Deputeti i opozitës së re: Qytetarëve u duhet thënë troç, po votuan për Ramën, do qeverisë me Bashën. Nevojitet gjithmonë një Lul nul

16 Nëntor 2020, 12:07Politika TEMA

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri tha sot në Kuvend se qytetarët duhet ta dinë që nëse votojnë në zgjedhjet e ardhshme për kryeministrin Rama, ai do qeverisë me PD-në, dhe e kundërta është gjithashtu e vërtetë sipas tij.

“Nëse flitet për Ramën flitet dhe për Bashën e Kryemadhin. Këto tre parti politike e sistemet që kanë ngritur duhet të shemben, nuk e di nëse është rrugë e lehtë apo e pamundur por e vetmja që mund të demokratizojë jetën e t’i japë frymë vendit.

Qytetarëve i duhet thënë kush voton për Ramën duhet ta dije se do bashkëqeverisë me Bashën dhe e kundërta. Kjo është e vërteta.

Kemi parë ministra, që kapardisjet e luksi e jetesa e tyre nuk justifikohet, ku i marrin paratë këta?

të nderuar politikanë, ju arkitektet, muratorët e ata që u kanbë ngritur përgjatë 3 dekadave të fundit sot jeni bashkë për një arsye tjetër, doni ti shpëtoni reformës në drejtësi.

Shumë njerëz thonë që në Shqipëri nuk ka krizë. Interesat i kane bërë tre partitë politike shqiptare më paqësore për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Kryeministrit tonë i është dashur gjithmonë një Lul nul, për të shuar protestat”, tha Valteri.

Valteri tha se sot kryebashkiaku i komanduar i Vorës, nuk ka komunikim as me Partinë Socialiste, që e ka emëruar në këtë detyrë.

Ministre e shtetit që je dhe kryesuese e listës sëTiranës, kryetari i bashkisë Vorë është prototipi i zyrtarit që filloi shkollën fillore te PD, 8-vjeçaren te LSI dhe të mesmen te PS.

Që gdhihet duke pirë birra e ngryset duke pirë shishe vere, është aty për të zgjidhur hallet e qytetarëve por vetëm qytetarët nuk takon.

Kemi bashki që ngjajnë në han me 7 porta, kjo komedi po luhet në bashkinë e Vorës, largimi nga detyra i të zgjedhurit në 30 qershor për shkak të dekriminalizimit e bëri pozicionin e kryetarit të bashkisë Vorë si estrada e hipotekës së Vlorës, skishin fund emrat që komandoheshin, i radhës është edhe Shefkiu, s’ka komunikim as me partinë që e ka katapultuar në detyrë e as me banorët e qytetit që e njohin mirë dhe e dinë kush është e cfarë përfaqëson.

Shefkiu i partisë është figurë e papëlqyer dhe i refuzuar një herë me votë nga të majtët”, tha Valteri.

2 komente në “Deputeti i opozitës së re: Qytetarëve u duhet thënë troç, po votuan për Ramën, do qeverisë me Bashën. Nevojitet gjithmonë një Lul nul”

  1. qukapiku says:

    KJo shkon edhe anasjelltas, kujdesssss !!!!!!, po votuar bashen do qeverise me ramen

  2. Kaci says:

    Haha ? sa te teash qe jeni asse si ti afrroni njerezit nuk dine. Ore zoteri po cfare e di popullin ti dele. Ti thua qe ne qe kemi nje program me Lulin nuk e duam Lulin, ju keni dal te gjithe nga barku i PD jeni me nje poce, ku behet lufte brylash, a mund ti besoj njeri Rudines, vajzes se nje nene mashtruesr, ju deri dje putheshiu me Lulin ai ju vuri eper lista, a mund ti besoj njeri Jozefines qe do te terhiqte kundershtaret per zhelesh, apo Patozit qe dhe sot ben be per Saliun, apo Ralfit qe e rrahu Mona dhe prape atje e ka koken?????
    Zoti Valteri kete nuk e beson njeri kerkoni dhe gjeni nje gje me te mencur qe ta besojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje