I besuari i Donald Trump "tradhton" presidentin: Fitorja po shkon në drejtim të Biden

17 Nëntor 2020, 09:14Politika TEMA

Me kalimin e ditëve, strategjia e fushatës së presidentit në detyrë Donald Trump për të rikthyer në favor të tij zgjedhjet e 3 nëntorit po humbet “armë” të rëndësishme ligjore.

Shteti kyç për të shpresuar në një ndryshim në numrin e votave zgjedhore, që shohin në avantazh kandidatin demokrat Joe Biden, është padyshim Pensilvania.

Mbështetësit e Trump në atë shtet kishin kryer një seri padish për të bllokuar certifikimin e zgjedhjeve, por tani kanë tërhequr atë kryesoren.

Bëhet fjalë për atë padi që intereson rreth 682 mijë vota “në distancë”, në pjesën më të madhe të dërguara me postë, që republikanët kërkojnë të mos quhen sepse janë sipas tyre numëruar pa praninë e përfaqësuesve republikanë.

Edhe pse përfaqësuesit e Trump kanë deklaruar se vendimi është marrë për të formuluar akuzën e tyre në një mënyrë më të saktë ligjore, sipas analistëve kjo është një tërheqje që i paraprin procesit të ngadaltë por të pakthyeshëm të transicionit të pushtetit midis Trump dhe Biden.

Një tjetër sinjal në ketë drejtim vjen nga Robert O’Brien, këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare dhe një nga më të besuarit e presidentit. O’ Brian deklaroi sot se Këshilli i Sigurisë Kombëtare që ai drejton po përgatitet ndërrimin e pushtetit.

“Shikoni, në qoftë se Biden dhe Harris do të përcaktohen si fitues, dhe gjërat duket sikur po shkojnë në atë drejtim, ne do të kemi një tranzicion shumë profesional nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, deklaroi ai. Një ton krejtësisht i ndryshëm me atë të Trump, që deri pak orë më parë në Twitter postonte një fjali të vetme: “Unë i fitova zgjedhjet!”.

5 komente në “I besuari i Donald Trump “tradhton” presidentin: Fitorja po shkon në drejtim të Biden”

  1. jon says:

    Nje hera na thone se Biden ka fituar. Tani na thone se Biden ska fituar akoma. Eshte e njejta gje si te thuash fitorja po shokon te Biden. Kejo tregon hapur se sa genjeshta hedhin ne drejtimin tuaj. Biden e ka fituar me genjeshtera por president s’eshte akoma. Presioni qe behet nga elita dhe terrorristet e BLM duke perdorur dhunen, shantazhe, kecenime te familjeve, publikime emerave etj etj te kesaj nature te te gjithe atyre qe mbeshtesin Truamp, jane te paaneshem por thone te verteten, apo organizata qe jane vene ne dispozicion per te zbardhur te vertete. Ky eshte terrorr i hapur. Dhe e quajne fitore? Asnje ska deshire te terhiqet nga e verteta,por kur te kercenojne edhe familjen , per disa eshte shume dhe me te drejte terhiqen.

    1. Vaqarri says:

      Ec atyyyyy, se nuk na rruhet shume se kush del ne krye ne usa,
      usa vendi i cudirave dhe i eksperimenteve socjale.
      Dikur e kishim enderr ameriken, kurse tani te me japin pare, e prape nuk shkoj.

    2. pjeter says:

      Trump ka fituar kete radhe tamam si fiton Lulushi zgjedhjet ne Shqiperi.Biden eshte fituesi i zgjedhjeve ne USA.Per te marre nje pergjigje te sakte,zotrote duhet te fillosh te kuptosh si funksionojne zgjedhjet ne USA.Eshte nje proces i gjate,qe perfundon ne daten 20 janar,me betimin e presidentit.Ne ket rast,pas 3 nentorit fillon numurimi,me pas brenga 24 nentorit duhet te ken mbaruar edhe certifikimet e zgjedhjeve,deri ne ate kohe pala qe nuk njef fituesin,duhet te hapi gjyq neper shtetet ku nuk eshte dakord,kete qe po ben Trump,por eshte i detyruar qe te coje prova,qe te mbeshteti akuzen,dhe qe deri tani jane vetem blla blla,ose te permasave te pa perfilleshme.Mbas 24 nentorit,vjen dita e zgjedhesve qe kane fituar neper shtete, quhet kolegji e zgjedhesve te mbedhenj,ne 13 dhjetor votojne presidenit,dhe i japin zyrtarish mandatin,dhe me 20 janar behet betimi ne senat.Zakonisht nuk ka patur Trumpe te tille ,dhe kalimi i kesaj periudhe i informacioneve sekrete,te sigurise kombetare ,dhe pushteti ne pergjithesi,ka ardhur gjithmone menjehere pas fituesit te shpallur nga mediat,kalim i pushtetit ne menyre te qete deri ne zyrtarizimin.Trumb nuk po lejon kete te ndodhe,dhe pak dite me pare shkarkoi nr 1 te pentagonit dhe shume funksionare te tjere qevertitare,me njeres te besuar,vetem per te bllokuar kalimin e paqte te pushtetit,dhe natyrish po alarmon ata qe martin vesh nga siguria kombetare,nder keta eshte edhe personi qe permend artikulli,O’Brien,edhe pse eshte i besuar i Trumpit.Shpresoj te kem qene i qarte ne shpjegim,dhe te uroj te arrish te dallosh diferencen midis komplloteve me Bill Gates-a e mikroçipa,e realitetit.

  2. yes says:

    po po trump po mer edhe nevaden

  3. Blendi Fevziu says:

    Trumpit dhe trumpisteve shqiptare robte ku ti kene.
    Long live Joe Biden.????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje