"Në vit të Ri futeni në shtëpi!" Rama në Ishëm, batuta me të voglin e familjes: Pa dhjeta ty do të të lëmë në çadër

16 Nëntor 2020, 18:41Sociale TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Ishëm të Durrësit ku u takua me familjet që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit ku premtoi se për Vit të Ri do të futen në shtëpitë e reja.

Rama tha se ia ka vlejtur pritja pasi rëndësi ka që shtëpia ku do të nisin vitin e ardhshëm do të jetë më e madhe dhe më e fortë se më parë.

Ai shkëmbeu batuta me më të voglin e familjes duke kërkuar prej tij që të marrë vetëm dhjeta në shkollë, ndryshe do të qëndrojë jashtë në çadër.

Rama: Edhe pak në çadër, rëndësi ka që shtëpia do jetë më e madhe më e bukur më e fortë.

Banorja: Mezi kemi dalë jashtë, vajza ishte 5 muajshe atëherë kur ra tërmeti

Rama: Sipas llogarisë që bëj unë për vit të ri je në shtëpi. Rëndësi ka të thoni gëzuar në shtëpi të re.

Rama: Hë mo king ku je ti, shkon në shkollë apo jo? Çfarë notash merr?

Djali: Nënta, dhjeta.

Rama: Jo nënta, dhjeta vetëm dhjeta duhet të marrësh. Po nuk more një 10 për çdo tullë do të lëmë te kabina. (pas minutes se 7′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje