nga Brek’skisha,e nuk thote gje.
        Thone se xhamadani do i sjelle ne pusht-et keta pederat.
        Lesh e lija,sipas gojeve te liga,do venose cizmen e Mones
        dhe nje pale breke te saj mbi kutine e votimit.
        Kohe te liga po kalojme gopist vellai,c’te thome u ‘tjeter?!??

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          .
          Derëziu Alleancë
          qysh ke bërë pa gjumë
          sa me Kaçon, sa me Monën
          paske vojtur shumë.
          .
          Mos u trëm nga çizme & brekë
          mbahu vëlla, mbahu
          nuk ësht’ shpata ka thën’ Gjergji
          po është mëndja dhe krahu.

          1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

            ????

    2. return of the saint says:

      Keta plera qe jane dhurate e sistemit te kaluar majtas dhe djathtas shume shpejt do te jene ne burg jo per xheste banale si puna e ketij don kishoti por per vjedhje ne vazhdimesi te pasurise publike

  2. Tjetri says:

    shto nje L tek rrjeshti i parafundit o mero, se ja paske shtuar fukarait me shume se halet e moniçkes.

  3. Shaqo says:

    …ish person publik, nuk eshte me, eshte si gjithe qytetaret e ketij vendi; eshte profdrrrr ne Paris, le te shkoje atje te thyeje rregullat, pa e sheh te semes,
    Ketu ne Shqiperi ku eshte punesuar ai, nuk kam degjuar se ku, por ne ndonje privat si Malua i Llakatundit.

  4. Kacii zi says:

    Presidenti jone si nga Skrapari qe eshte,ashtu sic tha se do ti pritej dora te sheshi Skenderbej,kushdo qe vjedh zgjedhjet,keshtu duhet te thote qe kush nuk mban maske ti pritet hunda.
    Kacin e zi e kemi monument kulture dhe xhaketa e tij qe e votojne mallakastriotet duhet te vihet ne nevojtore

  5. Astrit says:

    Mund të tolerosh ndonjë pensionist në moshë të Islamit pa maskë e ta shoqërosh në shtëpi, mund të sillesh mirë me ndonjë fukara që se ka mendjen tek maska se ka 1000 halle, por këta që kanë vetëm një hall, se si të sfidojnë rregullat e pandemisë, jo vetëm që duhen ndëshkuar rëndë, por duhen bërë shembull politik.Pra duke e shkerdhyer politikisht .BRAVO Z MERO

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur !!

  7. SHQIPE -FREE says:

    Respekt MERO Per Shkrimin..por Hajde dhe Thuaja “Elites Politike” ne Shqiperi, qe jane Mesuar te “Perkedhelur” dhe “Respektuar” nga ne Mileti , akoma edhe kur na Vrasin,kur na shajne dhe Ofendojne,,Ata “Elita” kane Privilegjin per te Qene Gjithmone ne QOshe te Konakut, kur se te Tjeret Rreth e rrotull vetem Degjojne “Zgjuarsite” e tyre…
    Per c´do Gje qe Ndodhe, per c´do Shkelje te Ligjit, Politkane Shqipetare vene Perpara “Moton per Qellime Politike”..a thua se Lolot Vip-si Berisha Meta, Monika,dhe …dhe Perfundojme me Kacin e zi..Po bejne Mrekullira per ne Miletin.Kokepalare por te “Lumtur”..
    Por e keqja me e madhe dhe me Skandaloze eshte kur del Presidenti i Dhjere dhe nje Hajdut si Ilir Meta, dhe Akuzon dhe shane, duke u pasura nga Krimineli Berisha qe merre ne “Mbrojte” Profesorin e “Nderuar”…dhe Gjithe ata qe e Quajne veten “Opozite” ne Union DO TE SHAJNE Ramen..dhe Policine e tije Politike????????????????Me lapanjoze dhe me Ndyresira nuk u behet nene…
    Ka shume Kriminel Politike ne Shqiperi..qe e kane VENDIN PER Ne Spacin e Lavdishem te nxjerin Krome..por kjo eshte pake:ATA DUHEN DENUAR, sepse kane TRADHETUAR EDHE INTERESAT KOMBETARE….qe ne Listen e Vip-e te mesiper Fusim edhe Lulezim Bashen, por lista do te jete e gjate…………………………………………………….lol

  8. Arbërori says:

    Saktë, bukur, pastër, qartë. Kaç Pislami duhet të ndëshkohet rëndë dhe të bëhet shembull për të gjithë llumrat e tjerë që mundohen të shkelin ligjin në këto kohë të vështira për gjithë botën.

  9. keqardhje says:

    Si gjithmone ne lartesine e mendimit qe kerkon shoqeria , Mero. Po te isha une polic, 30 mije euro gjoba per Kastriotin dhe gjithe dobiçat qe i kane zene nenat ferrave se s’ka se si te jete ndryshe me gjithe keto te keqia qe kane bere. Nje shembull konkret eshte Sali Karxhiçi qe ja dime baben.

  10. Xhezua☹️ says:

    KOQI, MË FAL KAQI I METËS, PO I BËN KARSHILLËK VJERRËS
    O MERO.
    PUNA ËSHTË QË AI QERRATA VIRUS TI PËRDREDH BOLET .
    UROJ QË TA FALI KAQIN .
    SHPRESOJ QË EDHE MUNA TI LUTET ABAZ ALIUT TA MBROJ EDHE KAQIN .AMIN .

  11. Ilir says:

    Duhen ndeshkuar dhe u duhet dhene nje DRU i mire, edhe kryeministri te jete, edhe presidenti te jete. Ky matematicieni pastaj, qe beri dhe llogaritjet e votave ne 2009, do edhe nje hu nga prapa per profesionalizmin qe tregoi… si spiun, kale troje i sali kérrmés.

  12. Gjenerata 1964 says:

    Opo ti ja u cjer masken ketyre kellirave te rrugeve se opozit nuk jane.

  13. Veshgues says:

    Une mendoj se policia duhet ta promovoj si zbatim te ligjit deri te CNN.
    Eshte mire qe edhe Makron ti heq veshin ketij idioti, qe per tu mbrojtur nga gjoba permend doktorimin ne Universitetin e Famshem te SORBONES.
    Eshte e kote te kerkosh nga ky fshatar sjellje civile si te Presidentit te Austrise!

  14. Haka Tekizoti says:

    Drejt fare fare fare.

  15. vlora says:

    Ka dy dite qe u cane gazetat per gjoben e Kastriot Islamit .Gjoba per mua ishte ligjore e jo politike sic pretendojne presidenti i republikes i cili nuk eshte presidenti im sepse mer ne mbrojtje nje shkeles te ligjit.Kaci sa here qe do te vleresoje vehten thot qe jam shkencetar dhe profesor i Sorbones.Po te ishte para viteve 90 do bente sens se ishin te ralle ata qe venin per studime jashte kurse sot ka qindra shqiptare qe jane doktoruar ne universitetet me te mira Angleze,Amerikane,Italiane,Franceze keshtu qe me ate mburje nuk intimidon askend.Sa per ate qe eshte shkencetar kjo eshte fjale e madhe kur te shof cfar shpikje ka bere qe te quhet i tille do ta besoj .Ne mbyllje edhe njehere dua ti them Edi Rames ja punove me pabesi popullit tend qe i solle kete president i cili stimulon shkelesit e ligjit sepse eshte dhe vete i tille

  16. Genci says:

    Si gjithmonë brilant.

  17. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali une mendoj se nuk duhet teperuar me komplimente,
    pooooor kete radhe ma rrembeve nje te tille,kompliment.
    Keto fenomenen ndodhin vetem ne Shqiperi,
    politikanet,sportistet,biznesmenet,drogaxhinjte,kerkojne status te vecante.
    Ligji duhet te jete njelloj per te gjithe.
    Vajza e Presidentit Xhorxh Bush Junior,u ndalua 24 ore,vetem se u kap me alkol,
    nen moshen 18 vjec,ne kohen kur ai ishte President ne detyre.
    Imagjino sikur ne Albanistan policia te ndalonte Argiten apo Xenin
    per 24 ore,ca do bente perbindeshi i Vicit qe doli (Vici-doli)
    (Me kete rast i sugjeroj Gopistit,ta mendoj mire biznesin qe do filloi,
    mos del me mire me vica)?
    Ai kokeqoshja thote une jam Kastriot Islami,
    sikur te ishte Gjergj Kastrioti,i cili per ironi te fatit ,luftoi
    kunder islamit.
    O shqiptar,lerini keto idiotizma ,jo vetem perpara ligji,poooor edhe
    ne jeten normale jemi te gjithe njelloj.
    Apo ben Kastriot Islami ne vend te mutit,bakllava ???
    Ai Kastriot Islami ,qe do mbahet mend per ate shprehjen:
    Une ne Mallakaster edhe xhaketen po te var,
    mallakastriotet do votojne xhaketen time.
    Keshtu jemi ne shqiptaret,gjenetikisht te paisurme genin e inferioritetit.
    Ne respektojme me shume sec duhet:
    Te fortin,te pasurin,te huajin,gjithcka qe na vene perpara.

  18. Kaci duhet te beje shume artikuj per kete rast si psh : kam qene anetar i ppsh , anetar i ps , jam anetar i pdsh ne ikje , do anetaresohem ne lsi , prandaj mos me denoni , se si shkencetar ja pame kombinacionet se c’rezultat i dhane .
    Me keto qe thote e ben kaci , tregon se eshte i semure nga pordhaclleku dhe do bente mire te vizitohej ne Dr Cekja !

  19. Nik says:

    Shume mire Z. Baze, flm

  20. Dash Pacja says:

    A ishe ti doktor, professor i Sorbones dhe Parisit kur kercenove opoziten e asaj kohe ne te cilen po militon se do t’i thyeje kafkat, dhe nderkohe proteston sot ndaj policise rendit mbasi ajo kerkon zbatimin e ligjeve te shtetit !!!!!?????
    Pra ti c’do gje mund te jeshe, por vetem njeri nuk je.

  21. TNT says:

    Je gazetari me i mire ne Bote, gjynah qe jeton ne Shqiperi…. I papare….

  22. xhoxhi says:

    Ky lloj bastardi që behet trim duke thyer regullat e gripit duhet të shkonte i lidhur me hekura në duar dhe jo siç na thuhet “u shoqërua”.Hekurat se këta janë ata që po i marin shpirtin shqiptarëve…Asnjë mëshirë…Kështu duhet vepruar edhe me Bashën,Monën.Metën .Berishkën…

  23. Zgaloem says:

    Kaçi , Kaç eshte . Nuk mund te presesh me shume , nga nje njeri , qe i vesh vetes merita utopike dhe pa turpesisht kundershton policine . Rregullisht duhet ta kishin arestuar , qe ta shofi sa i vlen lekura . Per ç’kullture flet , ky mavri , kur shkel ligjet dhe kundershton policine . Bukur e ka zhvilluar Merua , ne kete editioral . Problem me ekstrem eshte i Presidentit , qe kritikon policine , pse e shoqeroi , kete burre shqiptar , qe paska kaq merita dhe nuk vleresohet . Qendrim antikushtetus i ketij Presidenti , qe ka kohe , qe ka dale nga binaret . Ne c’do dite gjoja Presidenti , jeton mbi kushtetute , qe e ka shkelur me kembe . Si mund te quhet president , kur thote duhet tja njifnin meritat , per te shkelur ligjet . Si qendron ne ate kolltuk , vetem ai e di . Zgalem

  24. return of the saint says:

    Keta plera qe jane dhurate e sistemit te kaluar majtas dhe djathtas shume shpejt do te jene ne burg jo per xheste banale si puna e ketij don kishoti por per vjedhje ne vazhdimesi te pasurise publike

  25. Kukuleci says:

    Bravo Mero ashtu duhet te veproj shteti kush i bene karshillek, e bravo Gopisti.

  26. joel shkodra says:

    Por “kulmi” i ndershmerise se policise do te ishte te kapte ndonje personazh nga mazhoranca e ta gjobiste e ta bente “shembull politik”. Apo, ndoshta, s’ka asnje te tille, sepse maxhoranca eshte “qelibar”.

  27. Vari Janullen! says:

    Mos u beni k… derra me Kasriot Islamin, se shqiptaret dhe socialistet nuk ju vutuan te arrestoni socialistet si te burgosur politike, por te arrestoni Sali Berishen per masakra, zhdukje kufomash, tradheti dhe vjedhje!
    Shkelzen Berisha shkerdhen qindra miljona euro qe ju vodhi shqiptareve, duke lene dhe 30 te vdekur dhe qeveria, OFL, SPAKu, ambasada amerikane qe hidhet perpjete edhe per mustaqet e celos, bejne sehir dhe nuk bezajn.
    Arrestoni Sali kermen, ose neser do jeni vete ne vend te tij, ku socialistet tuaj di tju terheqin zvarre me pranga, si ju sot Kacin.

    1. orwell says:

      Zoti Vari JANULLEN
      Je shume larg realitetit..

      Me kujtohet 30 korriku 1993 kur Fatos Nano arrestua si BIN LADENI per 100 dollare te ndihmave italiane dhe para arrestimit deklaroi ne menyre profetike:
      .
      Nga ky moment Shqiperia do drejtohet jo nga shqiptaret por nga HILLAT & BILLAT
      .
      Kjo u vertetua pas 14 shtatorit 1998 ne Kohen kur drejtesia e asaj kohe tentoi te arrestonte Berishen amerika dhe BE zyrtarisht bene kercenime per mos arrestimin e tij
      Pse ?
      I paprekeshmi Serberisha eshte i tille se ai ka kartabjanken ( Rajerson-Biberaj)
      qe i dha fuqine pakufi e nje Pinoceti akoma me gjakatar per te shkaterruar te majten shqiptare ( 85% e elektoratit) dhe per shkaterruar deri ne qelizen e fundit sistemin e Enverit qe ne fakt ne 1990 quhej i vdekur si teori dhe praktike
      Pra lufta kunder ‘KAMUNIZMIT TE VDEKUR’ ishte nje kanibalizem
      ….
      Rajersoni i Beogradit dhe Elez Biberaj i Titogradit
      do te ngelen jo vetem anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikanet mete medhenj. qe ka shkelur ne shqiperi..
      nqs se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
      :
      Edwin rajerson
      saleh berisha
      azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
      tritan shehu
      elez biberoviq
      lulzim basha
      bujar nishani
      james trafikanti
      damir fazllic
      nick gage (gaxojani)
      AKUZA:
      DHUNIM KUFOME
      qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
      pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
      jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
      po pse ketu ne shqiperi e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
      pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

      Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
      .
      E para
      ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
      .
      E dyta
      invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
      ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
      Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

      .
      Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit… prandaj o vari janullen mos u bej Trap qe nuk e di qe pushteti paralel I USALI SERBERISHES eshte me I forte se Rama impotenti qe duket si xhirafe 2-metroshe perballe ujkut te viqidolit qe u krijua nga miqte tane dhe po e mbrojne me cdo kusht.sot..

      1. orwell (2) says:

        Kerkoj falje per kete harrese me poshte:

        Kam qene personalisht ne sheshin prane ish stadiumit Dinamo
        diten e premte ne 30 korrik 1993 kur Kaqislami uluret

        Ne atyre do t’u thyejmë kafkat dhe do t’i tërheqim zvarrë nëpër bulevard!
        .
        Ishte nje dite zeze atehere jo pse u arrestua Nano ( qe sot eshte shperfyteruar) por menyra fashistoide e arrestimit jo vetem me interferecen e Rajersonit por dhe policine e juntes Berishit sidomos SHIK-u gjakatar dhe garda personale e tij qe njihet sot ‘Grupi Ciftelia”
        .
        Pra nese Kaqislami ne korrik 1993 kerkoi ti thyeje KAFKEN Berishes dhe sot lepin sekrecionet e tij eshte perversitet..
        .
        Dhe kur nje intelektual me kaq shkolla & universitete elitare kthehet ne Monster
        cfare duhet te presim nga populli I thjeshte qe eshte Qimpekaizuar ?

  28. dhembeli says:

    Ne fillim ,e shtrin Merua”” poshte kembeve”,pasi i sheron vendet “ku i ha e’ku i dhemb”, vjen Gopisti dhe Ja kendon mire ate kengen (-vjershen desha te them)
    Rrofsh o mero ,se me aresyetimin qe ben ; kthjellon ujrat e trubullta .

  29. servet says:

    Megjithe ato opinionet e juaja (komentues te Temes )nje gje duhet te dini;Kaçi merr miljona ju tasin e çorbes.

    1. albany says:

      Per servetin ne bisht te komenteve:
      Nje gje eshte e sigurte qe Kac Islami (K.I) ka miliona dhe e dime por komentuesit e Temes mund te jene te pasur..te mesem apo te varfer kete nuk e dime.E garantoj me jete qe jam me I pasur se K.I por me mire do preferoja te isha nje lexues fukara I Temes se sa nje bythelepires I gjithe sistemeve si Kaqi juaj..
      .Dhe mbaje mend mire se lexuesit e Temes jane me shume qe jetojne ne perendim (usa-be-kanada-australi etj ) dhe kane derguar ne ate vend mbi 25 biljon dollare pas menxyres te salimortjes qe po e mbajne gjalle ate vend dhe jo ajo pasuria e Kaqit qe eshte sa nje spermazoid I tyre..

  30. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Servet
    .
    Edhe na, miljona marrëm
    hamë e pimë e i gëzojmë
    jo si Kaçua e një takëm
    që rrogoz faqen e bëjnë!
    .
    Na këtu strufet i tallëm
    me profesorin e Sorbonës
    që s’ka mën, fisnikëri
    mender as sa macja e monës!

  31. Dukagjin says:

    Edhe heshtja eshte shprehje e qendrim, edhe mosvendosja eshte vendîm.
    E mosndeshkimi i Kastriotit eshte poashtu politik dhe politike.
    Ndeshkimet vipave pos anen shembullore kane edhe demagogjine populliste si âne tjeter. Ne kohen kur nje parti ultrakapitaliste si partia ne pushtet, qe vetequhet socialiste, fyerje supreme, mund te flitet per politizimin e kapricios se Islamit si politike por krejt cirkun rreth gripit te lakuriqit te inskenuar si jopolitike ?

  32. D... says:

    “Gopisti….” kuptoj nga nje detaj i vogel (Latua) qe mund te jesh nga Vlora dhe me behet qefi….. Duhet ti mbledhesh gjithe komentet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje